Tiranė,
mė 25/06/2004
FJALA
E AVOKATIT TE POPULLIT, Z. ERMIR DOBJANI, NE KONFERENCEN E 3-TE
KOMBETARE ME TEME "BESIMI PUBLIK - SFIDE PER POLICINE"
-
Organizuar nga Instituti per
Demokraci dhe Ndermjetesim ne bashkepunim me Ministrine e Rendit
Publik dhe Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit -
Tė
nderuar pjesėmarrės.
Tema
qe po diskutohet ne kete konference eshte e gjetur dhe meriton
perkushtim nga te gjithe diskutantet dhe veēanerisht nga vete
punonjesit e policise te te gjitha roleve. Pėrgėzoj Institutin
pėr Demokraci dhe Ndėrmjetėsim pėr kėtė konferencė dhe
vlerėsoj aktivitetin e tij nė kėtė fushė.
Bashkepunimi
dhe vendosja e marredhenieve te mirebesimit me publikun eshte
nje detyre ligjore e Policise (e parashikuar ne nenin 57 te
ligjit nr. 8555, date 25.11.1999 Per Policine e Shtetit).
Bashkepunimi dhe keto marredhenie mund te jene efikase ne
realizimin e misionit te saj ligjor, vetem neqoftese policia do
te jete e besueshme ne publik dhe nga publiku.
Besimi
publik vendoset vetem duke zbatuar ligjet, duke bere pune me
perkushtim, me korrektese, me ndershmeri e thjeshtesi ne detyre
nga punonjesit e policise.
Ndoshta
per ndonje mund te tingelloje e vjeter shprehja se suksesi i
organeve te rendit qendron tek mbeshtetja dhe lidhja e tyre me
popullin. Kemi mendimin se kjo shprehje apo ky parim pune ka
vlera aktuale, sepse komuniteti eshte shume here me i madh se sa
numri i policeve.
Ne
kushtet kur mprehtesia e kriminalitetit per disa figura te
veprave penale eshte rritur, kur ka elemente apo ka filluar
krimi i organizuar dhe kur ka vrases me pagese, besimi publik i
Policise ngelet nje sfide e saj. Per ta realizuar kete sfide,
ajo duhet te punoje shume e me kujdes.
Shume
nga krimet behen ne publik dhe hapur dhe te tjera krime behen te
kamufluara. Qytetare te shumte per shkaqe e rrethana te ndryshme
mesojne fakte e informacione, te cilat nuk mund ti thone
gjithmone hapur. Kjo heshtje vjen nga shkaqe te ndryshme, midis
te cilave si me te rendesishmen mund te permendim edhe faktin se
qytetaret nuk e kane krijuar besimin tek policia ne teresi dhe
tek punonjesit e policise qe sherbejne ne zonen e tyre ne veēanti.
Kuptohet se nje qytetar i ndershem nuk do te bashkepunoje me
policine kur shikon se policet me uniforme hane e pine me
persona problematike ne komunitet apo kur me pas personat e
kallezuar hakmerren ndaj tyre.
Nga
ankesat e qytetareve te ndryshem te ardhura tek Avokati i
Popullit per shkelje te te drejtave te tyre ligjore nga
punonjesit e policise shprehet humbja e besimit te ankuesve tek
Policia. Disa nga veprimet e punonjesve te policise qe sjellin
humbjen e besimit publik te saj mund te permendim:
-
Veprimet korruptive, marje mite, ne kembim te berjes se
leshimeve ne kundershtim me ligjin.
-
Kontrollet e paligjeshme te banesave, te lokaleve te qytetareve
apo edhe kontrolli fizik i tyre padrejtesisht.
-
Keqtrajtimet e qytetareve ne ambjentet e policise dhe perdorimi
i dhunes ose edhe i forces pa qene kushtet ligjore. Por ka edhe
me keq, ka edhe raste keqtrajtimi te qytetareve, te cilet i kane
shkuar ne ndihme policise.
-
Shoqerime ne polici pa qene shkaqet ligjore.
-
Bllokimi i automjeteve ose i sendeve te ndryshme te qytetareve,
pa
shkaqe ligjore dhe pa mbajtur dokumentacion perkates.
-
Mosmbajtja apo mosndjekja e kallezimeve, ankesave apo kerkesave
te qytetareve.
-
Moslejimi ne polici i avokateve per mbrojtjen e personave te
arrestuar, ndaluar apo shoqeruar.
- Mosshperblimi
apo mosdemshperblimi material e financiar i qytetareve,
te cilet duke e ndihmuar apo u vene ne sherbim te Policise jane
demtuar dhe nuk jane trajtuar prej saj ne menyre ligjore. Disa
nga kėto veprime ose mosveprime i pėrmendi edhe Ministri i
Rendit nė fjalėn e tij.
Per
shkeljet e permendura me siper, nga ana jone eshte nderhyre rast
pas rasti duke bere rekomandime perkatese, te cilat ne shumicen
e rasteve jane pranuar, duke rivendosur ne vend te drejtat e
shkelura. Ne disa raste ndaj autoreve te shkeljeve eshte kerkuar
dhenia e masave disiplinore. Kur shkeljet e kryera kane qene te
renda dhe permbajne elemente te figurave te veprave penale i
eshte rekomanduar organit te prokurorise fillimi i ndjekjes
penale ndaj autoreve perkates. Megjithate ka edhe raste te tjera
qe ka patur zvarritje per zbatimin e rekomandimeve te Avokatit
te Popullit si nga Drejtorite e Policise ne Qarqe, nga Drejtoria
e Pergjithshme e Policise dhe nga Ministria e Rendit Publik.
Natyrisht Policia Shqiptare ka bėrė hapa pozitiv dhe ka edhe
mjaft arritje. Por edhe tė metat do ti themi.
Shkelja
e te drejtave dhe lirive themelore te shtetasve nga punonjes te
veēante policie, humb besimin e te demtuareve tek punonjesi i
policise qe kryen shkeljen. Ndersa ne rastet kur ndaj ketyre
shkeljeve ligjore, qendrohet indiferent apo nuk reagohet nga
instancat eprore te policise, atehere humbja e besimit rritet,
jo vetem tek personi i demtuar, por edhe me gjere, tek personat
qe kane dijeni per shkeljen konkrete. Por ne keto raste humbja e
besimit rritet jo me vetem ndaj atij punonjesi policie qe ka
bere shkeljen, por edhe ndaj eproreve te tij, pra humbet besimi
edhe tek institucioni i Policise ne teresi. E kunderta ndodh ne
rastet kur ndaj shkeljes se kryer mbahet qendrim ligjor dhe
objektiv nga instancat eprore, rritet besimi i te demtuarit dhe
publikut ne teresi, pavaresisht nga shkelja e bere.
Humbja
e besimit te publikut ndodh edhe kur publiku shikon dhe degjon,
se figura te rendesishme te Policise se Shtetit, si drejtore apo
shefa komisariati ēdo dite shkarkohen nga detyra, perjashtohen
nga Policia apo kallzohen per ndjekje penale ne emer te luftes
kunder korrupsionit apo reformave brenda rendit. Avokati i
Popullit nuk i merr dhe nuk do ti marre ne mbrojtje keta
elemente. Veēse nuk mund te mos konstatojme se keto veprime
behen pa transparence dhe jo gjithmone ne perputhje me proēedurat
ligjore dhe standartet themelore te respektimit te te drejtave
te njeriut, ku me primari eshte ai, qe personit te akuzuar duhet
me pare ti behen te njohura akuzat dhe shkeljet dhe te
degjohet para se ti komunikohet masa disiplinore. Edhe
shkarkimet nga detyra te drejtuesve te Policise pa mbushur
gjashte muaj ne vendin e punes nuk mund te ndikojne ne rritjen e
besimit publik. Edhe ne se ato behen te drejta per shkak te
shkeljeve ligjore apo te Kodit Etik, perseri ka vend per
kritika, sepse personat e tille nuk jane studjuar mire para
emerimit ne detyre. Gjithashtu, kjo eshte edhe nje tregues i
faktit se emerimet ne detyra te punonjesve te policise nuk behen
gjithmone mbi baze te kritereve ligjore, profesionale e morale
njekohesisht. Kur shpreh kėto mendime, kam parasysh veprimtarinė
rreth 5 vjeēare dhe jo vetėm atė tė vitit tė fundit.
Po
keshtu si rrjedhoje, kreret e Policise nuk ka pse te revoltohen
pastaj kur punonjesit e Policise perdorin te drejten e fjales se
lire dhe shprehen ne media per punen e tyre dhe masat e marra.
Ministria e Rendit Publik nuk mund te mbaje ne fuqi urdherin qe
punonjesit e policise te mos shprehen ne Media per te mbrojtur
te drejtat e tyre.
Edhe
e drejta per tu organizuar ne sindikata per policet shqiptare
eshte nje e drejte e ligjshme, e njohur nga Kushtetuta jone e
konkretisht nga neni 50 i saj, ku thuhet se: Te punesuarit
kane te drejte te bashkohen lirisht ne organizata sindikale per
mbrojtjen e intersave te tyre te punes, si dhe nga
konventat nderkombetare. Por eshte e rendesishme te theksojme
edhe faktin se ligji Per Policine e Shtetit nuk e ndalon
kete te drejte. Policia e Shtetit ka treguar me raste konkrete
qe di te qendroje larg politikes, prandaj frika e
instrumentalizimit te sindikates se policise nga politika besoj
se nuk qendron.
Ju
faleminderit per vemendjen,
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI
|