|
I nderuar Shkelqesia Juaj, Z. President i Republikes!
Zj. Kryetare e Kuvendit dhe Z. Kryeministėr!
I nderuar Z. Kryetar i Gjykates Kushtetuese!
Te nderuar kolege, gjyqtare, miq e te ftuar!
Nepermjet
ketij mesazhi pershendetes me rastin e 15 vjetorit te krijimit
te Gjykates Kushtetuese, ndjehem i privilegjuar te shpreh disa
konsiderata dhe vleresime te veēanta. Mė lejoni tju kujtoj
gjithė tė tė pranishmėve se nė diskutimet dhe leksionet
tona si pedagogė tė Fakultetit tė Drejtėsisė, nė parantezė,
mjaft nga kolegėt e mi pedagogė nė atė kohė kanė qėnė
ose janė anėtarė tė Gjykatės Kushtetuese, por dhe pėr tė
gjithė komunitetin e juristėve nė fund tė viteve 80 dhe nė
fillimin e viteve 90, ishte themelore, si garanci e njė shteti
tė bazuar nė sistemin demokratik, krijimi dhe funksionimi i njė
Gjykate Kushtetuese nė Shqipėri. Nė atė kohė e shihnim si
ėndėrr Gjykatėn Kushtetuese. Por ajo ėndėrr u bė realitet
shpejt, nė vitin 1992.
Tashmė,
me cilesine e Avokatit te Popullit kam kenaqesine te konstatoj
se qe nga viti 1992, tani pas 15 vitesh, Gjykata Kushtetuese ka
arritur te permbushe me kurajo, pergjegjesi dhe profesionalizem
misionin e saj kryesor tė garantit te Kushtetutes se Republikes
se Shqiperise.
Por
kjo Gjykate, njė rol kyē ka luajtur jo vetėm pėr garantimin
e parimeve kushtetuese tė ndėrtimit dhe funksionimit tė
shtetit tė sė drejtės, por dhe pėr mbrojtjen e te drejtave
dhe lirive themelore te njeriut, duke arritur krahas te tjerash,
qe individi nė Shqipėri tė gjejė mbrojtje tė lirive dhe tė
tė drejtave tė tij nė pėrputhje me standartet nderkombetare
tė gjithėpranuara.
Kėto
janė konstatime qe gjejnė mbeshtetje ne jurisprudencen e
Gjykatės Kushtetuese dhe qė u evidentuan edhe nga parafolėsit.
Nje
performance te vlerėsuar pozitivisht Gjykata Kushtetuese ka
shprehur edhe per kerkesat qe ka shqyrtuar te paraqitura nga
Institucioni i pavarur kushtetues i Avokatit te Popullit. Qė
nga viti 2000 Avokati i Popullit ka bėrė gjithsej 9 kėrkesa,
nga tė cilat 7 pėr tė mbrojtur interesat e individėve qė
kanė paraqitur ankesė pranė tij. Kurse 2 kėrkesa kanė qenė
pėr tė mbrojtur interesat e institucionit tė Avokatit tė
Popullit. Gjithsej jane pranuar 4 kerkesa. Por ne pershendesim
ne veēanti vendimin e fundit te dates 15 Nentor 2007 te kesaj
gjykate qe legjitimoi perfundimisht Avokatin e Popullit per te
kerkuar ne Gjykaten Kushtetuese shfuqizimin e ligjeve qe shkelin
te drejtat e njeriut.
Ne
axhenden e rezultateve te Avokatit te Popullit ne marredhenie me
kete organ, nje vend te veēante zene vendimet pozitive te
Gjykates Kushtetuese per ēeshtjet e prones, pėr garantimin e
pavaresise se institucioneve te pavarura kushtetuese si dhe tė
mbrojtjes se kategorive te veēanta te nepunesve publike nga
diskriminimi etj.
Keshtu,
qe ne vitin 2000, kur sapo kishte nisur veprimtarinė e tij nė
Shqipėri, Avokati i Popullit kerkoi nga Gjykata Kushtetuese
shfuqizimin si antikushtetues te vendimeve te Qeverise qe
caktonin ēmimin e truallit per objektet qe privatizoheshin,
duke shkelur te drejtat e ish pronareve. Vendimi qe dha Gjykata
Kushtetuese nė vitin 2001 pėr kėtė kėrkesė vendosi
standartin ne favor te ish pronareve qe, ēmimi i truallit
gjithmone do te caktohet ne varesi te kerkeses dhe ofertes ne
kohen qe behet privatizimi ose kompesimi. Ky standart pozitiv pėr
ish pronarėt u perfshi me vone ne ndryshimet e ligjeve qe u
miratuan ne vitin 2004 dhe 2006 per kthimin dhe kompesimin e
pronave ish pronareve.
Po
keshtu nė vitin 2006, me kerkese te Avokatit te Popullit dhe dy
organizatave joqeveritare u shfuqizuan tre vendime te Qeverise
qe shkelnin te drejtat e nepunesve civile. Gjithashtu, vendimi i
Gjykates Kushtetuese ne vitin 2007 nė lidhje me kerkesen e bere
nga Avokati i Popullit bashkė me Kontrollin e Larte te Shtetit
kunder ligjit per pagat dhe strukturat e institucioneve te
pavarura forcoi me tej pavaresine e tė gjithe institucioneve te
pavarura kushtetuese ndaj ēdo nderhyrje te padrejte te
ekzekutivit ne veprimtarine e tyre.
Kam
besimin se ky bashkepunim
i sukseshem do te vijoje edhe ne te ardhmen, pasi sfidat e medha
qe na presin diktojne me shume pune dhe perpjekje ne ēeshtjet e
themelore te te drejtave te njeriut.
Duke
ju pershendetur edhe nje here me rastin e ketij pervjetori, me
lejoni tju pergezoj per punen tuaj dhe tju uroj suksese te
metejshme ne te ardhmen, nė favor tė thellimit tė demokracisė
nė Shqipėri dhe tė realizimit tė standarteve mė tė pėrparuara
pėr tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut.
Ju
faleminderit pėr vėmendjen.
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|