Aktivitete tė ndryshme

___________________________________________________________________________

 

Kopenhagen - Danimarke, mė 30/03/2005

 

FJALA E AVOKATIT TE POPULLIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE Z. ERMIR DOBJANI, NE 50 VJETORIN E INSTITUCIONIT TE OMBUDSMANIT DANEZ

30 MARS 2005

 

 

 

 

Te dashur  kolege,

 

Se pari do te doja t'i shprehja mirenjohjen time  Zyres se Ombudsmanit Danez dhe personalisht z. Gammeltoft Hansen, per ftesen e bere qe ne te merrnim pjese ne kete aktivitet te rendesishem.

 

Duke qene nje zyre e ndertuar dhe qe funksionon kryesisht ne saj te kontributit financiar dhe profesional te kolegeve dhe miqve tane daneze, eshte nje kenaqesi e madhe per mua t'i transmetoj kesaj audience te nderuar nje informacion te shkurter rreth Ombudsmanit te Shqiperise.

 

Kushtetuta e re shqiptare e aprovuar  me referendumin e vitit 1998, njihet si nje kontribut i eksperteve vendas dhe atyre nderkombetare. Ne pese nene te kesaj kushtetute te re eshte parashikuar ngritja e Institucionit te Avokatit te Popullit, te drejtat e tij, detyrat, statusi dhe kompetencat. Ne shkurt 1999, Parlamenti shqiptar aprovoi ligjin perkates me 40 nenet “Per Avokatin e Popullit”.

 

Kur ngritja e Institucionit te Avokatit te Popullit ishte ende ne diskutim, perpara se te aprovohej kushtetuta,  Ombudsmani ishte i panjohur per publikun shqiptar perfshire ketu edhe juristet dhe sociologet shqiptare.

 

Procesi i pare zgjedhor i  Avokatit te Popullit ne Parlament ne vitin 2000, ishte i hapur dhe demokratik. Ishin 15 kandidate qe konkuronin, prej te cileve une  fitova me me shume se 2/3 e votave te te gjithe forcave politike ne Parlament.  Me 17 shkurt 2005 Parlamenti Shqiptar vendosi qe une si Ombudsmani i pare i Shqiperise te vazhdoj punen edhe per nje mandat te dyte 5 vjecar. Kjo eshte nje tjeter garanci per vazhdimesine dhe konsolidimin e metejshem  te arritjeve te deritanishme  te Institucionit te Avokatit te Popullit. Por le te kthehemi tek perpjekjet  e para per ndertimin e Institucionit te Avokatit te Popullit, sepse  fillimet e tij  jane pjese e pervojes qe Institucioni i Ombudsmanit Danez ka krijuar gjate 50 viteve te fundit.

 

Keshtu, per ngritjen e Institucionit te Avokatit te Popullit te Shqiperise  u angazhuan disa prej organizmave nderkombetare sidomos Keshilli i Europes dhe OSBE-ja. Presioni nderkombetar i dobishem per ndertimin e institucioneve demokratike, ne vijim te ndihmes financiare  per Shqiperine, u shoqerua pozitivisht nga nje mbeshteje e koordinuar nepermjet konsulencave, rrahjes se mendimeve, mbeshtetjes se inisiativave dhe per me teper  nepermjet  garancive financiare  per kete institucion te ri. Ligji shqiptar  per Avokatin e Popullit eshte nje kombinim i ligjit danez dhe suedez.

  

Padyshim qe kontribut themelor per te percaktuar nje vision te qarte te veprimtarise se Institucionit te  Avokatit te Popullit, ishte vizita e pare e Z. Gammeltoft Hansen ne shtator 2000. Kjo vizite pati impaktin e vet ne aspektin professional te funksionimit te Zyres se nje Ombudsmani sikurse  dhe ne aspektin financiar per hartimin e nje projekti asistence ndermarre nga DANIDA, qe kish per qellim  ngritjen, forcimin dhe konsolidimin e Zyres sone. Z. Gammeltoft Hansen ka qene  4 here ne Shqiperi per te na ndihmuar. Vec tij, 2 here ne vit Z. Jens Olsen, Kryekeshilltari Ligjor i Ombudsmanit Danez  dhe Z. Christian Moler, Menaxheri i Teknoligjise Informative, kane ardhur ne Shqiperi per te na ndihmuar konkretisht. Gjithe stafi i Zyres  sone, ka qene ne Zyren e Ombudsmanit danez per trajnim. Jo vetem juristet por edhe stafi teknik kane perfituar mjaft nga pervoja daneze. Sistemi kompjuterik i te dhenave eshte gjithashtu i njejte me ate danez. Ne kete kuader, do te doja te nenvizoja  edhe kontributin e  Z. Soren Knudsen si nje kordinator i madh i ndihmes daneze  per zyren tone.

 

          Te dashur Kolege,

          Qe ne fillimet e veta, Avokati i Popullit u perqendrua  ne zgjidhjen e disa ankesave lidhur me ēeshtje qe preknin  nje numer te madh qytetaresh ne Shqiperi. Qe t'i jepje zgjidhje ketyre ankesave do te thoshte qe Avokati i Popullit te nderhynte  ne institucionet shteterore ose te bente rekomandime  per permiresimin e legjislacionit per te patur rezultate pozitive. Nje shembull eshte ankesa e nje ish pronari toke, i shpronesuar nga regjimi komunist,  toka e te cilit ishte perdorur nga shteti komunist per te ndertuar nje fabrike e cila ne ate kohe  ishte ne procesin e privatizimit. Pronari i tokes  ishte ftuar te behej aksioner, por vlera e tokes se tij, dhe per rrjedhoje, vlera e pjeses se aksioneve te tij ishte shume e ulet, vendosur kjo nga nje vendim qeverie. Kjo perbente nje shkelje te hapur te se drejtes se prones. Prandaj Avokati i Popullit i rekomandoi Qeverise te ndryshonte vendimin ne fjale. Qeveria refuzoi ta merrte ne konsiderate rekomandimin. Keshtu qe Avokatit te Popullit iu desh ta ēonte rastin ne Gjykaten Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e konsideroi kete rast si nje shkelje flagrante  te te drejtave te njeriut dhe e shfuqizoi vendimin e qeverise, ashtu sikurse ishte rekomanduar nga Avokati i Popullit. Kjo zgjidhje e  nje ankese ne favor te nje ankuesi perbente nje avantazh per qindra ish-pronare tokash ne Shqiperi, gje qe  u reflektua ne ligjin e ri te vitit 2004 per kthimin dhe kompensimin e pronave te ish pronareve.

 

Ju mund ta merrni me mend impaktin pozitiv te ketij rasti  ne opinionin publik shqiptar, qe  nje institucion i ri  si Avokati i Popullit “i dha nje mesim te mire qeverise”. E gjithe kjo pati efekt ne te gjitha institucionet e tjera te administrates publike shqiptare te cilat mesuan se  rekomandimet e Avokatit te Popullit duhet te merren ne konsiderate, te respektohen dhe te zbatohen. Ka pasur edhe raste te tjera te ngjashme si me siper.

 

Nje nevoje immediate ishte qe ne fillim ne vitin 2000, ndertimi i nje sistemi  te pavarur sherbimi per qytetaret, te drejtat e te cileve, ishin shkelur eventualisht nga  administrata publike.

 

Ne pese vjet veprimtari, stafi i Avokatit te Popullit  eshte perballur me nje ngarkese ne rritje, duke numeruar rreth 15 000 ankesa, me nje mesatare  prej 20%  te zgjidhura pozitivisht, pra ne favor te ankuesit.

