Aktivitete të ndryshme

___________________________________________________________________________

 

Tiranë, më 30/03/2006

 

FJALIMI I AVOKATIT TE POPULLIT MBAJTUR NE SEANCEN DEGJIMORE TE ERE-S PER PROPOZIMET E KESH SHA NE LIDHJE ME CMIMIN E ENRGJISE ELEKTRIKE

 

 

 Qendrimi i Avokatit te Popullit per propozimin e rritjes se tarifave te energjise elektrike per konsumatorin familjar.

 

 

Te nderuar pjesemarres !

 

          Ne pershendetim kete takim ballafaques qe rrit transparencen dhe pergjegjshmerine e Entit Rregullator te Energjise ne raport me konsumatorin dhe publikun shqiptar.

          Avokati i Popullit ne bashkepunim me te gjithe grupet e interesit dhe ne ushtrim te veprimtarise se tij kushtetuese e ligjore, ka disa vjet qe eshte angazhuar per te permiresuar e konsoliduar sherbimet publike qe ofrojne organet e administrates shteterore dhe te tretet qe punojne per llogari te tyre, perfshire edhe KESH-in.

          Pas nje analize te detajuar disa vjeçare te veprimtarise se KESH sha dhe pas prezantimit te nje sere rekomandimesh, informacionesh dhe raportesh vjetore ne organet me te larta shteterore, ndjej pergjegjesi kur deklaroj se kompania me kapital teresisht shteteror KESH sha vazhdon te mbetet ne nje krize administrimi, ç`ka po e ben te pamundur arritjen nga ana e saj te standarteve te kerkuara per sherbimet ndaj konsumatorit.

          Avokati i Popullit qe ne vitin 2003 ka shprehur qarte opinionin e tij zyrtar se KESH sha nuk duhet te propozoje rritje te çmimit te energjise elektrike pa rritur cilesine e sherbimit. Edhe perllogaritjet e kryera nga nje grup ekspertesh dhe akademikesh te pavarur ne fushen e energjitikes, konstatuan ne ate kohe se rritja e çmimit te energjise nuk bazohej ne argumenta teknike e financiare, aq me teper nuk eshte bere e mundur permiresimi i ndjeshem ne cilesine e sherbimit dhe te furnizimit me energji elektrike per çdo lloj konsumatori.

          Nisur nga propozimi i fundit i KESH sha prane ERE-s per te rritur çmimin e energjise elektrike per konsumatorin familjar nga 4.5 Lek/Kwh ne 5.2 lek/Kwh (Blloku I) dhe nga 9 leke/kwh ne 10 leke/kwh (Blloku II) dhe per te ulur bllokun e pare te konsumit te energjise nga 210 KWh ne 180 KWh do te parashtrojme ne vijim argumentat tona kunder miratimit te kesaj kerkese.

 

Ulja e kufirit te Bllokut te Pare te llogaritjes se energjise nga 210Kwh ne 180 Kwh eshte nje veprim qe prek direkt shtresen me te margjinalizuar te shoqerise, duke rritur ne kete menyre shpenzimet e saj teper te reduktuara qe jane burim i pensioneve, asistences, ndihmes ekonomike etj. Kjo ulje demton ne menyre te drejtperdrejte shtresat ne nevoje, kompesimi i te cilave nga qeveria eshte shume simbolik (ulja ne Bllokun e I ne masen 0.5 leke/Kwh ne rreth 80-90 lek ne muaj) dhe nuk mjafton per te perballuar veshtiresite financiare te jeteses se perditshme. Edhe deklarimi i djeshem i Ministrit Ruli se do kompesohen rreth 200.000 familje ne nevoje nuk eshte argumenti mjaftueshem. Po rreth 300-400 mije familje te tjera pse duhet te vazhdojne te paguajne keqadministrimin e KESH-it?? siç do argumentojme me poshte.

Rritja e pervitshme e cmimit te energjise ne te dy fashat e llogaritjes se konsumit familjar eshte e papranueshme per aq kohe sa KESH sha nuk arrin te plotesoje jo vetem detyrimet ligjore ndaj klienteve, por edhe ato kontraktore per keto arsye:

 

1. KESH sha rezulton te kete sipas te dhenave te saj rreth 145.000 kliente te saj pa matesa ne shkalle vendi.

 

2. KESH sha faturon ende afrofe ne kundershtim me ligjin “Per Sektorin e Energjise Elektrike” per te gjithe personat pa matesa, duke ditur se afati i fundit ligjor per kryerjen e kesaj proçedure ka qene 31 Dhjetori 2004

 

3. KESH sha faturon me te njejten kerkese pagese mbi baze perllogaritje afrofeje edhe kur kufizimet e energjise elektrike jane minimale, edhe kur ato jane maksimale, siç ishte periudha Tetor-Dhjetor 2005.

 

4. KESH sha faturon afrofe per mjaft persona me matesa te rregullt, dukuri e cila ka shkaktuar mjaft pakenaqesi tek qytetaret. Rivenia ne vend e te drejtave te konsumatorit ne kete rast eshte mjaft e dyshimte referuar proçedurave teper burokratike dhe jo transparente te kompesimit.

 

5. KESH sha vazhdon te ofroje sherbim te furnizimit me energji ne nivel jashte standarteve dhe ndonjehere me rrezikshmeri te larte per pronen dhe shendetin e individeve. Pra me fuqi shpesh here poshte 220 volt dhe me raste edhe mbi 220 volt, duke djegur pajisje apo edhe shtepi, sidomos ne Shkoder. Ky sherbim vjen ne kundershtim me nje sere nenesh te Ligjit Nr.9135 dt. 11.09.2003 “Per Mbrojtjen e Konsumatoreve”.

 

6. KESH sha vazhdon te ruaje nje gjendje paligjshmerie ne mardheniet kontraktore me individet, duke mos lidhur kontraten e re te furnizimit me energji elektrike qe ka hyre ne fuqi qe me 1 Janar 2006.

 

7. KESH sha evidenton nivel te ulet te sigurise ne rrjetin kompjuterik te arketimeve financiare dhe eshte akuzuar shpesh here per dukuri korrupsioni dhe abuzimi me detyren ne dem te konsumatorit. Kete e vertetoi arrestimi i punonjesit te KESH-it ne Tirane qe fallsifikonte faturat dhe arketimet me rrjetin kompjuterik.

 

8. KESH sha aplikon hapur shkelje te ligjit “Per Konsumatorin” dhe te Ligjit “Per Sektorin e Energjise Elektrike” per aq kohe sa kryen denime kolektive me ane te kufizimit te energjise elektrike edhe per ata kliente qe jane te rregullt.

 

9. KESH sha vazhdon te aplikoje orare te kufizimeve te energjise te pa njoftuara me pare publikisht, duke mos respektuar detyrimet kontraktore dhe duke sjelle nje dem te konsiderueshem ekonomik, familjar dhe social.

 

10. KESH sha vazhdon te kufizoje energjine edhe pse situata e importit dhe gjendja hidrike ne vend eshte e kenaqshme. Justifikimi per ftohje dhe ruajtje te rrjetit eshte i pabaze. Kur keto kufizime hiqen plotesisht per raste festash zyrtare apo muajin e fundit per prova, situata tregon se rrjeti eshte plotesisht i afte te mbaje ngarkese te plote per 24 ore.

 

11. Nje nga argumentat e KESH sha eshte se tarifat e propozuara krahas ambicjeve te tjera kerkojne ta rendisin kete shoqeri ne nivele nderkombetare konkurrence. Nga te dhenat e depozituara zyrtarisht nga homologet e vendeve te rajonit, Avokati i Popullit ju deklaron me pergjegjesi se :

-Republika e Maqedonise aplikon per familjaret nje çmim prej 46.2 euro per 1000 kwh energji te harxhuar, ndersa ne Shqiperi me tarifat aktuale familjari paguan 79.9 Euro per 1000 Kwh te harxhuara, pra 2 here me shtrenjte.

-Nga te dhenat e bera prezente nga Enti Rregullator i Sektorit te Energjise rezulton se nje sere shtetesh te tjera kane nivel me te ulet te tarifes se energjise per konsumatorin familjar. (Armenia, Bullgaria, Gjorgjia, Moldavia etj) kur dihet qe keto shtete kane edhe kosto me te larte prodhimi si pasoje e burimeve pergjithesisht me TEC-e te energjise, me nafte, gaz apo qymyr. Kurse dihet se Shqiperia energjine e prodhon kryesisht ose rreth 97% nga hidrocentralet me uje dhe koston e ka me te lire. Edhe çmimi i importit rreth 40 Euro per 1000 Kwh tregon se çmimi yne i shitjes eshte teper i larte.

 

12.Avokati i Popullit konstaton se KESH sha ka ende nje mungese koherence dhe transparence ne te dhenat e kostove te energjise te prodhuar ne vend dhe te importuar. Nuk ka te dhena publike lidhur mbi fitimin e KESH sha per cdo kwh te shitur dhe ne pergjithsi per aktivietetin e saj fitim prures per vitet 2003, 2004 dhe 2005. Gjithsesi kjo transparence mendojme se duhet te filloje qe nga rimodelimi i bokseve te matesave te KESH sha, e cila simbolizon hermetizimin e informacionit te saj me te thjeshte. Pra duhet qe bokset te lejojne leximin pa u hapur. Na duket manipulim me studime te kompanive te huaja, siç u referua DECON, bere ne Janar 2003. Kjo eshte qesharake, sepse dihet se vitet 2000-2002, ku duhet te jete referuar studimi ka qene thatesire dhe eshte importuar shume energji. Pra eshte e papranueshme kostoja 11.7 lek e vitit 2003. Kur behet fjale tashme qe ndodhemi ne vitin 2006 e vazhdim.

 

13. Nje nga argumentat e tjere te KESH sha eshte se tarifat e propozuara jane detyrim edhe i marreveshjeve me donatoret dhe i asistences se partnereve te tjere te huaj. Ky argument eshte i pasakte pasi nga te dhenat qe jane bere publike gjate mbledhjes se donatoreve te KESH sha eshte kerkuar para se gjithash qe te rriten arketimet dhe te ulen borxhet per energjine e harxhuar. Kjo kerkese anashkalohet qellimisht nga KESH sha sepse nuk arrin dot te beje 100% arketime (Te mbledhe parate). Kjo kompani nuk dijme qe te kete hartuar ende nje strategji per rritjen e nivelit te arketimeve 100% ne shkalle vendi. Ne kemi disa ide mjaft te efektshme per rritjen e arketimeve, duke filluar nga privatizimi i shperndarjes, fillimisht me projekte pilot ne komuna e bashki te veçanta Por realiteti i veprimeve te tyre ne terren eshte ende shume larg hapave te sukseshem ne kete fushe. Perveç kesaj ne nivelin e ulet te arketimeve, ndikojne dhe lidhjet e paligjshme si pasoje e numrit te vogel te efektivave te Policise Elektrike (rreth 150 ne shkalle vendi) te cilet japin nje rezultat minimal me veprimtarine e tyre. Me mire te shtohet 2-3 fish ose dhe me shume numri i Policise Elektrike per 1-2 vjet dhe te ulet numri i “hajduteve” te energjise elektrike, derisa te mesohen qe energjia duhet paguar.

 

14. KESH sha nuk dijme te kete te programuar dhe publikuar nje strategji afatshkurter per eleminimin e humbjeve ne rrjet, te cilat jane gjithmone e ne rritje per shkak te amortizimit te sistemit teknik te transmetimit dhe shperndarjes. Nga te dhenat konfidenciale qe disponon Avokati i Popullit, Shqiperia ka nje humbje teknike dhe jo teknike te perllogaritur ne shifren 2 miliard e 300 milion kwh ose ne rreth 100 Milion USD ne vit. Kjo shume po te minimizohet me ane te masave te gjithanshme dhe te shpejta do te mundesoje jo vetem uljen e kostos se cmimit te energjise, por dhe rritjen e kapaciteteve investuese te vete KESH sha ne vepra te tjera energjitike ne vend. Po keshtu po te paguajne rreth 30% e familjareve, qe tani nuk paguajne, del se çmimi duhet te ulet te pakten 30%.

 

15. KESH sha vazhdon te materializoje nepermjet planeve te saj te masave nje diskriminim te plote te kategorise se qytetareve qe paguajne. Me ane te veprimeve te saj KESH sha ka legjitimuar platformen financiare, sipas te ciles, klienti i rregullt duhet te paguaje edhe per ate klient qe nuk paguan, madje duhet te paguaje edhe per vete koston e krizes manaxheriale te kesaj kompanie. Ky fenomen eshte mjaft i ndjeshem sidomos ne disa zona ku dallohet dukshem diferenca. Kjo perben nje rrezik te madh per shkak te zbatimit te ketij standarti te dyfishte, te cilen ne shume raste ne heshtje e mbeshtesin edhe perfaqesues te larte te politikes, kurse ne nivele vendore kryetaret e komunave e minibashkive kane dale hapur ne mbrojtje te atyre qe nuk paguajne. Kjo ben qe edhe vete klientet e rregullt ti shmangen detyrimeve nga KESH sha.

 

16. Mungesa qe nga 2005 e subvencionit nga Qeveria Shqiptare reklamohet si sukses i KESH sha, kur kjo nderprerje eshte mjaft e sforcuar dhe shume problematike per kompanine. Borxhet e KESH sha jane te medha dhe nuk kane marre ende zgjidhje per menyren e shlyerjes se tyre. Per kete qellim kur pretendohet nga te tretet se KESH sha ka nje veprimtari fitim prurese, ne kunderthenie te kesaj kujtohen nje seri shifrash debiti te akumuluara nder vite, te cilat kane kohe qe e mbajne peng kete kompani. KESH sha nuk duhet pare me si kompani nga e cila mund te mbushet arka e shtetit, por duhet pare si kompani nga e cila duhet te fitojne te gjithe shqiptaret me ane te sherbimeve, lehtesirave dhe standarteve me te mira.

 

Ne perfundim i bejme thirrje KESH sha te rimarre ne konsiderate informacionet dhe zerin tone, te grupeve te interesit dhe shoqerise civile per shkeljet e konstatuara dhe te filloje zbatimin e nje sere masash me karakter urgjent per daljen nga kjo gjendje kritike. Gjithashtu i bejme thirrje komisionereve te ERE-s qe te mbeshtesin kerkesen tone te ligjshme per mos miratimin e propozimit per rritjen e çmimit te energjise elektrike per familjaret, si veprim i cili do te gjeje nje mbeshtetje te gjere publike.

Auditori dhe publiku duhet ta dijne dhe te kuptojne se çmimet dhe tarifat nuk i cakton Qeveria apo KESH-i, por ERE-ja, e cila me ligj eshte e pavarur dhe anetaret e saj prandaj jane zgjedhur nga Kuvendi. Ne qofte se ky Ent vetem miraton çfare thote e çfare propozon KESH sha, eshte haptazi e qarte per çdo shqiptar se vihet ne dyshim fakti dhe ligji nese ky Ent eshte realisht i pavarur ose jo??

Ne jemi te vetdijshem se ka ende shume per te bere per te permiresuar ekspozene e mesiperme, por nuk do te pranojme kurrsesi e nuk do te heshtim qe konsumatori i rregullt shqiptar te paguaje nje cmim me te larte energjie, per shkak se KESH sha nuk arrin te administroje me efiçence furnizimin me energji dhe nuk arrin te mbledhe gjithe pagesat. Mendojme se eleminimi i te gjitha fenomeneve negative te mesiperme mund te mundesoje jo vetem nje stanjacion te tarifave aktuale te energjise, por mbase dhe nje ulje te tyre.

Se fundi me duhet t`ju deklaroj se KESH sha nuk ka te drejte morale perkundrejt konsumatoreve qe te kerkoje rritje te çmimit te energjise per vete shkeljet qe ka kryer dhe vazhdon te kryeje ne kurriz te tyre.

 

Ju faleminderit per vemendjen!

 

 

 

AVOKATI I POPULLIT

 

 

Ermir DOBJANI

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit