Tiranë,
më 28/09/2005
FJALA
E AVOKATIT TE POPULLIT MBAJTUR NE KONFERENCEN E IV-te
KOMBETARE
"BESIMI
PUBLIK - SFIDE PER POLICINE"
I nderuar z.
Minister i Brendshem,
Te
nderuar organizatore,
Te nderuar pjesemarres,
Tema
qe po diskutohet ne konferencen e radhes “Besimi publik- Sfide
per Policine” dhe qellimi i saj, “vleresimi i punes nje vjeçare
te Policise se Shtetit ne drejtim te filozofise se drejtimit ne
komunitet” jane shume te rendesishme. Per kete arsye
organizatoret e saj duhen pergezuar dhe ne te njejten kohe, ne
pjesmarresit duhet te perkushtohemi dhe kontribuojme per
mbarevajtjen e konferences dhe sidomos per realizimin e qellimit
te saj final, forcimit te besimit publik te Policise ne
komunitet.
Duke perfituar nga kjo dalje e pare publike i uroj Ministrit te
Brendshem suksese ne detyre. Ne te njejten kohe shpreh besimin
tim qe ai se bashku me stafin e tij do te respektoje me se miri
te drejtat dhe lirite themelore te shtetasve dhe te vete
punonjesve te Policise. Kete bindje e kam duke njohur begraundin
e tij, por edhe te kaluaren gjate se ciles ai vete ne femijeri
ka vuajtur nga shkelja e te drejtave themelore te njeriut. Me
vjen mire qe ne fjalen e tij shprehu nevojen qe Policia te jete
ne sherbim te publikut, per barazi para ligjit, per korrektesi
ne detyre dhe per transparence me publikun.
Bashkepunimi
dhe vendosja e marredhenieve te mirebesimit me publikun eshte
nje detyre ligjore e Policise (e parashikuar ne nenin 57 te
Ligjit nr. 8555, date 25.11.1999 “Per Policine e Shtetit”).
Bashkepunimi i Policise me komunitetin per te ruajtur rendin
publik dhe marredheniet midis tyre mund te jene efikase ne
realizimin e misionit te saj ligjor, vetem ne qofte se policia
do te jete e besueshme ne publik dhe nga publiku.
Besimi
publik i Policise ne komunitet vendoset vetem duke zbatuar
ligjet, duke punuar me perkushtim, me korrektese, me ndershmeri
e thjeshtesi ne detyre nga te gjithe punonjesit e Policise se
Shtetit qe nga kreu i saj e deri tek punonjesi i policise me i
ulet ne detyre. Gjithashtu, ai vendoset duke rrenjosur thelle ne
ndergjegjen e çdo punonjesi policie konceptim se Policia eshte
sherbetore e komunitetit pa dallim kombesie, shtetesie, ngjyre,
gjinie, gjendje shoqerore apo pasurore, si dhe duke i sherbyer
atij me kulture e edukate qytetare. Besimi publik nuk mund te
realizohet vetem dhe nepermjet konferencave, strategjive apo
seminareve. Ai eshte nje proçes i gjere dhe i thelle qe kerkon
kohen e vet dhe ne fund te fundit do te vendoset ne teren dhe jo
te ngelet ne idera e letra. Besimi vendoset duke krijuar
marredhenie te ngushta, transparente, dashamirese dhe te
qendrueshme me komunitetin. Ai kerkon qe te persoset arti i
komunikimit polici - komunitet, i cili fillon qe nga persosja e
komunikimit polic - qytetar. Qe te arrihet kjo kerkohet me shume
kulture e profesionalizem, kerkohet me shume perkushtim per
detyren. Per te patur nje trupe te tille policie, duhet qe
Policia te pastrohet nga shkelesit e ligjit, te korruptuarit, te
paaftet, nga ata qe shkelin dhe nuk respektojne te drejtat e
njeriut. Duhet qe akoma me teper te trajnohen punonjesit aktuale
te saj nepermjet programeve te caktuara profesionale per
respektimin e te drejtave te qytetareve. Gjithashtu, duhet t'i
kushtohet me shume kujdes rekrutimit te punonjesve te rinj te
Policise nepermjet proçesit te perzgjedhjes se tyre. Ne
Policine e Shtetit duhet te meren e punojne vetem ata qytetare
qe perveç permbushjes se kritereve fizike e profesionale, kane
kulture bashkekohore dhe figure te paster morale, qe e
dashurojne Policine, dhe jo ata qe duan te vijne per te mare nje
rroge sepse kane ngelur te papune, apo edhe me keq per t’i
krijuar vetes privilegje duke shfrytezuar uniformen e saj.
Mirepo, perkushtimi i tyre ne detyre eshte i lidhur ngushte edhe
me motivimin dhe trajtimin qe ju behet nga shteti ne teresi dhe
nga eproret e drejteperdrejte ne veçanti.
Gjate
periudhes kohore ndermjet dy Konferencave Kombetare me te
njejten teme, te organizuara nga Instituti per Demokraci dhe
Ndermjetesim dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit,
ne pozicionin e nje qytetari, ndonese nuk kam statistika
zyrtare, kam konstatuar se kriminaliteti ka fituar teren.
Mprehtesia e tij per disa figura te veprave penale eshte rritur,
vrasjet kriminale dhe aksidentet me pasoje vdekje duken qarte se
jane shtuar. Ky fakt perben nje nga shkeljet me te renda te te
drejtave themelore te njeriut, ate te jetes se personit,
e cila ne baze te nenit 21 te Kushtetutes se Republikes se
Shqiperise mbrohet me ligj. Perballe ketij realiteti,
besimi publik i Policise ngelet nje sfide e saj. Per ta
realizuar me sukses kete sfide, Policia ne teresi dhe drejtuesit
e saj ne veçanti duhet te punojne me shume e te drejtojne me
mire. Gjithashtu, strukturat e Policise se Shtetit ne te gjitha
nivelet e saj, ne qender, qarqe e rrethe duhet te bashkeveprojne
me mire brenda radheve te tyre dhe ne te njejten kohe duhet te
bashkepunojne me shume e me mire ne rruge institucionale me
organet e drejtesise, te pushtetit vendor, me biznesin,
organizatat jo fitimprurese, shkollat e te tjera. Nese Policia
do te punoje me shume dhe do te arrije te krijoje besimin tek
publiku, pa dyshim qe do te kemi nje rend me te sigurt dhe
qetesi me te madhe. Besimin publik ajo nuk mund ta krijoje e
vetme dhe pa mbeshtjetjen e institucioneve e organizmave te
tjere shteterore e jo qeveritare. Por ai eshte i lidhur ne te
njejten kohe edhe me besimin publik te administrates shteterore,
pjese e te ciles eshte. Pa dashur te mohojme arritjet e
deritanishme te Policise ne misionin e saj per ruajtjen e rendit
e te qetesise publike, konstatoj se qytetaret nuk e kane krijuar
besimin e plote tek policia ne teresi dhe tek disa punonjesit te
saj ne veçanti.
Shkaqet
e ketij fenomeni jane nga me te ndryshmet dhe ato le t'i
analizojne vete drejtuesit e Policise. Por, si drejtues i
Institucionit Kushtetues per mbrojtjen e te drejtave, lirive dhe
interesave te ligjshme te qytetareve nga veprimet ose
mosveprimet e paligjshme apo te parregullta te organeve te
administrates publike, pjese e rendesishme e te ciles eshte edhe
Policia e Shtetit, deshiroj te veçoj dhe theksoj njekohesisht, se
mbrojta dhe respektimi i te drejtave dhe lirive themelore te
qytetareve nga strukturat dhe punonjesit e Policise, eshte
domosdoshmeri per te fituar besimin e publikut. Shkelja dhe
mosrespektimi i tyre e cenojne dhe trondisin rende ate.
Nga
leximi dhe trajtimi i disa ankesave te qytetareve te ndryshem te
ardhura kohet e fundit tek Avokati i Popullit per shkelje te te
drejtave te tyre ligjore nga punonjesit e policise shprehet
humbja e besimit te ankuesve tek Policia. Ne disa raste te
trajtuara nga ana jone kemi bere te mundur te provojme
pretendimet e qytetareve per shkelje te te drejtave te tyre
ligjore nga punonjesit e policise. Me veprimet e tyre te
paligjshme ata jo vetem shkelin te drejtat dhe lirite e
garantuara me ligj te qytetareve, por ne te njejten kohe
shkaktojne edhe nje dem me te madh asaj, humbjen e besimit
publik jo vetem te te demtuareve per edhe ne komunitet. Kjo
ndodh per faktin, se Policia sherben ne teren dhe pergjithesisht
sherbimi i saj eshte i hapur. Shume nga veprimet e saj te
kunderligjshme shikohen e komentohen edhe nga komuniteti, apo
disa te tjera behen publike nga organet e medias, qe per fat te
mire ne vendin tone jane te shumta ne lloj dhe ne numer. Disa
nga veprimet e kunderligjshme te Policise, te cilat jane provuar
kohet e fundit nga ana jone dhe qe ndikojne ne humbje te besimit
publik te saj mund te permendim:
-
Keqtrajtimet e qytetareve nga punonjesit e policise dhe
perdorimi i forces pa qene kushtet ligjore.
- Kontrollet e paligjshme te banesave, te lokaleve ose
ambienteve te tjera te qytetareve apo edhe kontrolli fizik i
tyre vend e pa vend dhe pa patur shkaqe ligjore.
-
Shoqerime ne polici jashte kritereve ligjore.
-
Shkelja e rregullave te shoqerimit e mbajtjes ne Polici.
-
Mbajtja e personave te shoqeruar ne Polici tej afatit
ligjor dhe
ne
ambjente te papershtashme higjenosanitare e pa karrike apo stola
per te qendruar ulur.
-
Bllokimi i sendeve te ndryshme te qytetareve pa patur
shkaqe
ligjore
dhe mosmbajtje e dokumentacionit perkates.
-
Mos pajisja e shtetasve me pasaporte, eshte fjala per ata
qe nuk
kane
pengese ligjore apo vonesa ne dhenien e pasaportave.
-
Zvarritje te proçedurave per fitimin ose lenien e
shtetesise.
-
Mosmbajtja apo mos ndjekja e kallzimeve, ankesave apo kerkesave
te qytetareve.
-
Mospritja ne takim e qytetareve apo moskthimi i pergjigjeve te
ankesave dhe kerkesave te tyre.
- Moslejimi ne polici i avokateve per mbrojtjen e
personave te arrestuar, ndaluar apo shoqeruar.
-
Mosshperblimi apo
mosdemshperblimi material e financiar i qytetareve
te cilet duke e ndihmuar apo u vene ne sherbim te Policise jane
demtuar dhe nuk jane trajtuar prej saj ne menyre ligjore.
- Mos ekzekutimi i vendimeve
gjyqesore per demshperblimin financiar te personave te demtuar
nga veprimet e Policise, etj.
Per
shkeljet e permendura me siper, nga ana jone eshte nderhyre rast
pas rasti duke bere rekomandime perkatese per te rivendosur ne
vend te drejtat e shkelura qytetareve. Ne disa raste ndaj
autoreve te shkeljeve eshte kerkuar dhenia e masave disiplinore
te cilat jane pranuar. Ndersa ne disa raste te tjera, te cilat
kane qene te renda dhe permbanin elemente te figurave te veprave
penale i eshte rekomanduar organit te prokurorise fillimi i
ndjekjes penale ndaj autoreve te tyre.
Besimin
publik te policise ne komunitet e lekundin edhe shkarkimet,
transferimet, perjashtimet apo largimet e padrejta te disa
drejtuesve te saj, si dhe emerimet jashte kritereve ligjore ne
detyra te rendesishme te disa punonjesve te policise qe nuk e
meritojne.
Duhet
te theksoje faktin se edhe shkelja e te drejtave te vete
punonjesve te Policise ndikon ne humbjen e besimit publik. Ne
vazhdimesi, por veçanerisht vitin e fundit, radhet e Policise
se Shtetit jane tronditur edhe nga perjashtime te padrejta apo
largime te pamotivuara te disa drejtueve te saj ne nivelet e
drejtorise qendrore, te drejtorive ne qarqe apo ne komisariate.
Kunderligjshmeria e urdherave te titullareve te Ministrise se
Rendit Publik apo te Drejtorise se Pergjithshme te Policise,
eshte konstatuar e provuar, ne disa raste nga Komisioni Qendror
i Disiplines, nga organet gjyqesore, te cilat i kane shfuqizuar
urdhrat administrative dhe ne disa raste edhe nga ana jone. Keto
veprime te papergjegjeshme te titullareve, jo vetem shkelin te
drejtat e personave te perjashtuar, por ne te njejten kohe ato
demoralizojne koleget e tyre, ndikojne ne uljen e imazhit te
Policise, dhe çojne drejtperdrejte ne humbjen e besimit publik.
Cili qytetar do te afrohet per bashkepunim me Policine kur
degjon se shefi i komisariatit, shefi i krimeve apo drejtori i
qarkut akuzohet per shkelje betimi, etj ??? Megjithese
motivacioni i perjashtimit te pjeses me te madhe te tyre ka qene
per korrupsion apo shkelje te ligjeve apo shkelje te betimit, siç
jemi mesuar te lexojme e degjojme shpesh, duhet thene se sipas
informacionit qe kemi deri tani vetem nje drejtues policie i
rolit te larte eshte deklaruar fajtor e denuar nga organet e
drejtesise. Kemi konstatuar edhe raste qe largohen punonjes
policie ne emer te berjes se reformes ne radhet e Policise, siç
bie fjala per shkurtim te funksionit organik, nderkohe qe e
verteta ka qene ndryshe. Kjo situate behet me e rende, kur
drejtuesit e Policise apo ish Ministri Toska nuk kane reaguar
pozitivisht ne rastet kur jane bere rekomandime nga ana jone per
rivendosjen ne vend te te drejtave te shkelura dhe rikthimin ne
detyre te punonjesve te policise te perjashtuar padrejtesisht.
Po keshtu mund te themi edhe ne rastet kur ata jane perjashtuar
sepse jane akuzuar per vepra penale dhe me pas çeshtja ne
ngarkim te tyre eshte pushuar nga ana e prokurorise, apo kane
mare pafajesi nga gjykatat dhe nuk rikthehen ne detyre.
Siç
permenda edhe me siper, Avokati i Popullit nuk i mer dhe nuk do
t’i mare ne mbrojtje elementet e korruptuar, te paaftet apo
ata qe shkelin ligjet, por perkundrazi sugjeroj pastrimin e
Policise prej tyre. Reforma ne Polici, ashtu sikurse edhe ne
administrate ne teresi eshte domosdoshmeri. Mirepo, ajo duhet te
behet mbi bazen e kritereve ligjore dhe te mos ndodhe qe
nepermjet propogandes per reformen te sistemohen militantet,
miqte apo shoket e drejtuesve. Keto veprime duhet te behen me
transparence dhe gjithmone ne perputhje me proçedurat ligjore e
standartet themelore te respektimit te te drejtave te njeriut.
Cilido punonjesi policie qe do te perjashtohet, largohet,
transferohet apo kur akuzohet, duhet me pare t’i behen te
njohura shkeljet apo akuzat dhe te degjohet para se t’i
komunikohet masa disiplinore.
Ne
perfundim te fjales time, shpreh bindjen e plote, se ne qoftese
Policia do te punoje me perkushtim e korrektesi dhe duke
permiresuar pikat e dobeta te punes se deritanishme, ne
Konferencen e vitit te ardhshem do te flasim per arritjet e saj
dhe jo me per krijimin e besimit publik.
Ju
faleminderit per vemendjen,
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI
|