|
Te
nderuar pjesemarres,
Te
nderuar zoterinj gjyqtare,
Gjej
rastin tju falenderoj per pjesemarrjen tuaj ne kete Tryeze te
Rrumbullaket, nga e cila bashke me Qendren e Sherbimeve Ligjore
te Integruara, lanēojme
analizėn studimore me temė Legjislacioni Shqiptar dhe
Konventa e tė Drejtave tė Fėmijėve.
Gjate
viteve te fundit, legjislacioni Shqiptar per te drejtat e
femijeve eshte permiresuar ndjeshem, duke reflektuar te drejtat
e parashikuara ne Konventen per te Drejtat e Femijeve. Kjo
pasqyrohet edhe ne nenin 54 te Kushtetutes se Shqiperise, i cili
parashikon se femijet gezojne mbrojtje te vecante nga
shteti. Megjithate, gjate trajtimit te rasteve, Institucioni
i Avokatit te Popullit eshte ballafaquar me disa mangesi ne
drejtim te akteve ligjore, praktikave dhe politikave qe
aplikohen nga institucionet shteterore.
Sa
me siper eshte nje arsye me shume, qe ne te pershendesim dhe
solidarizohemi edhe me perpjekjet korrente qe Legjislativi
shqiptar po ben, ne kuadrin e miratimit te pritshem te Kodit te
ri per te Drejtat e Femijeve.
Adresimi
i problematikes se te drejtave te femijeve, per secilin nga ne,
qofte individualisht, qofte institucionalisht, vazhdimisht na ka
perballur me nje mendesi te formesuar nder shekuj, e cila e ka
legjitimuar deri diku dhunen ndaj individit femije, duke i
rezervuar drurit, paradoksalisht, nje permbajtje
parajsore. Per fat te keq, ky stereotip vazhdon ende, sa here qe
ne na bie te ndeshemi me individin femije, jo si pale e trete
asnjanese, por si pala tjeter, pra kur jemi vete perballe
pales-femije, e cila me takt ose pa takt, na kerkon ta
respektojme dhe ti plotesojme kerkesat, qofte edhe duke na
vene ne pozite te veshtire, pra pikerisht atehere, kur na duket
se na preken interesat tona. E pra, eshte saktesisht ky moment,
i cili tregon se sa ne jemi te ndergjegjesuar per ta trajtuar
femijen jo si prone, por si subjekt te drejtash te
patjetersueshme, te cilat ne jemi te detyruar qofte moralisht,
qofte ligjerisht, tia plotesojme.
Ta
themi hapur, studimet tregojne se kush me shume, kush me pak, te
gjithe jemi ende te paēliruar nga mendesia patriarkale e te
trajtuarit te te drejtave te femijes, sikur keto te jene ne
varesi te humorit tone, nderkohe qe vete, nuk leme rast pa
shfrytezuar per te kerkuar te realizojme, qofte edhe ato te
drejta qe nuk eshte e thene te na takojne. Pa u hyre ne pjese
sociologeve, do te thoja se edhe ne momentin, kur dikujt i themi
mos u bej si femije, shprehim nje domethenie te kundert me
ate qe, ndoshta, do te duhej te permbante kjo sentence.
Nderkohe, secili nga ne, pertej naivizmit moshor, duhet te
shikoje dhe kuptoje se eshte pikerisht mohimi i te drejtave
natyrore te femijeve, ai faktor qe kushtezon edhe nderyrjen
pozitive te shtetit per te na detyruar ne te rriturit te bejme
thjesht detyren, dhe aspak ta konsiderojme kete sikur ofrojme
privilegje. Ne kete kuptim, si Avokat i Popullit, por edhe si
prind, une mirepres miratimin e te gjitha atyre dispozitave
ndeshkuese per ne te rriturit, kudo qofshim, te cilat do te na
detyronin te jemi me te kujdesshem , me respektues, mbi te
gjitha, me te edukuar dhe qyteteruar, jo vetem kur flasim ne
evenimente si ky i sotmi, por pikerisht kur pa dashje mbledhim
buzet perballe nje angazhimi per te plotesuar kerkesat e te
miturve.
Te
nderuar pjesemarres,
Institucioni
i Avokatit te Popullit i ka kushtuar nje prioritet te veēante
te drejtave te femijeve ne Shqiperi dhe ne
menyre te vazhdueshme ka bere rekomandime per permiresimin e
legjislacionit per femijet.
Ne Prill tė vitit 2004 u krijua edhe Nėnseksioni pėr tė
Drejtat e Fėmijėve, mbi bazen e njė marrėveshjeje me SIDA-n,
ndermjetesuar nga Save the Children nė Shqipėri. Mandati i
Nenseksionit ėshtė tė shėrbejė si avokat, si katalizator
dhe si njė organ monitorues i tė drejtave tė fėmijėve sipas
Konventės tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri. Ky
nenseksion punon pėr tė larguar pengesat e zbatimit tė
konventave ndėrkombėtare tė ratifikuara nga Shqipėria, si
dhe pėr tė ndėrgjegjėsuar popullsinė mbi rėndėsinė e
mbrojtjes tė drejtave tė fėmijėve.
Te
gjithe jemi te ndergjegjshem se te drejtat e femijeve, si te
drejta themelore te njeriut, per vete veēorine e tyre, kerkojne
politika te integruara dhe nje angazhim jo vetem shteteror, por
do te thoja mbareshoqeror. Nje gje eshte e sigurte: sado te
perpiqemi dhe sado zhurme te bejme, sado ligje dhe kode te
miratojme dhe sado masa ndeshkuese te marrim, sado para te
investojme dhe sado vatra rehabilitimi te ndertojme, gjithmone
do te kete nje dore te njome qe zgjatet per tu kapur,
gjithmone do te kete dy sy qe lusim pafajesisht, nje koke qe
kerkon te perkedhelet, nje zemer qe jep dhe kerkon dashuri pa
kushte. Femija permban ne vetvete stacionin e pare dhe te fundit
te katharsisit tone moral.
Faleminderit
dhe suksese bashkarisht!
|