 

Megjithate, sfida per te ardhmen e ketij Institucioni do te jete  efektiviteti  dhe ndikimi i tij per mireqeverisje, ne menyre qe te rritet cilesia e sherbimeve per qytetaret.

 

Juridiksioni i ketij Institucioni Kombetar per te drejtat e njeriut ne Shqiperi mbulon nje game te gjere ēeshtjesh qe prekin dimensionin e te drejtave te njeriut ne vendin tone. Nderhyrjet e Ombudsmanit per permiresimin e listes se votuesve dhe pastrimin e saj  nga emrat e personave te vdekur, nderhyrjet e Ombudsmanit per  te parandaluar shkelesit e ligjit  per te qene pjese e vazhdueshme e komisioneve zgjedhore dhe caktimi i perfaqesuesit te Ombudsmanit ne krye te bordit monitorues te medias gjate procesit zgjedhor te vitit 2003, jane kontribute te Ombudsmanit dhe per situaten aktuale ne Shqiperi edhe per zgjedhjet parlamentare qe do te behen ne korrik 2005.

 

Abuzimi me te drejtat e njeriut nga policia gjithmone ka qene dhe eshte nje prioritet i kesaj zyre. Gjate 5 viteve te veprimtarise se Avokatit te Popullit, 92 oficere policie jane ndeshkuar me rekomandim te tij, per shkelje dhe abuzim te te drejtave te njeriut.

 

Do te doja te sillja ne vemendje te kesaj audience vetem nje shembull qe flet per nderhyrjen e Ombudsmanit Shqiptar, i cili beri te mundur zhvarrosjen e kufomes se nje personi, per te arritur ne konkluzionin qe  vdekja e tij ishte shkaktuar nga keqtrajtimi i policise dhe jo nga mbidoza e alkolit, sikurse ishte pretenduar fillimisht nga policia dhe zyra e prokurorise. Pas nderhyrjes se Avokatit te Popullit, kater police u arrestuan dhe u denuan, duke shmangur keshtu nje shembull mosndeshkimi dhe njekohesisht duke parandaluar konfliktin midis policise dhe popullit.

 

 

Te dashur kolege,

 

Trajtimi i ēeshtjeve ne nje shtet qe eshte parashikuar te funksionoje sipas parimeve te pushteteve te kufizuara sikurse nenkupton modeli demokratik, perben nje sfide qe ne duhet te perballemi dhe qe ne jemi pikerisht duke u perpjekur per ta bere si duhet, duke ndervepruar me shoqerine civile, median, institucionet per te drejtat e njeriut dhe institucionet qeveritare.

 

Qe ne momentet e para qe zyra jone filloi veprimtarine e vet, ne ishim te ndergjegjshem per bashkepunimin me pushtetin e katert, duke e konsideruar median dhe transparencen  si aleatet tane me te sigurte.

 

Eshte e kuptueshme qe mbulimi nga media do te jete gjithmone ne perputhje me gamen e problemeve dhe intensitetin e punes se institucionit tone. Ne synojme qe rekomandimet e Avokatit te Popullit te japin nje ndikim me te madh pozitiv tek administrata publike. Per mendimin tone, duke mos lene menjane per asnje moment ankesat e perditshme te qytetareve, ky institucion po perpiqet  te influencoje pozitivisht per mireqeverisjen ne Shqiperi.

 

Duke perfunduar, do te doja perseri te shprehja mirenjohjen time te thelle per z. Gammeltoft Hansen dhe stafin e tij per mbeshtetjen e vazhdueshme ne ngritjen e Institucionit te Avokatit te Popullit ne Shqiperi. Kjo mirenjohje eshte zyrtarizuar me nje akt te Presidentit te Shqiperise i cili, bazuar ne nje propozim te Avokatit te Popullit, i akordoi Z. Gammeltoft Hansen Medaljen e Mirenjohjes, gje per te cilen une  ndjehem shume krenar.

 

Faleminderit

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit