|
TryezA
e Rrumbullaket
Mbrojtja
e femijeve, detyrim kushtetues dhe ligjor
Nenseksioni
per te Drejtat e Femijeve ne kuader te projektit Fuqizimi
Institucional i Nėnseksionit pėr tė Drejtat e Fėmijėve nė
Shqipėri
dhe
ne perputhje me Planin e Veprimit te Nenseksionit per periudhen
Qershor-Dhjetor 2006, organizoi Tryezen e Rrumbullaket me teme: Mbrojtja
e tė drejtave tė fėmijėve, detyrim kushtetues e ligjor.
Pjesėmarrės
tė kesaj Tryeze tė Rrumbullakėt ishin
pėrfaqėsues nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e
Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit, Ministria e Drejtėsisė,
Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Policisė
Qarkut Tiranė, 2 pėrfaqėsues nga ēdo Komisariat i qytetit
tė Tiranės dhe pėrfaqėsuesė
nga Avokati i Popullit.
Me
poshte po japim detaje te ketij takimi.
Pjesemarres
ne tryeze: Z. Ahmet Haxhiraj - Zv. Drejtori i Drejtorise
te Pergjithshme te Policise, Perfaqesues nga Seksioni per te
Miturit prane Ministrise se Drejtesise, Perfaqesues nga Seksioni
per te Miturit prane Ministrise se Brendshme, perfaqesues nga
Save the Children, perfaqesues nga Avokati i Popullit.
Pjesemarresit
cilesuan faktin se kuadri ligjor ne Shqiperi ka pesuar ndryshime
te ndjeshme ne drejtim te drejtesise per te miturit. Aktet
nderkombetare si: Konventa per te Drejtat e Femijeve, Direktivat
e Riadit, Pekini Rules dhe konventa te tjera nderkombetare jane
pasqyruar ne aktet ligjore dhe nenligjore. Po keshtu Ministria e
Drejtesise eshte ne proces te marrjes nen administrim te
institucioneve te paraburgimit. Gjate
viteve te fundit ka patur nisma per kualifikimin e punonjesve te
policise po keto kane qene sporadike. Megjithese ka disa
struktura qe operojne ne drejtim te mbrojtjes se femijeve ne
Shqiperi, sistemi i referimit te rasteve mungon, per shkak te
mungeses te rregullave te brendshme te institucioneve.
Disa
nga problemet aktuale
me te cilat ballafaqohet sistemi i drejtesise per te miturit
jane:
1.
Mungesa
e infrastruktures per te miturit :
Ne
Drejtorite e Qarqeve te Policise nuk ka struktura te
pershtatshme per femijet. Kjo perfshin mungesen e dhoma te
pershtatshme per pyetjen e femijeve, te cilet aktualisht pyetet
ne dhomen e pritjeve, nuk ka persona te specializuara prane
strukturave per pyetjen dhe trajtimin e femijeve, mungon
sherbimi i punonjesit social/psikologut. Ky sherbim ofrohet
vetem ne Tirane, Shkoder dhe Korce nga OJF-te lokale te cilat
kane marreveshje bashkepunimi me Drejtorite e Policise.
Mungojne
seksione per te miturit prane Drejtorive te Policise se Qarqeve.
Drejtorite
e Policise nuk kane fond per sherbimin e avokateve mbrojtes
falas dhe kjo sjell pengesa per sigurimin e tyre per te miturit
qe nuk kane mundesi financiare per ta perballuar kete sherbim.
Mungesa
e institucioneve per femijet nen 14 vjec qe jane ne konflikt me
ligjin ka sjelle probleme per Policine e Shtetit pasi jane
identifikuar shume femije te kesaj grup moshe me nje numer te
madh precedentesh penal te cilet lihen ne gjendje te lire.
2.
Kuadri
ligjor :
Ne
kuadrin ligjor mungon cilesimi se ne cilin moment fillon e
drejta per personat e shoqeruar per te patur akses nga avokatet
mbrojtes. Ky moment mungon qofte te K.Pr. Penale ashtu edhe ne
Ligjin Per Policine dhe rregulloret e brendshme.
Punonjesit
e policise, nen presionin per te zgjidhur ceshtjet ne fjale,
ushtrojne presion tek te shoqeruarit duke shkelur te drejten e
ketyre te fundit per te heshtur.
Mungesa
e sherbimit te psikologut/punonjesit social ne dhoma e
shoqerimit dhe paraburgimit perben nje shkelje dhe pengese per
zhvillimin e « drejtesise per te miturit » dhe
promovimin e mireqenien e femijes.
Mungon
nje status i mirepercaktuar i punonjesit social/psikologut; roli
i tyre eshte qe te krijoj nje ambjent te pershtatshem per
femijen dhe ata nuk mund te kerkohet qe te deshmojne ose te
pyeten ne lidhje me informacionin konfidencial qe ka marre nga
te miturit.
Po
keshtu, mungojne specifikime ne kuadrin ligjor mbi sherbimin
ligjor falas, deri ne cilen shkalle te procesit do te shtrihet,
monitorimi i cilesise te sherbimit etj.
Mungojne rregullore dhe akte nenligjore per te rregulluar
marredheniet ndermjet Policise se Shtetit dhe pushtetin lokal,
zyres se gjendjes civile dhe sherbime per femijet. Kjo sjell
pengesa ne funksionimin e sistemit te referimit.
3.
Kapacitetet
profesionale :
Punonjesit e policise kane mungesa profesionale per trajtimin e
femijeve dhe kjo ka sjelle shkeljen e te drejtave te femijeve
nga ana e tyre.
Sugjerimet
e shtruara per permiresimin e pengesave aktuale:
1.
Mungesa
e infrastruktures per te miturit:
Te
pershpejtohet procedura per kalimin e dhomave te paraburgimit
nen administrimin e Ministrise se Drejtesise dhe Avokati i
Popullit duhet te ushtroj presion per te pershpejtuar keto
procedura.
Krijimi
i ambjenteve miqesore per femijet ne Komisariate dhe dhomat e
paraburgimit.
Te
hapen sektoret per te miturit prane Drejtorive te Qarqeve te
Policise.
Te
ngrihen institucione per rehabilitimin e femijeve nen 14 vjec ne
konflikt me ligjin.
2.
Kuadri
ligjor :
Te
pergatitet akte nenligjore te cilat te rregullojne dhe
saktesojne momentin qe i lind e drejta e personit te shoqeruar
per tu takuar me avokatin mbrojtes.
Te
advokohet per te celur nje fond prane Drejtorive te Qarqeve te
Policise per te paguar sherbimin e avokatit mbrojtes falas.
Duhet
te pergatitet nje akt nenligjor/rregullore qe perfshin sherbimin
psikologjik(pranine e psikologut/punonesit social) per te
miturit. Ky
akt nenligjor duhet te reflektoje problemet ligjore te siper
permendura.
3.
Kapacitetet
profesionale :
Te identifikohen punonjesit e policise te cilet do te merren me
te miturit dhe te
kualifikohen mbi teknikat e intervistimit dhe trajtimit te te
miturve.
Te
pakten nje nga tre edukatoret e institucioneve te paraburgimit
duhet te jete psikolog/punonjes social.
|