|
FJALA E
AVOKATIT TE POPULLIT MBAJTUR NE KONFERENCEN VJETORE TE
DIFFENSORE CIVICO TE PROVINCAVE ITALIANE, ROME, ITALI
29-30
Shtator 2005
Te
nderuar kolege!
Kam nderin dhe kenaqesine qe te paraqes, ne substance,
para jush veprimtarine e Avokatit te Popullit te Republikes se
Shqiperise, institucion te cilin e drejtoj dhe njekohesisht,
t’ju falenderoj per mundesine qe m’u dha per te marre pjese
ne kete aktivitet te rendesishem.
Me lejoni t’ju bej me dije lindjen e idese dhe krijimin
e institucionit te Avokatit te Popullit ne Shqiperi. Gjate
viteve ’90, vite te tranzicionit politik, kane ndodhur here
pas here trauma te renda sociale. Ndryshimi i rendit politik nga
totalitarizmi ne demokraci u shoqerua per fat te keq, here here
me pamundesine e menaxhimit te situatave te veshtira e komplekse
qe u krijuan. Klasa politike reflektoi ne shume raste pa
pergjegjshmeri dhe mungese kulture ne drejtimin e institucioneve
shteterore.
Pasoje e rende e ketij keqmenaxhimi, jane veçanerisht
ngjarjet e vitit 1997 ku brenda nje kohe relativisht te
shkurter, vendi u perfshi nga anarkia ekstreme.
Institucionet natyrale te shtetit si Policia, Ushtria,
Gjykatat dhe Sherbimet e Sigurise, u shkrine dhe u bene
inekzistente. Ne keto rrethana Komuniteti Nderkombetar, i
pranishem ne Shqiperi prej vitit 1991, nepermjet institucioneve
te veta, pas ketyre ngjarjeve tronditese, mori masa rrenjesore
per t’a bere sa me efektiv monitorimin dhe asistencen e vet.
Ne kete kuader filloi venia ne jete e masave konkrete udhehequr
tashme nga parimi “jo me ndihme ekonomike per mbijetese, jo me
ndihme financiare e pakushtezuar per qeverine”, por prioritar
dolen programe te detajuara zhvillimi ekonomik, programe per
ngritjen dhe forcimin e institucioneve demokratike te shtetit
Shqiptar si dhe venia e tyre ne eficence te plote, kushte
themelore keto per nje zhvillim te qendrueshem dhe afatgjate.
Ne kete konteks zhvillimesh u punua per hartimin dhe
miratimin e Kushtetutes te Republikes te Shqiperise, e cila pas
referendumit popullor hyri ne fuqi ne vitin 1998. Kushtetuta e
konsideruar tashme si mjaft e perparuar dhe demokratike, ishte
kontribut i eksperteve shqiptare dhe atyre nderkombetare, si dhe
i organizmave te tille te specializuar si Komisioni Venecias
etj.
Pikerisht ne kete dokument themeltar te Shtetit Shqiptar,
u parashikua per here te pare edhe ngritja e Avokatit te
Popullit.
Ne
shkurt te vitit 1999, Kuvendi i Shqiperise miratoi nje ligj me
40 nene “Per Avokatin e Popullit”. Edhe ky ligj eshte
hartuar me asistencen e eksperteve te huaj.
Per
te kuptuar rendesine qe ka ngritja e Avokatit te Popullit ne
Shqiperi, si dhe miratimi i ligjit perkates mjafton t’ju
permend se ne proçesin e diskutimeve per ngritjen e
institucionit tone, rezultonte se informacioni per Ombudsmanin
ishte i panjohur jo vetem per qytetaret e zakonshem e
administraten, por edhe per qarqet akademike, per sociologet,
pedagoget, etj. Ndaj dhe per ngritjen dhe funksionimin e
Avokatit te Popullit ne Shqiperi, eshte dashur angazhimi i
drejtperdrejt i disa organizatave nderkombetare e vecanerisht i
Keshillit te Europes dhe i OSBE-se. Dy jave pas zgjedhjes te
Avokatit te Popullit u krijua Forumi “Grupi i Miqve te
Avokatit te Popullit”, i perbere nga perfaqesues te
organizmave nderkombetare si Keshilli i Europes, OSBE-s,
Ambasadave te Danimarkes, USA, Aba Ceeli, por edhe nga
perfaqsues te disa OJF -ve shqiptare, me pervoje ne fushen e
mbrojtjes te te drejtave te njeriut. Ata shprehen angazhimin e
tyre per te bere “lobing” dhe mbeshtetur ngritjen e
institucionit tone. Ky Forum ka luajtur nje rol mjaft te
rendesishem, veyanerisht ne dy vitet e para te punes me keshilla
praktike dhe krijimin e atyre kushteve, qe do te minimizonin
pengesat qe dilnin ne rrugen e ngritjes e te konsolidimit te
institucionit.
Avokati
i Popullit ne Shqiperi, ligjerisht eshte nje institucion i
pavarur nga organet e administrates publike e nga Gjyqesori dhe
financohet nga buxheti i shtetit. Ai mbron te drejtat, lirite
dhe interesat e ligjshem jo vetem te shtetasve shqiptare, por
edhe te te huajve qe jane (ose jo) banues te perhershem ne
Shqiperi, nga veprimet apo mosveprimet e paligjshme ose te
parregullta te organeve te administrates publike, duke dhene
rekomandime, bere kerkesa apo propozime, per venien ne vend te
se drejtes te shkelur. Kjo detyre themelore realizohet
praktikisht ndonese ligjerisht Avokati i Popullit eshte nje
organizem jo vendim-marres dhe rekomandimet e tij nuk kane fuqi
ekzekutive. Siç dihet, sistemi i kontrollit dhe i balances sot
eshte nje parim baze i qeverisjes modeme kudo ne bote, perfshire
dhe Shqiperine. Pjese e ketij sistemi konceptohet ne Shqiperi jo
vetem ligjerisht por edhe praktikisht, institucioni i Avokatit
te Popullit.
Sherbimi
i Avokatit te Popullit ne vendin tim ka synuar te ndihmoje
individet qe t’ju krijohen shanse te barabarta e te trajtohen
si te tille, ne çdo marredhenie me administraten. Kjo eshte
arritur kryesisht duke zbatuar paanesine, si dhe standartet me
te gjera e te njohura boterisht te drejtesise. Pertej teknikes
legjislative, Avokati i Popullit ne Shqiperi ka pare dhe ndjekur
me kujdes qellimet me te larta te ligjevensit per te rregulluar
raportet midis shtetit dhe individit. Realizimi i kesaj detyre,
ka kerkuar nje angazhim shpirteror dhe fisnik te te gjithe
stafit te eksperteve, te cilet punojne me drejtuesin e
institucionit. Mund te themi pa frike se pa kete perkushtim,
shume te drejta te shkelura te qytetareve jo vetem nuk do te
rivendoseshin ne binaret e drejtesise, por as nuk do te
njiheshin si te tilla. Paralel me mbrojten e te drejtave te
qytetareve e gjithe puna jone ka synuar qe te influencoje sa te
jete e mundur, ne ate qe quhet kultura e qeverisjes te mire. Ky
nocion siç dihet, permban administrim te mire te prones
publike, trasparence por edhe llogaridhenie sistematike nga ana
e administrates publike para qytetareve, te cilet paguajne taksa
per t’a mbajtur ate. Ne punen tone permes rekomandimeve
sistematike jemi munduar te ndikojme mbi administraten, duke ia
bere te qarte asaj rolin e vet ne sistemin demokratik, raportet
reale qe duhen te kete ajo me taksapaguesit per te kuptuar
njehere e mire se ekzistenca e saj, eshte e lidhur me realizimin
dhe zbatimin korrekt te te drejtave te qytetareve. Cenimi i
ketyre raporteve, do t’a vinte administraten publike ne
pozicione aspak te pranueshme dhe antiligjore.
Ne
veprimtarine tone i kemi kushtuar rendesi te posacme veç
pavaresise nga organet qeveritare dhe çdo ndikim politik, edhe
krijimit te kushteve per te kontaktuar lehtesisht me qytetaret,
shpejtesise ne kapjen e problemeve, por edhe efektivitetit dhe
forces se rekomandimeve qe ne japim.
Theksojme
“Forcen e Rekomandimeve”, sepse siç dihet kur mungon forca
detyruese, eshte e domosdoshme ne çdo rast argumentimi i sakte
dhe i plote. Kjo force pra, e bazuar kurdohere ne ligj eshte ajo
qe e ka bere ne shumicen e rasteve rekomandimin tone nga
formalisht “jo detyrues”, ne thelb dhe praktikisht “bindes
per t’u pranuar e per t’u zbatuar”.
Ne
detyrat e tij Avokati i Popullit ne vazhdimesi e me vemendje te
posaçme, ka shqyrtuar ankesat e grumbulluara te cilat kane qene
pasoje e veprimtarise abuzive nga stafet e administrates
publike. Nepermjet rekomandimeve, kerkesave apo propozimeve te
tij, ai ka synuar te permiresoje standartet dhe cilesine e
sherbimeve ndaj qytetareve, si dhe te promovoje e te evidentoje
vlerat morale te punonjesit te administartes publike. Kjo ka
kerkuar qe puna, sjellja, niveli teknikoprofesional i stafit
tone te jene ne standarte te larta dhe ne çdo rast, jo me te
ulta nga ato te administrates publike. Pa kete diferencim, do te
ishte e veshtire qe te ndikohej mbi administraten publike, ne
ato raste kur jemi ballafaquar me te. Eshte synuar dhe ka qene
si moto e punes sone qe qytetaret te realizojne te drejtat dhe
lirite e tyre, pa iu drejtuar rruges gjyqesore. Per ne ka qene e
qarte se ne nje shoqeri te shtetit te se drejtes, rolin e
mbrojtesit kryesor e te pazevendesueshem te te drejtave te
individit e ka sistemi gjyqesor i pavarur. Nderkaq nenvizojme se
ne Shqiperi edhe Avokati i Popullit ka rezultuar i suksesshem
pavaresisht se eshte nje institucion ekstra gjyqesor.
Detyrat e tij ai i ka te percaktuara ne Kushtetute dhe ligje te
tjera. Keshtu Kushtetuta ne Pjesen e Dyte, ne 4 nene (nga 60-63)
percakton funksionin, parimet e veprimtarise dhe kompetencat.
Ndersa ne nenin 134, pika “dh”, percaktohet e drejta e
Avokatit te Popullit per te vene ne levizje edhe Gjykaten
Kushtetuese. Baze e veprimtarise eshte edhe ligji perkates
“Per Avokatin e Popullit”, miratuar nga Kuvendi i Shqiperise
ne shkurt te vitit 1999. Keto si dhe dokumente te tjera si Kodi
i Proçedurave Administrative, ligji “Per te drejten e
informimit per dokumentet zyrtare”, ligji “Per mbrojtjen e
te dhenave personale”, si dhe ligji “Per te drejtat dhe
trajtimin e te denuarve me burgim”, perbejne bazen ligjore ne
te cilat jane percaktuar pothuajse te gjitha te drejtat dhe
detyrat funksionale te Avokatit te Popullit ne Republiken e
Shqiperise. Ai zgjidhet nga tri te pestat e te gjithe anetareve
te Kuvendit per nje periudhe pese vjecare me te drejte
rizgjedhjeje. Per here te pare ne 16 shkurt te vitit 2000,
Kuvendi i Republikes te Shqiperise zgjodhi ne kete detyre zotin
Ermir Dobjani, Profesor i Asociuar, Doktor i Shkencave Juridike.
Ne Shkurt 2005, zoti Dobjani u rizgjodh per nje mandat te dyte.
Drejtimi
ne kete institucion sipas ligjit eshte monokratik, qe do te
thote se puna e eksperteve dhe e te gjithe stafit reflektohet si
pergjegjesi morale, profesionale, ligjore e politike e Avokatit
te Popullit. Kjo eshte edhe arsyeja perse ligji i njeh atij te
drejta te mjaftueshme per perzgjedhjen e stafit, ndryshimet ne
organike, menaxhimin e buxhetit e deri ne propozimin e
komisionereve, per t’u miratuar nga Kuvendi i Shqiperise.
Sipas ligjit, ndonese eshte i pavaruar ne ushtrimin e detyres,
juridiksioni i Avokatit te Popullit perfshin Qeverine,
Ministrite, instuticionet e tjera qendrore siç jane, Sherbimi
Informativ Shteteror, Banka Kombetare, banka me pjesemarrje te
kapitalit shteteror, organet e pushtetit vendor, prefektet,
qarqet, bashkite, komunat, si dhe ato institucione apo
autoritete publike qe veprojne per llogari te ketyre organeve te
administrates. Ligji le jashte juridiksionit te Avokatit te
Popullit urdherat me karakter ushtarak te Forcave te Armatosura,
vendimet e gjykatave, Presidentin e Republikes dhe
Kryeministrin. Por pa cenuar pavaresine e Gjykates, Avokati i
Popullit pranon ankesa, kerkesa apo njoftime per shkelje te te
drejtave te njeriut, te cilat rrjedhin nga administrata e
pushtetit gjyqesor dhe proçedurat gjyqesore. Ne keto raste
hetimi i Avokatit te Popullit, nuk ka prekur ne asnje rast
pavaresine e Gjykates ne marrjen e vendimit.
Çdo
person qe beson se te drejtat dhe lirite e tij i jane shkelur
nga nje akt, veprim ose mosveprim i organeve te administrates
qendrore e vendore, apo te ndonje organi tjeter te veshur me
autoritet publik, mund te paraqese ne çdo rast ankese, kerkese
apo njoftim per shqyrtimin e çeshtjes. Ne jemi te detyruar te
ruajme fshehtesine e identitetit, nese shihet e arsyeshme apo
kur kjo gje kerkohet. Por ai gjithashtu mundet qe per raste te
veçanta te bera publike, me nismen e vete te filloj proçeduren
e shqytimit, duke marre me pas edhe pelqimin e te interesuarit
apo te demtuarit. Ne çdo rast qe e shikojme te arsyeshme, kemi
te drejte te kerkojme nga organet e administrates publike çdo
informacion apo dokument ne lidhje me çeshtjen ne ndjekje, por
mund te kerkojme edhe dokumente te klasitikuar si sekret
shteteror. Nga praktika jone e deritanishme, ka rezultuar
efektivitet ne pune pa cenuar ne asnje rast sekretin shteteror.
Dua te nenvizoj praktiken e mire te institucionit tone me
therritjen qe ju kemi bere personave, ose eksperteve te caktuar,
per te na dhene sqarime lidhur me çeshtjen ne shqyrtim.
Mendimet e tyre kane qene mjaft te vlefshme ne rrafshin e
ekspertizes tekniko-legjislative, ndaj ne shume raste ato jane
bere pjese e sugjerimeve dhe rekomandimeve per zgjidhje.
Si
nje arritje e madhe legjislative duhet konsideruar edhe fakti qe
Avokati i Popullit ne Shqiperi, mund te hyje ne burgjet dhe
vende e tjera te paraburgimit, ose ne institute ku te drejtat e
individeve kufizohen me ligj. Ai eshte i lejuar te bisedoje
privatisht, duke i garantuar konfidencialitetin e bisedes te
burgosurit ose te paraburgosurit. Pervoja pozitive merr vlere te
veçante, po te kemi parasysh legjislacionin e trasheguar nga
regjimi totalitar, ne te cilin as qe mund te behej fjale per
praktika te tilla. Ne arkivin e institucionit tone mund te gjesh
raste te shumta te ndikimit qe kemi realizuar mbi administraten
e burgjeve, si dhe ne zgjidhjen e mjaft problemeve komplekse qe
shoqerojne transformimin e ketyre institucioneve ne standartet
qe kerkon Komuniteti Nderkombetar. Ne teresine e vet, te gjitha
institucionet qe marrin prej nesh rekomandime, kerkesa apo
propozime, duhet te na kthejne pergjigje brenda 30 diteve. Ajo
duhet te permbaje shpjegime te arsyetuara, te hollesishme e te
mbeshtetura ne ligj, si dhe te pasqyrojne veprimet apo masat qe
ka ndermarre ai organ, mbeshtetur edhe ne sugjerimet tona. Ne
pergjithesi verehet se organet e administrates publike tregohen
korrekte ne zbatimin e ketij detyrimi ligjor. Perjashtimi nga ky
rregull ka qene nje objekt i analizave me te hollesishme me
drejtuesit me te larte te organit.
Dua
t’ju bej me dije se veprimtaria e Avokatit te Popullit ne
Shqiperi, nuk eshte kufizuar brenda caqeve te ngushta. Ai kur ka
verejtur se permbajtja e ligjit ose e akteve te tjera normative
eshte burimi i krijimit te premisave per shkeljen e te drejtave
te njeriut, ka nderhyre dhe u ka rekomanduar organeve
ligjevenese te bejne propozime per ndryshimin dhe permiresimin e
ligjeve, si dhe u ka propozuar organeve te administrates
permiresimin e akteve ligjore. Ne me shume se nje rast i kemi
rekomanduar Gjykates Kushtetuese, qe brenda kompetencave, te
nderhyje per shfuqizimin e akteve te tilla.
Nga
pikepamja e marredhenieve me organin me te larte
ligjvenes-Kuvendin e Shqiperise, Avokati i Popullit i paraqet
atij nje raport vjetor per gjithe veprimtarine. Nje kopje e
ketij raporti u dergohet Presidentit te Republikes dhe Kryetarit
te Keshillit te Ministrave. Raportit vjetor normalisht i kane
paraprire informacione te veçanta e periodike, me anen e te
cilave njoftohen komisionet perkatese te Kuvendit. Eshte raporti
vjetor i cili permbledh rastet e shkeljes te te drejtave e
lirive te njeriut, analizohen ato hollesisht ne frymen e ligjit,
jepet nje pasqyre e shkurter se si eshte bere mbrojtja e ketyre
te drejtave nga ana e Avokatit te Popullit, si dhe pershkruhet
qendrimi i organeve te administrates ndaj ketyre rekomandimeve.
Sipas
struktures organizative, zyra e Avokatit te Popullit perbehet
nga tre seksione te specializuara, ne krye te te cilave
qendrojne tre komisionere.
- Seksioni
i pare. shqyrton ankesat ndaj organeve te administrates
qendrore, pushtetit vendor dhe te treteve qe veprojne per
llogari te tyre.
-
Seksioni i dyte shqyrton ankesat per
Policine, Sherbimin Sekret, Burgjet, Forcat e Armatosura dhe
pushtetin gjyqesor.
-
Seksioni i trete trajton ankesat qe
nuk perfshihen ne dy seksionet e tjera, bashkepunon me
organizatat joqeveritare dhe ben studime ne fushen e zbatimit te
te drejtave dhe lirive te njeriut.
Sekretari
i pergjithshem drejton stafin tjeter ndihmes dhe mbeshtetes per
zhvillimin normal te veprimtarise se institucionit.
Mjetet
financiare perballohen nga buxheti i shtetit. Projekt buxheti
propozohet nga Avokati i Popullit ne Komisionin e Perhershem te
Ekonomise, Financave dhe te Privatizimit te Kuvendit te
Shqiperise, i cili e paraqet per miratim ne Kuvend.
Sherbimet
qe ne kryejme lidhur me kerkesat, ankesat dhe njoftimet jane pa
pagese.
Ju
njoha shkurtimisht me kushtet e lindjes, te rritjes,
veprimtarine dhe veshtiresite qe has Avokati i Popullit, ne
Republiken e Shqiperise. Te ndergjegjshem se jemi ne hapat e
pare te punes, te bindur ne domosdoshmerine e forcimit te
metejshem te institucionit, kemi vendosmerine per te ecur e per
te perballuar sfidat e kohes, duke pervetesuar arritjet me
pozitive te kolegeve tane kudo ne bote. Sot edhe me skeptiku ne
Shqiperi eshte bindur per domosdoshmerine e ngritjes te Avokatit
te Popullit, i cili me dinjitet ze vendin e vet te nderuar e te
pazvendesueshem midis institucioneve demokratike.
Veprimtaria
jone, duke qene nje proçes i gjate, nuk merr fund me hartimin e
ligjeve te perparuara e bashkekohore. Perkundrazi ky eshte
fillimi i punes dhe ne keshtu e konsiderojme.
Ajo
qe se fundi do te doja te theksoja para kesaj audience te
nderuar, eshte fakti i nevojes se bashkepunimit te Avokatit te
Popullit me zyrat e “diffensore civico” ne nje vend fqinj,
si Italia.
Duke
konsideruar pranine e nje komuniteti te konsiderueshem te
shqiptareve ne vendin tuaj, do te doja qe tek zyrat tuaja ata te
gjenin nje instrument me shume, per te siguruar dhe mbrojtur me
mire te drejtat e tyre, qe ua njeh vete ligji i vendit tuaj.
Jo
vetem si Avokat i Popullit, por edhe si qytetar shqiptar une kam
informacionin e duhur se shumica e tyre kane avancuar shume ne
integrimin e tyre ne shoqerine italiane. Natyrisht qe si çdo
qytetar tjeter i vendit tuaj, italian apo i huaj, edhe ata kane
detyrimet ligjore sa here do te kryejne kundravajtje apo vepra
penale.
Shteti
i se drejtes nuk mund te funksionoje ndryshe. Por sikunder
fillimisht ka nevojen e perkthyesit per te kuptuar gjuhen e
vendit mikprites, une mendoj se ka ende shqiptare dhe jo
shqiptare ne vendin tuaj, te cileve ju duhet perkthyer me mire
gjuha e te drejtave te njeriut dhe garancive ligjore qe shteti
italian ka ofruar dhe ofron mbi bazen e te gjitha konventave
nderkombetare. Mesazhi im eshte i sinqerte, ndihmojini
shqiptaret qe te kuptojne me mire te drejtat e tyre. Pas kesaj
ata do te dine t’i mbrojne ato edhe me mire, sikunder do te
respektojne edhe me mire detyrimet e parashikuara ne detyrimet e
vendit tuaj.
Ju
faleminderit per vemendjen.
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI
|