|
Te
nderuar pjesemarres,
Te nderuar zoterinj gjyqtare, prokurore, juriste
te ftuar
Gjej
rastin t’ju falenderoj per pjesemarrjen tuaj ne kete Tryeze te
Rrumbullaket, nga e cila bashke me Qendren e Sherbimeve dhe
Praktikave Ligjore te Integruara, lançojme
analizen studimore me teme “Legjislacioni Shqiptar dhe
Konventa e te Drejtave te Femijeve”. Ne vecanti me lejoni te
falenderoj dhe pergezoj grupin e eksperteve qe moren pjese ne
pergatitjen e kesaj analize studimore.
Gjate
viteve te fundit, legjislacioni Shqiptar per te drejtat e
femijeve eshte permiresuar ndjeshem, duke reflektuar te drejtat
e parashikuara ne Konventen per te Drejtat e Femijeve.
Megjithate, gjate trajtimit te ankesave apo shqyrtimit me
iniciative te Institucioni i Avokatit te Popullit eshte
ballafaquar me disa mangesi ne drejtim te akteve ligjore dhe
praktikave qe aplikohen nga institucionet shteterore.
Megjithese
Konventa per te Drejtat e Femijeve eshte ratifikuar nga
Shqiperia qe ne 1992 studimet teresore ne fushen e analizes se perputhshmerise
se KDF-se ne legjislacionin tone ka munguar. Gjithashtu
vihet re mungesa e nje
permbledhje teresore e
legjislacionit per femijet. Studimi per te cilen jemi
mbledhur sot nder te tjerat synon qe te mbuloj kete mangesi,
pasi ai mund te sherbeje si nje dokument baze referues per
juristet, gjyqetaret, prokuroret, parlamentaret si dhe advokues
per te drejtat e femijeve.
Konventa
per te Drejtat e Femijeve ne Nenin 4 te saj parashikon detyrimet
e shteteve pale per te hartuar ligje dhe politika per femijet.
Pikerisht nga ky detyrim buron edhe nisma per te ndermarre kete
studim. Ai vjen ne nje
periudhe kur Shqiperia po pergatitet per te raportuar prane
Komitetit per te Drejtat e Femijeve ne OKB. Kjo do te
lehtesonte institucionet pergjegjese per kete proces dhe do te
kanalizonte punen me mire per te plotesuar rekomandimet e
Komitetit per te Drejtat e Femijeve prane OKB-se.
Rendesia e ketij dokumenti qendron ne faktin se, jo vetem
Institucioni i Avokatit te Popullit, por te gjithe institucionet
shteterore ose OJF-te do te mund ta perdorin studimin si nje
pikenisje per situaten konkrete dhe per te percaktuar objektivat
se ku duhet te fokusohen ne te ardhme per te permiresuar ate.
Studimi jep nje panorame te qarte se ku çalon ligji dhe ku
duhet te permiresohet ai, ne menyre qe te evitohen perplasjet
dhe mbivendosjet. Studimi
mund te sherbeje si nje pikenisje per hartimin e miratimin e
nje Kodi te pare per Femijet ne Shqiperi.
Te
nderuar pjesemarres,
Institucioni i Avokatit te Popullit i ka kushtuar nje prioritet te veçante
te drejtave te femijeve ne Shqiperi dhe ne menyre te
vazhdueshme ka bere rekomandime per permiresimin e
legjislacionit per femijet.
Ne Prill te vitit 2004 u krijua edhe Nenseksioni per te Drejtat
e Femijeve, mbi bazen e nje marreveshjeje me SIDA-n,
ndermjetesuar nga Save the Children ne Shqiperi. Mandati i
Nenseksionit eshte te “sherbeje si avokat, si katalizator dhe
si nje organ monitorues i te drejtave te femijeve sipas
Konventes te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi”. Ky nenseksion punon
per te larguar pengesat e zbatimit te konventave nderkombetare
te ratifikuara nga Shqiperia, si dhe per te ndergjegjesuar
komunitetin mbi rendesine e mbrojtjes te drejtave te femijeve.
Te
gjithe jemi te ndergjegjshem se te drejtat e femijeve, si te
drejta themelore te njeriut, per vete veçorine e tyre, kerkojne
politika te integruara dhe nje angazhim jo vetem shteteror, por
do te thoja mbareshoqeror.
Faleminderit
dhe suksese bashkarisht!
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|