Aktivitete tė ndryshme

___________________________________________________________________________

 

 

FJALA E AVOKATIT TE POPULLIT NE AKTIVITETIN ME KOMITETIN SHQIPTAR TE HELSINKIT

Tirane, 29 Maj 2008

 

 

Bashkepunimin me Komitetin Shqiptar te Helsinkit e Konsiderojme te Frutshem dhe te Domosdoshem

 

 

 

Tė nderuar tė pranishėm,

Nė vendin tonė nocioni i mbrojtjes me transparencė tė tė drejtave tė individėve nga fuqia e abuzimit tė shtetit ėshtė relativisht i ri. Pėrmirėsimi i mėtejshėm i gjėndjes sė tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri, varet gjerėsisht nga njohja dhe respektimi i shtetit tė sė drejtės dhe tė drejtave tė njeriut. Kjo nenkupton njekohesisht edhe bashkepunimin e te gjithe faktoreve te shqorise civile, si institucione mbrojtese te te drejtave te njeriut ne vend.

Duhet thenė se legjislacioni i tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri, ėshtė modern, si rezultat i bashkimit (shkrirjes) tė tė gjitha standarteve ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut. Nė Kushtetutė ėshtė parashikuar edhe se normat dhe parimet e njohura nga e drejta ndėrkombėtare dhe marrėveshjet ndėrkombėtare tė njohura prej Shqipėrisė janė pjesė pėrbėrse e sistemit ligjor tė vendit si dhe kėto norma kanė prioritet ne krahasim me legjislacionin e vendit. Megjithatė pėr aplikimin direkt nga gjyqėsori dhe administrata publike tė standarteve ndėrkombėtare pėr mbrojtjen reale tė tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri, ka akoma shumė pėr tė bėrė.

Avokati i Popullit, si i vetmi institucion kombėtar me status kushtetues pėr mbrojtjen e lirive dhe tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri, eshte shprehur nė lidhje me gjendjen e tė drejtave dhe lirive tė individėve nė Shqipėri duke u bazuar jo vetėm nė ankesat e paraqitura tek Institucioni ynė, por dhe nė informacionet e marra nga organizatat jofitimprurėse pėr fusha tė veēanta tė sė drejtės, nga sondazhet dhe informacionet e publikuara nė Mediat shqiptare, si dhe nė raportet e organizmave dhe institucioneve prestigjioze qė analizojnė gjendjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut nė Shqipėri. Ndėr to ben pjese edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me te cilin, krahas bashkepunimit te vazhdueshem per shkembimin e informacionit lidhur me gjendjen e te drejtave te njeriut ne vend, kemi bėrė kontrolle nė burgje dhe dhoma paraburgimi pas informacioneve te KShH, si edhe pėr Romėt. Kemi realizuar edhe aktivitete konkrete, me pėrmasa tė mėdha sikunder ka qene Konferenca Kombetare per ekzekutimin e vendimeve gjyqėsore te formes se prere ne mbrojtje te te drejtave te njeriut (2003). Gjithashtu kemi bashkevepruar ne vitin 2006, per te dėrguar ne Gjykaten Kushtetuese tre vendime te qeverise, te ashtuquajtura per te luftuar nepotizmin, tė cilat kjo Gjykatė i shfuqizoi.

Te nderuar te pranishem,

Roli i Komitetit Shqiptar te Helsinkit ne Shqiperi i ka fillimet e tij qysh me lejimin e pluralizmit ne vendin tone. Sapo ky Komitet u shfaq ne jeten publike shqiptare, individet e identifikuan ate me dimensionin nderkombetar dhe universal te te drejtave te njeriut. Duke sherbyer si organizate monitoruese e respektimit te te drejtave te njeriut, KSHH ka mundur tė ofrojė ekspertizėn e saj nė drejtim tė pėrmirėsimit tė ligjeve dhe respektimit mė tė mirė tė tė drejtave tė njeriut.

Le t'i referohemi vetem nje momenti. Liritė dhe tė Drejtat Politike, si e drejta e zgjedhjeve, e organizimit, e tubimeve dhe manifestimeve paqėsore, janė tė garantuara me ligj. Tė gjitha institucionet publike punojnė qė ato tė respektohen. Pėr fat tė keq pėr zgjedhjet vazhdojnė diskutimet dhe dyshimet, mungesa e besimit reciprok, rrjedhur nga proēeset elektorale tė shkuara. Natyrisht ka dhe do tė ketė opinione tė ndryshme nė kėto drejtime, sidomos nga partite politike. Avokati i Popullit, ashtu si edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka zbatuar dhe ėshtė mbėshtetur fort nė parimin e paanėsisė, pėr tė mos u kompromentuar nė pakėnaqėsitė e natyrshme tė partive politike, qė gjithmonė shoqėrojnė garat elektorale pėr pushtetin qėndror apo atė vendor. Megjithate, duke iu referuar vonesave nė zgjidhjet politike, qe kane shkaktuar probleme nė zgjedhjet, sikuder jane ato klasiket, pra mungeses sė kartave tė identitetit dhe Rregjistrit Kombėtar te Zgjedhėsve, si Avokati i Popullit, ashtu edhe KSHH nuk kane munduar ta ngrene zerin e tyre civil dhe qytetar.

Si perfundim do te thoja se megjithė pėrmirėsimet e gjendjes sė tė drejtave tė njeriut ne vend, shoqėria shqiptare ka nevojė pėr njė organizatė vėzhguese si Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Ky komitet ka nevojė tė mbėshtetet qė tė veprojė sa herė qė vihet re shkelje tė tė drejtave tė njeriut, dhe ne do ta bejme kete, ashtu sikurse ftojme edhe te gjithe partneret e tjere te ketij Komiteti te veprojne ne kete drejtim.

Integrimi nė familjen Europiane kėrkon monitorimin e respektimit tė detyrimeve nė fushėn e tė drejtave tė njeriut. Paanshmeria, objektiviteti, serioziteti, roli i Komitetit Shqiptar te Helsinkit do te jene te domosdoshem ne kete proces.

Faleminderit.

 

 

 

AVOKATI I POPULLIT

 

 

Ermir DOBJANI

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit