Aktivitete tė ndryshme

___________________________________________________________________________

 

 

FJALA E AVOKATIT TE POPULLIT TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE Z. ERMIR DOBJANI, NE KONFERENCEN E OMBUDSMANEVE TE PABSEC-UT.

Stamboll, 26 Prill 2006

 

 

 Roli i Institucionit te Ombudsmanit ne 

konsolidimin e demokracise

 

 

 

I nderuar Kryetar

Te nderuar kolege

 

Me lejoni te perfitoj nga ky rast dhe te shpreh falenderimet e mia per organizatoret e ketij aktiviteti, per ftesen dhe mundesine qe me keni dhene per te prezantuar shkurtimisht Institucionin e Avokatit te Popullit te Republikes se Shqiperise, qe une e drejtoj qe prej 6 vjetesh.

 

Institucioni i Avokatit tė Popullit, si instancė kombėtare, garante e demokracisė, pėrmes mbrojtjes sė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut nė vendin tonė u parashikua pėr herė tė parė nė Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, miratuar mė 28 Nėntor 1998, pas 8 viteve tė ndryshimeve demokratike. Kjo Kushtetutė, nė 5 nene tė saj pėrcakton detyrat, statusin dhe kompetencat e Avokatit tė Popullit. Nė zbatim tė saj, nė shkurt tė vitit 1999, Kuvendi miratoi Ligjin Nr.8454, dt.04.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit”. Kurse me Ligjin 8600, datė 10.04.2000, u be njė plotėsim nė nenin 35 tė kėtij ligji me qėllim qė tė forcohej pavarėsia e Avokatit te Popullit nga Qeveria, duke i dhene atij tė drejtėn e pėrcaktimit tė strukturės dhe numrit tė personelit tė Institucionit. Aktualisht Zyra e Avokatit tė Popullit funksionon me tre seksione tė specializuara. 

 

Seksioni i parė merret me ankesat dhe kėrkesat pėr organet e administratės qėndrore, pushtetit vendor dhe tė tretėve qė veprojnė pėr llogari tė tyre.

           

Seksioni i dytė merret me ankesat dhe kėrkesat pėr policinė, shėrbimin sekret, burgjet, Forcat e Armatosura, prokurorinė dhe pushtetin gjyqėsor.

 

Seksioni i tretė, ose seksioni i pėrgjithshėm, trajton ēėshtjet jashtė fushave tė mėsipėrme, ndjek bashkėpunimin me organizatat joqeveritare dhe kryen studime nė fushėn e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut.

 

Qe prej vitit 2005, kėtu funksionon edhe nėnseksioni i fėmijėve. Ne Maj 2005, jane bere disa shtesa ne ligjin e “Avokatit te Popullit” duke e forcuar akoma me teper pozicionin e tij, duke i dhene nder te tjera dhe te drejten e pezullimit te akteve administrative derisa te shqyrtohet rekomandimi yne. Ligji shqiptar per Avokatin e Popullit eshte nje kombinim i ligjit danez,  atij suedez dhe polak.

 

Nga fundi i viteve ’90, kur ngritja e Institucionit te Avokatit te Popullit ishte ende ne diskutim, perpara se te aprovohej Kushtetuta, Ombudsmani ishte i panjohur per publikun shqiptar perfshire ketu edhe juristet dhe sociologet shqiptare.

 

Por, per ngritjen e Institucionit te Avokatit te Popullit te Shqiperise  u angazhuan disa prej organizmave nderkombetare sidomos Keshilli i Europes dhe OSBE-ja. Presioni nderkombetar i dobishem per ndertimin e institucioneve demokratike, ne vijim te ndihmes financiare  per Shqiperine, u shoqerua pozitivisht nga nje mbeshteje e koordinuar nepermjet konsulencave, rrahjes se mendimeve, mbeshtetjes se inisiativave dhe per me teper  nepermjet  garancive financiare  per kete institucion te ri. Krijimi i Institucionit tė Avokatit tė Popullit ne Shqiperi ėshtė padyshim produkt i pjekurisė demokratike tė klasės politike shqiptare pėr tė qenė mendjehapur ndaj kėrkesave nė rritje qė Komuniteti Ndėrkombėtar shtronte para vendit tonė, nė pėrgatitjet e Republikės sė Shqipėrisė pėr t’u pėrfshirė nė proceset integruese evropiane.

 

Nje kontribut kontribut themelor per te percaktuar nje vision te qarte te veprimtarise se Institucionit te  Avokatit te Popullit ne Shqiperi, ka dhėnė projekti DANIDA, i Qeverise Daneze per Shqiperine, qe kish per qellim  ngritjen, forcimin dhe konsolidimin e Zyres sone. 

             

Qe ne fillimet e veta, Avokati i Popullit u perqendrua  ne zgjidhjen e disa ankesave lidhur me ēeshtje qe preknin  nje numer te madh qytetaresh ne Shqiperi. Qe t'i jepje zgjidhje ketyre ankesave do te thoshte qe Avokati i Popullit te bente rekomandime  per permiresimin e legjislacionit per te patur rezultate pozitive. Nje shembull eshte ankesa e nje ish pronari toke, i shpronesuar nga regjimi komunist,  toka e te cilit ishte perdorur nga shteti komunist per te ndertuar nje fabrike e cila ne ate kohe  ishte ne procesin e privatizimit. Pronari i tokes  ishte ftuar te behej aksioner, por vlera e tokes se tij, dhe per rrjedhoje, vlera e pjeses se aksioneve te tij ishte shume e ulet, vendosur kjo nga nje vendim qeverie. Kjo perbente nje shkelje te hapur te se drejtes se prones. Prandaj Avokati i Popullit i rekomandoi Qeverise te ndryshonte vendimin ne fjale. Qeveria refuzoi ta merrte ne konsiderate rekomandimin. Keshtu qe Avokatit te Popullit iu desh ta ēonte rastin ne Gjykaten Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e konsideroi kete rast si nje shkelje flagrante  te te drejtave te njeriut dhe e shfuqizoi vendimin e qeverise, ashtu sikurse ishte rekomanduar nga Avokati i Popullit. Kjo zgjidhje e  nje ankese ne favor te nje ankuesi perbente nje avantazh per qindra ish-pronare tokash ne Shqiperi, gje qe  u reflektua ne ligjin e ri te vitit 2004 per kthimin dhe kompensimin e pronave te ish pronareve.

 

Ky rast pati nje impakt shume pozitiv ne opinionin publik shqiptar, qe  nje institucion i ri  si Avokati i Popullit “i dha nje mesim te mire qeverise”. E gjithe kjo pati efekt ne te gjitha institucionet e tjera te administrates publike shqiptare te cilat mesuan se  rekomandimet e Avokatit te Popullit duhet te merren ne konsiderate, te respektohen dhe te zbatohen. Ka pasur edhe raste te tjera te ngjashme si me siper.

 

  Ne gjashte vjet veprimtari, stafi i Avokatit te Popullit  eshte perballur me nje ngarkese ne rritje, duke numeruar rreth 19200 ankesa, me nje mesatare  prej 23%  te zgjidhura pozitivisht, pra ne favor te ankuesit.

 

Synimi kryesor i Avokatit te Popullit qe ne fillim ne vitin 2000, ka qene ndertimi i nje sistemi  te pavarur sherbimi per qytetaret, te drejtat e te cileve, ishin shkelur eventualisht nga  administrata publike.

 

Per kete duhej te ndertohej  brenda Institucionit njė sistem tė atillė qė tė ishte i gatshėm nė ēdo kohė e pa pengesa pėr qytetarėt qė vinin pėr ankesa apo kėrkesa dhe t’i bėnin ata tė ndjeheshin tė mirėpritur, siē duhet dhe tė pėrfitonin aty pėr aty ato ēfarė kishin tė drejtė tė prisnin prej administratės. Pėr kėtė, janė adoptuar prej nesh modele tė zyrave tė tjera homologe nė Evropė, pėr tė rritur shėrbimin ndaj qytetarėve nė zyrėn tonė. Kėshtu qė nė qershor 2001, ka filluar funksionimin Zyra e Pritjes sė Popullit, ku qytetarėt nė ēdo orė tė ditės, gjatė orarit zyrtar, mund tė paraqesin ankesat apo kėrkesat e tyre dhe tė marrin sqarimet e nevojshme nga njė ekspert i zyrės. Kėtė sistem e kemi adoptuar sipas modelit tė Zyrės sė Ombudsmanit tė Provincės sė Katalonjės, nė Spanjė. Njė punė e tillė ka bėrė qė tė ulet numri i ankesave qė janė jashtė juridiksionit dhe kompetencės sė Avokatit tė Popullit.

 

Pėr tė qėnė mė afėr publikut dhe pėr tė ofruar mė shumė ndihmė nė zgjidhjen e problemeve konkrete tė prezantuara,  Institucioni i Avokatit tė Popullit, qė nga viti 2002, ka zbatuar njė formė tė re komunikimi tė drejtpėrdrejtė  me qytetaret, qė ne e kemi quajtur “Ditėt e hapura”.

 

Nė kushtet e njė decentralizimi gjithnjė e nė rritje nė favor tė kompetencave tė qeverisjes vendore, Avokati i Popullit ka menduar se mė e mira ėshtė qė problemet tė zgjidhen atje ku lindin dhe me personat qė, me dashje apo nga padituria, ua krijojnė atyre kėto probleme.

 

Ne e kemi konsideruar zbatimin e “Ditėve tė hapura” njė praktikė shumė efiēente qė shkurton sė tepėrmi proēedurat burokratike, rrugėt e gjata drejt Tiranės, shpenzimet ekonomike, e pse jo, edhe manipulimet e mundshme me tė drejtat e qytetarėve. Nėse proēedurat zbatohen me korrektesė, qytetari nis tė rrisė besimin tek shteti i vet, tek institucionet dhe ligji.

 

Juridiksioni i ketij Institucioni Kombetar per te drejtat e njeriut ne Shqiperi mbulon nje game te gjere ēeshtjesh qe prekin dimensionin e te drejtave te njeriut ne vendin tone. Nderhyrjet e Ombudsmanit per permiresimin e listes se votuesve dhe pastrimin e saj  nga emrat e personave te vdekur, nderhyrjet e Ombudsmanit per  te parandaluar shkelesit e ligjit  per te qene pjese e vazhdueshme e komisioneve zgjedhore dhe caktimi i perfaqesuesit te Ombudsmanit ne krye te bordit monitorues te medias gjate procesit zgjedhor te vitit 2003, jane kontribute te Ombudsmanit ne Shqiperi.   

 

Abuzimi me te drejtat e njeriut nga policia gjithmone ka qene dhe eshte nje prioritet i kesaj zyre. Gjate 6 viteve te veprimtarise se Avokatit te Popullit, mbi 100 oficere policie jane ndeshkuar me rekomandim, per shkelje dhe abuzim te te drejtave te njeriut. 

 

Do te doja te sillja ne vemendje te kesaj audience vetem nje shembull qe flet per nderhyrjen e Ombudsmanit Shqiptar, i cili beri te mundur zhvarrosjen e kufomes se nje personi, per te arritur ne konkluzionin qe  vdekja e tij ishte shkaktuar nga keqtrajtimi i policise dhe jo nga mbidoza e alkolit, sikurse ishte pretenduar fillimisht nga policia dhe zyra e prokurorise. Pas nderhyrjes se Avokatit te Popullit, pese police u arrestuan dhe u denuan, duke shmangur keshtu nje shembull mosndeshkimi dhe njekohesisht duke parandaluar konfliktin midis policise dhe popullit.

 

Nje kontribut te spikatur  Avokati i Poullit po jep aktualisht dhe ne trajtimin e ēeshtjeve qe kane te bejne me trafikimin e femijeve dhe per kete pike ka bashkepunuar dhe me Ombudsmanin ne Greqi.

 

Institucioni i Avokatit tė Popullit funksionon qe prej 6 vjetesh ne Shqipėri krahas institucioneve tė tjera, duke kontribuar nė pėrmirėsimin e praktikave tė mirėqeverisjes. Ai siguron njė mbikqyrje tė sjelljes administrative tė organeve qeverisėse dhe autoriteteve publike, sa dhe si kėta tė fundit shėrbejnė pėr taksapaguesit e tyre. Nė kėtė ndėrveprim tė pėrditshem, objektivi i Avokatit tė Popullit ėshtė respektimi i tė drejtave dhe lirive themelore tė individit, dhe eventualisht rivendosja e sė drejtės sė shkelur tė tij nga nėpunėsi i administratės publike.           

 

Nė kėtė drejtim, pėrveē mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut, njė nga synimet e tij kryesore ėshtė tė zhvillojė atė qė quhet kultura e qeverisjes sė mirė. Ky nocion pėrmban administrim tė mirė tė pronės publike, ēiltėrsi, transparencė dhe llogaridhėnie e administratės publike para njerėzve qė paguajnė taksa pėr ta mbajtur atė. Avokati i Popullit, pėrmes rekomandimeve tė tij, mundohet tė edukojė Administratėn, duke e bėrė atė tė kuptojė rolin e saj tė vėrtetė ndaj qytetarėve, pra tė kuptojė se arsyeja e vėrtetė e ekzistencės sė saj ėshtė tė jetė shėrbėtore pėr t’u shėrbyer qytetarėve qė tė realizojnė tė drejtat e tyre. Trajtimi i ēeshtjeve ne nje shtet qe eshte parashikuar te funksionoje sipas parimeve te pushteteve te kufizuara sikurse nenkupton modeli demokratik, perben nje sfide qe ne duhet te perballemi dhe qe ne jemi pikerisht duke u perpjekur per ta bere si duhet, duke ndervepruar me shoqerine civile, median, institucionet per te drejtat e njeriut dhe institucionet qeveritare.

 

Ne konkluzion te ketij prezantimi te shkurter  mund te themi se nėse demokracitė nė tranzicion lipset tė konsolidojnė procesin demokratik, arritjen e mirėqeverisjes dhe respektin pėr tė drejtat e njeriut, kjo do tė thotė se roli i Avokatit tė Popullit (Ombudsmanit) do tė jetė gjithmonė e mė i rėndėsishėm. Aftėsia e Shtetit pėr tė ushtruar nė mėnyrė tė efektshme pėrgjegjėsitė e veta nė mbrojtje tė tė drejtave tė qytetarit varet kryesisht nga fuqia e institucioneve tė vendit. Pervoja ka treguar se ne vendet me demokraci te brishte sic eshte vendi yne, institucionet demokratike mund te krijohen nga fillimi. 

 

Ju falenderoj per vemendjen

 

 

 

AVOKATI I POPULLIT

 

 

Ermir DOBJANI

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit