|
FJALA
E AVOKATIT TE POPULLIT, Z. ERMIR DOBJANI NE TRYEZEN E PUNES ME
TEME:
PERMIRESIMI
I CILESISE SE ZBATIMIT TE KONVENTES EVROPIANE TE TE DREJTAVE TE
NJERIUT, NEPERMJET ZGJERIMIT TE BASHKEPUNIMIT NDERMJET
INSTITUCIONEVE VENDASE
Tirane,
27 Shtator 2007
Roli
i Avokatit tė Popullit nė procesin e ndėrgjegjėsimit lidhur
me KEDNJ dhe mekanizmin e saj
Tė nderuar pjesėmarrės,
Duke falenderuar Kėshillin e Europės dhe Qeverinė Shqiptare, nėpėrmjet
Ministrisė sė Puneve te Jashtme, qė kanė organizuar kėtė
tryezė lidhur me pėrmirėsimin e cilėsisė
sė zbatimit tė Konventės Europiane te te Drejtave te Njeriut,
nėpėrmjet zgjerimit tė bashkėpunimit ndėrmjet
institucioneve vendase dhe mundėsinė pėr tė folur para kėtij auditori, mė lejoni tė
paraqes shkurtimisht disa mendime nė emėr tė Institucionit tė
Avokatit tė Popullit pėr kėtė ēėshtje.
Institucioni
i Avokatit tė Popullit, gjatė veprimtarisė sė tij, nė
mbrojtje tė tė drejtave dhe lirive tė individit, ka patur si
qėllim faktin qė kjo veprimtari, jo vetėm tė jetė nė pėrputhje
me ligjet, por niveli i mbrojtjes tė tė drejtave tė njeriut tė
arrijė ato standarte tė kėrkuara nga aktet ndėrkombėtare tė
ratifikuara nga vendi ynė. Kjo ėshtė pasqyruar jo vetėm gjatė
shqyrtimit tė ankesave konkrete dhe nė pėrmbajtjen e
rekomandimeve tė drejtuara Institucioneve, por dhe nė
trajtimin e rasteve ex officio.
Parė nga
aspekti mė pragmatik, qysh nė fillim tė vitit 2000, Avokati i
Popullit, u ka kėrkuar interlokutorėve tė tij pranė Kėshillit
tė Evropes, trajnimin e avokatėve shqiptarė, pėr ti aftėsuar
ata nė drejtim tė dėrgimit tė ēėshtjeve pranė Gjykatės sė
tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg. Pėr hir tė faktit,
duhet thėnė se ky interesim gjeti jehonė pozitive dhe vetėm
gjatė viteve 2001-2002, janė kryer njė sėrė trajnimesh nė
kėtė fushė, me mbėshtetjen financiare tė Kėshillit tė
Evropes. Si rrjedhojė, janė rritur ankesat nga Shqipėria, pra
shqiptarėt janė bėrė me tė ndėrgjegjshėm pėr tė bėrė
mė tė pėrgjegjshėm shtetin e tyre.
Avokati i
Popullit ka kėrkuar dhe ėshtė interesuar qė pjesė nga
jurisprudenca e Gjykatės sė Strasburgut tė gjejė pasqyrim
edhe nė gjuhėn shqipe, diēka qė eshtė realizuar dhe pėr kėtė
ne falenderojmė edhe angazhimin konkret tė juristėve shqiptarė
si dhe kontributin financiar pėrsėri tė Kėshillit tė
Evropes.
Nė vitin 2003,
Avokati i Popullit realizon botimin e njė pėrmbledhjeje tė
akteve ndėrkombėtare, modalitetesh, Konventėn Evropiane tė tė
Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore, deri edhe modularin pėrkatės
pėr mėnyrėn se si mund ti drejtohesh Gjykatės sė
Strasburgut. Ky botim ka qenė i qėllimuar pėr tė burgosurit
shqiptarė qė vuajnė dėnimin jashtė vendit, dhe rreth 4000
kopje tė tij janė shpėrndarė nėpėr burgje nė shtete tė
ndryshme tė Evropės. Njė botim i tillė u realizua edhe ditėt
e fundit, nė ndihmė tė tė burgosurve qė vuajnė dėnimin
brenda vendit.
Nė
raportet vjetore tė Avokatit tė Popullit kemi ngritur nevojėn
e zbatimit tė dispozitave tė Konventės (neni6), sidomos pėr
mėnjanimin e zvarritjeve tė dhėnies sė vendimeve nga
Gjykatat dhe pėr ekzekutimin e vendimeve tė formės sė prerė.
Nė tė gjitha rekomandimet e Avokatit tė Popullit drejtuar
Qeverisė, Zyrės sė Pėrmbarimit, Gjykatave, Avokati i
Popullit ka theksuar nevojėn e zbatimit tė dispozitave tė
konventės si dhe pasojat qė rrjedhin nga moszbatimi i saj.
Nė
vitin 2000, Avokati i Popullit ka realizuar njė studim i cili
ka patur si qėllim tė evidentojė faktin se cilat janė aktet
ndėrkombėtare tė nėnshkruara nga organet pėrkatėse
(Presidenti, Qeveria, Ministrat etj.), sa prej tyre janė
ratifikuar, kur ka qenė i domosdoshėm ky ratifikim dhe cilat
prej akteve tė ratifikuara (apo tė hyra nė fuqi pas nėnshkrimit)
janė botuar nė Fletoren Zyrtare.
Ky
fakt eshtė evidentuar pasi, rėndesia qe paraqesin aktet ndėrkombėtare
tė ratifikuara nga vendi ynė nė raport me tė drejtėn e
brendshme, reflektohet nė nenin 122 tė Kushtetutės tonė. Pra
botimi i tekstit zyrtar tė aktit ndėrkombėtar tė ratifikuar,
ėshtė:
sė
pari:
njė detyrim kushtetutės pasi kėto akte nuk mund tė jenė
apriori pjesė e sistemit tė brendshėm juridik tė vendit dhe,
sė
dyti:
theksojmė se ėshtė e rėndėsishme qė pėrmbajtja e kėtyre
akteve duhet ti bėhet e njohur organeve, qė e kanė pėr
detyrė qė ti zbatojnė ato.
Nga
praktika e deritanishme ka rezultuar se, me miratimin e
Kushtetutės, nė vitin 1998, nga ana e Qendrės sė Publikimeve
Zyrtare eshtė realizuar, pothuajse pėr tė gjitha aktet e
ratifikuara pas miratimit tė Kushtetutės, botimi nė Fletoren
Zyrtare i tekstit zyrtar tė aktit. Por nisur nga fakti se, para
miratimit tė Kushtetutės, numri i konventave tė ratifikuara
nga vendi ynė ka qenė i madh, del si domosdoshmėri botimi i
teksteve nė shqip tė kėtyre konventave.
Pa
anashkaluar rėndėsinė qė paraqesin tė gjithė aktet ndėrkombėtare
tė ratifikuara nga vendi ynė, kemi konstatuar se mungesa e njė
botimi zyrtar tė tekstit tė Konventės Europiane pėr tė
Drejtat e Njeriut apo dhe tė Konventave tė tjera tė rėndėsishme
tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė cilat shteti
ynė ėshtė nė proces raportimi, ėshtė njė nga shkaqet e
konstatimit tė shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut tė
garantuara nga kėto konventa.
Nė
pėrfundim tė kėtij studimi i kemi sugjeruar Ministrisė sė
Punėve tė Jashtme dhe Ministrisė sė Drejtėsisė:
1.
Krijimin e njė praktike efiēente, nė bashkėpunim me
Drejtorinė e Marrėveshjeve Ndėrkombėtare dhe Marrėdhėnieve
Juridiksionale pranė Ministrisė sė Drejtėsisė, nė lidhje
me realizimin e pėrkthimeve zyrtare tė akteve ndėrkombėtare
tė pėrgatitura pėr miratim nga ana e organeve kompetente.
2.
Realizimin e botimit nė gjuhėn shqipe tė teksteve tė konventave dhe marrėveshjeve tė ratifikuara
nga vendi ynė, teksti i tė cilave nuk ėshtė botuar nė
Fletoren Zyrtare, pėr tė realizuar njohjen me tekstin e kėtyre
akteve nga tė gjithe organet tė cilat janė tė detyruara
ti zbatojnė ato.
Tė
nderuar pjėsėmarrės,
Sipas
nenit 30 tė Ligjit Pėr Avokatin e Popullit, Avokati i
Popullit, nė bashkėpunim me Organizatat joqeveritare,
organizon, tė paktėn njė herė nė vit veprimtari kombėtare
pėr gjendjen e tė drejtave dhe lirive tė njeriut nė Republikėn
e Shqipėrisė.
Nė
zbatim tė kėtij detyrimi, janė zhvilluar disa tė tilla,
problematika e tė cilave ka proliferuar nė ato dispozita qė
gjejnė shprehje nė aktet ndėrkombėtare dhe konkretisht edhe
nė Konventėn Europiane pėr tė Drejtat e Njeriut.
Kėshtu
nė vitin 2001, u zhvillua Konferenca Kombėtare Shteti dhe
Shoqėria Civile nė Mbrojtje tė sė Drejtės sė Jetės.
Nė
vitin 2002, tema e Konferencės ka qenė E drejta e
informimit, si njė nga tė drejtat themelore e parashikuar
dhe Konventėn Europiane tė Drejtave tė Njeriut.
Ndėrsa
nė vitin 2003,
objekt i Konferencės Kombėtare ka qenė
Ekzekutimi i vendimeve gjyqėsore tė formės sė prerė
nė mbrojtje tė tė drejtave tė individėve.
Duke
patur parasysh kėrkesat e Konventės Europiane tė tė Drejtave
tė Njeriut dhe nė veēanti njohjen qe i bėn kjo Konventė
ekzekutimit tė vendimeve gjyqėsore, pėrfshirė dhe afatet e
ekzekutimit, trajtimi i kėsaj ēėshtjeje (ekzekutimit tė
vendimeve) duhet tė konsiderohet si njė pjesė integrale e tė
drejtės pėr tė patur njė proēes gjyqėsor tė paanshėm,
ashtu siē parashikohet nga neni 6 i Konventės.
Njė vend shumė tė rėndėsishėm nė Rekomandimet e
Avokatit tė Popullit e zė referimi nė Konventėn Europiane tė
tė Drejtave tė Njeriut. Konkretisht e Drejta e Pronės eshtė
njė nga tė drejtat themelore tė parashikuara nė Konventė.
Ndėrhyrjet tona Institucionale nė drejtim tė mbrojtjes sė kėsaj
tė drejte nuk kanė qenė vetėm si pasojė e trajtimit tė
rasteve konkrete, por janė fokusuar kryesisht nė drejtim tė
legjislacionit, i cili duhet tė garantojė tė drejtėn e pronės.
Duke parė rėndėsinė qė paraqet garantimi i kėsaj tė drejtė,
Institucioni ynė i ėshtė drejtuar Gjykatės Kushtetuese me kėrkesė
pėr shfuqizimin si antikushtetues tė njė prej vendimeve tė Kėshillit
tė Ministrave qė cėnonte tė drejtėn e pronės.
Nė tė njėjtėn kohė, nė shqyrtimin e rasteve tė
keqtrajtimit tė individėve nga ana e punonjėsve tė policisė,
Institucioni ynė ka patur parasysh parashikimin e bėrė nė
Konventėn pėr Parandalimin e Torturės.
Njė drejtim tjetėr ku Konventa dhe Jurisprudenca e
Gjykatės sė Strasburgut eshtė bėrė pjesė e rėndesishme,
janė kėrkesat e Avokatit tė Popullit drejtuar Gjykatės
Kushtetuese pėr shfuqizimin si antikushtetues tė disa akteve
ligjore e nėnligjore pėr shkak tė papajtueshmėrisė sė tyre
me standartet e tė drejtave tė njeriut tė garantuara nga
Konventa Europiane e tė drejtave tė njeriut. Pėrmendim kėtu
kėrkesėn pėr shfuqizimin e disa vendimeve tė Kėshillit tė
Ministrave Pėr nepotizimin nė administratėn publike apo
dhe kėrkesėn pėr shfuqizimin e njė ligji i cili cėnonte
pavarėsinė e Institucioneve tė pavarura kushtetuese.
Nė pėrfundim pėrmendim se veprimtaria ndėrgjegjėsuese
e Institucionit tonė ėshtė fokusuar gjithashtu nė drejtim tė
trajnimit tė stafit tė Avokatit tė Popullit lidhur me tė
drejtat e garantuara nga Konventa dhe nė tė njejtėn kohe nga
ana jonė eshtė realizuar njė fushatė sensibilizimi nė
drejtim tė veprimtarisė sė Institucionit tė Avokatit tė
Popullit nė mbrojtje tė tė drejtave dhe lirive.
Pėrfundimisht, tė ndėrgjegjshėm se ka akoma shumė
punė pėr tė bėrė dhe pėr tė qenė mė ndikues nė pėrmirėsimin
e mirėqeverisjes nė vend, Avokati i Popullit shpreh gadishmėrinė
e tij pėr tė ndėrvepruar me konstruktivitet me ēdo ekip
qeverisės tė rradhės.
Faleminderit.
|