Aktivitete tė ndryshme

___________________________________________________________________________

 

 

FJALA E AVOKATIT TĖ POPULLIT, Z. ERMIR DOBJANI NĖ KONFERENCĖN KOMBĖTARE ME TEMĖ:

 “DREJT NJĖ SHQIPĖRIE PA TORTURĖ”

Tirane, 26 Korrik 2007

 

   

Tė nderuar pjesėmarrės,

Avokati i Popullit iu pėrgjigj pozitivisht menjėhere ftesės sė Qendrės Shqiptare pėr Rehabilitimin e Traumės dhe Torturės, jo thjesht pėr tė shėnuar njė aktivitet mė shumė nė axhendėn e bashkėpunimit tė tij me organizma tė shoqėrise civile. Ky aktivitet ėshtė njė homazh edhe pėr ato qindra e mijra viktima tė torturės tė regjimit komunist nė vitet 1944-1990.

Personalisht e mireprita kėtė aktivitet dhe dėshiroj qė ky tė jetė pjesė e njė debati tė madh publik nė mbarė vendin pėr disa arėsye. Sė pari, do tė ftoja autoritetet publike tė informoheshin dhe orientoheshin drejt detyrimeve, qė shtron e sotmja, pėr ta parė situatėn nėn dritėn e hyrjes nė fuqi tė Protokollit Opsional tė Konventės Kundėr Torturės, thuajse njė vit mė parė, pra mė 22 Qershor 2006. Sė dyti, do tė informoja dhe inkurajoja qytetarėt, se janė disa tė drejta tė patjetėrsueshme tė njeriut, sikurse ėshtė ajo e mostorturimit, qė as nuk blihet dhe as nuk dhurohet, por thjesht gėzohet absolutisht nė ēdo rrethanė. Nuk mund tė ketė asnjė shkallė relativizmi apo situate tė jashtezakonshme qė tė mund tė pezullojė ose kufizojė, qoftė edhe pėrkohėsisht tė drejtėn e mostorturės dhe detyrimin e shtetit pėr tė mos e zbatuar atė.

Legjislacioni Ndėrkombėtar dhe ai Kombėtar e kanė klasifikuar nė kėtė mėnyrė tė drejtėn e mostorturės, duke u nisur edhe nga detyrimi qė del para shteteve pėr tė operuar nė tė drejtėn pozitive, dhe konkretisht pėr tė krijuar garancitė e mbrojtjes efektive tė kėsaj tė drejte. E thėnė mė thjesht, kjo do tė thotė se minimalisht dhe i pari hap, qė pritet tė ndėrmerret, ėshtė krijimi i njė Mekanizmi Kombėtar Parandalues. Ky mund tė jetė i veēantė, ose edhe brenda strukturės sė Avokatit tė Popullit. Veprimtaria e kėtij mekanizmi do tė konsistojė nė vizitat dhe inspektimet e herėpashershme dhe tė papritura nė tė gjitha ato institucione, le tė themi te mbyllura, ku mundėsia e ekspozimit tė njerėzve ndaj keqtrajtimeve dhe torturės ėshtė mė e madhe. Besoj se tė gjithė e kemi tė qartė, se nuk bėhet fjalė pėr banesat private apo shtėpitė e pushimit, por pėr stacionet e policisė, dhomat e ndalimit, burgjet, qendrat e pritjes sė azilkėrkuesve, spitalet psikiatrike e tė tjera tė ngjashme me kėto.

Tė nderuar tė pranishėm,

Pėr hir tė sė vėrtetės, mė duhet tė pohoj se njė ndėr rastet e para, tė trajtuara nga Avokati i Popullit, ka qenė pikėrisht keqtrajtimi i njė tė mituri nga policia nė Sarandė, qysh nė Korrik tė vitit 2000, kur sapo kishim filluar veprimtarinė. Duke qenė mjaft tė ndjeshėm nė kėtė drejtim, mund tė them se nė asnjė rast keqtrajtimi, kur jemi vėnė nė dijeni, nuk kemi hezituar tė fillojme hetimin tonė ex officio, duke bashkėpunuar me policinė dhe prokurorinė. Ne kemi kėmbėngulur qė drejtėsia tė bėhet deri nė fund, qoftė pėr autorėt e kėsaj vepre penale, qoftė pėr viktimat e tyre, deri edhe duke i zhvarrosur, kur ka qenė nevoja.

Njė ndėr rastet e fundit ka qenė edhe vetėvrasja e tė riut Pėrfundi, ku veē investigimit nė vend, si instrument kryesor pėr tė nxjerrė pėrfundimin, pėrdorėm pikėrisht pėrkufizimin qė i bėhet veprės penale tė torturės nga Konventa Evropiane Kundėr Torturės, ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar qysh nė Tetor tė vitit 2003. Na vjen mirė tė pohojmė se tashmė, pas rekomandimeve tė pėrsėritura tė Avokatit tė Popullit qė nga viti 2005, Parlamenti Shqiptar realizoi nė vitin 2007, ndryshimin pėrkatės nė Nenin 86 tė Kodit Penal, duke i bėrė torturės pėrkufizimin adekuat, nė pėrputhje me konventat ndėrkombetare. Por duhen bėrė edhe rregullime tė tjera nė Kodin Penal dhe Kodin e Procedurės Penale, sepse padrejtėsisht policėt qė kryejnė vepra torture pėrgjigjen sipas Kodit Penal Ushtarak, duke u lehtėsuar padrejtėsisht pozita e tyre. Si rrjedhojė bie edhe vlera e ndryshimit tė nenit 86 tė Kodit Penal.

Te nderuar pjesemarres,

Teksa referova sa me lart, thjesht per informacion, e them me bindje se edhe futja e kesaj te drejte, pra e mostortures, ne ligjet e vendit, nuk eshte e mjaftueshme per te parandaluar shkeljen e saj dhe te te drejtave te ngjashme me tė, sikunder eshte trajtimi mizor, jo-njerezor dhe poshterues. Te gjithe mund te pohojme se “ne asnje menyre nuk mund te detyrohet nje person per te bere nje rrefim”, por jo te gjithe e dime se si duhet krijuar sistemi qe ta siguroje zbatimin e kėtij pohimi. Te gjithe ne pohojme se nje personi, ne asnje rrethane, nuk mund t’i heqesh me dhunė aftesine e shikimit, apo tė degjimit, pasi ky veprim cilesohet mizor, por sakaq, nė mos te gjithe, disa nga ne, jemi deshmitare se gjera te tilla kane ndodhur dhe ndodhin. Po vuajtjet psikologjike dhe stresi fizik dhe mendor, qe u shkaktohet personave ne rrethana te ndryshme, a nuk biem dakort te gjithe se jane trajtime jo njerezore? Akoma me tej, a nuk eshte poshteruese si per ate qe e peson, ashtu edhe per ate qe e shikon, fjala vjen, rrahja me shkop gome apo ēdo mjet tjeter, ne tejkalim te forces se ushtruar ne kryerje te detyres? Mjafton te referojme ketu parimin e prezumimit te pafajesise, per te konkluduar se nje i pafajshem nuk mund te torturohet. Por me shume se kaq dhe pertej kesaj, edhe kur personi ėshtė fajtor, perseri nuk mund te torturohet. Dhe kjo, per arsye se e drejta e mostortures i perket njeriut, per asnje arsye tjeter, pėrveē faktit se ai eshte thjesht nje qenie njerezore.

Avokati i Popullit ka kritikuar, ne raportet e tij vjetore,  Prokurorine dhe Gjykatat, per rastet, kur nga policia jane derguar para tyre persona te ndaluar, me shenja te dukshme dhune, dhe ne shumė pak raste jane vene para pergjegjesise personat pergjegjes. Ne kemi kėrkuar nė Raportet tona vjetore nė Kuvend qė tė bėhet dhe prandaj ne kemi vleresuar dhe mbeshtetur ēdo prononcim te autoriteteve me te larta shqiptare. Konkretisht kemi vlerėsuar thirrjen e Kryeministrit Berisha, kundėr torturės tė bėrė ne mbledhjen e Qeverise, me 5 Prill 2006, per zbatimin e rekomandimeve te Raportit te Komitetit Kunder Tortures. Nė vijim tė rekomandimit tė Komitetit tė Kėshillit tė Europės kundėr Torturės (CPT) ne do vazhdojmė tė sugjerojmė qė tė gjitha autoritetet mė tė larta tė Shtetit, Presidenti, Kryeministri, Ministrat e Drejtėsisė e tė Brendshėm, Prokurori i Pėrgjithshėm etj, tė japin herė pas here mesazhe kundėr akteve tė torturės dhe pėr vėnien para pėrgjegjėsisė tė zyrtarėve qė zbatojnė atė. Ne vijim te ketij angazhimi, ne kemi kerkuar dhe kerkojme qe tė vendoset linja e komunikimit te drejtperdrejte nga komisariatet e policise, nė dispozicion tė tė shoqėruarve dhe te paraburgosurve, jo vetėm me Ministrinė e Brendshme dhe atė tė Drejtėsisė  por te vendoset edhe me Institucionin e Avokatit te Popullit. Ne gjykojme se vendosja e kesaj linje do te ndikonjė shume ne parandalimin e shkeljeve, sepse do te rriste me shume edhe mundesine tone per mbrojtjen e te drejtave te tyre.

Ne u bejme thirrje te gjitha instancave shteterore te policise, te burgjeve, te prokurorise, te gjykatave, shoqerise civile dhe OJF-ve qe te kontribuojme se bashku per ndergjegjesimin e publikut shqiptar dhe te administrates publike qe punon ne keto institucione, per domosdoshmerine e parandalimit te ēdo veprimi apo mosveprimi qe cilesohet torture, me qellim qe Shqiperia te mos permendet mė, nė asnje Raport Nderkombetar apo Kombetar, si vend, ku mund te konstatosh njerez te torturuar.

Duke ju falenderuar per vemendjen, rikonfirmoj ne kete aktivitet vullnetin tim dhe te institucionit qe drejtoj per te vijuar angazhimin tone profesional dhe njerezor per respektimin maksimal te kesaj te drejte te patjetersueshme dhe absolute te qytetareve, qė nė tė ardhmen tė kemi njė Shqiperi pa torture.

 

Edhe njė herė faleminderit pėr vėmendjen dhe suksese te gjithe se bashku.

 

 

 

AVOKATI I POPULLIT

 

 

Ermir DOBJANI

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit