Aktivitete tė ndryshme

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 24/11/2005

 

AVOKATI I POPULLIT NE BASHKEPUNIM ME PREZENCEN E OSBE-se NE TIRANE ORGANIZOI TRYEZEN E RRUMBULLAKET ME TEME:

  

"AKSESI I AVOKATIT TE POPULLIT NDAJ VENDIMEVE GJYQESORE TE FORMES SE PRERE" 

 

 

 

Me 23 Nentor 2005, Institucioni i Avokatit te Popullit ne bashkepunim me Prezencen e OSBE-se ne Tirane dhe pjesemarrjen e Zyres se Komisionerit per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut, Poloni organizoi tryezen e rrumbullaket me objekt diskutimi: “Aksesi i Avokatit te Popullit ndaj vendimeve gjyqesore te formes se prere”.

          Qellimi i kesaj tryeze ishte diskutimi per plotesimet qe nevojiten tė bėhen ne Kodin e Proēedures Penale dhe ne Kodin e Proēedures Civile, si rrjedhoje e ndryshimeve te fundit ne nenin 25 te Ligjit nr.9398 date 12.05.2005, “Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8454 date 4.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”. Ne paragrafin e fundit te nenit 25, thuhet shprehimisht se:

          “Avokati i Popullit pranon ankesa, kerkesa ose njoftime per shkelje te te drejtave te njeriut, qe rrjedhin nga administrata e pushtetit gjyqesor, vendimet e formes se prere dhe proēedurat gjyqesore. Hetimi dhe kerkesa e Avokatit te Popullit nuk prekin pavaresine e gjykates ne marrjen e vendimeve”. Ndryshimi qėndron vetėm pėr faktin se tashmė Avokati i Popullit mund tė pranojė ankesa edhe pėr vendimet e formės sė prerė, sepse pėr ēėshtjet e tjera kjo dispozitė nuk ka ndryshuar. Ndryshimet janė bėrė duke patur parasysh pėrvojėn dhe ligjin polak, qė i jep mjaft akses Ombudsmanit edhe mbi gjykatat dhe vendimet gjyqėsore.

          Diskutimi ne kete tryeze u planifikua me pjesemarrjen e nje grupi deputetesh, anetare te Komisionit te Ligjeve ne Kuvend, Kryetarit dhe disa gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese dhe tė Gjykatės sė Lartė, perfaqesuesve te Keshillit te Larte te Drejtesise, tė Ministrisė sė Drejtėsisė dhe tė organit te prokurorise, pedagogeve te Fakultetit Juridik, Tirane, avokateve private, perfaqesueseve te Komitetit Shqiptar te Helsinkit si dhe te vete zyres se Avokatit te Popullit. Pėr fat tė keq nga Gjykata e Lartė dhe Ministria e Drejtėsisė nuk pati pėrfaqėsues.

Avokati i Popullit te Shqiperise, beri prezantimin e ndryshimeve te fundit ligjore dhe perspektiven qe ato hapin per veprimtarine e Avokatit te Popullit ne trajtimin e ankesave te qytetareve ne kete fushe.

Faktikisht, Zyra e Avokatit te Popullit ka patur dhe ka edhe mjaft ankesa per vendime gjyqesore te formes se prere, por deri tani nuk mund te nderhyje ne keto raste. Ndryshimet e fundit te ligjit “Per Avokatin e Popullit”, miratuar nga Parlamenti me 12 Maj 2005, e parashikojne edhe trajtimin e ketyre ankesave, por pa percaktuar rastet dhe mjetet e nderhyrjes se Avokatit te Popullit. Kjo duhet te mundesohet duke bere ndryshimet perkatese ne Kodin e Procedures Penale dhe Kodin e Procedures Civile, si rruga e duhur ligjore qe do te mundesonte me tej trajtimin ligjor te ankesave te qytetareve kunder vendimeve gjyqesore te formes se prere.

          Thelbi i diskutimeve te pjesmarresve u perqendrua ne dy momente kryesore:

1.     Domosdoshmeria e plotesimeve ne Kodin e Proēedures Penale dhe ne Kodin e Proēedures Civile, ne baze te percaktimit te bere ne paragrafin e fundit te nenit 25 te sipercituar. Kjo domosdoshmeri eshte konceptuar si kerkese teknike ligjore per specifikimin dhe plotesimin konkret te kuadrit te kompetencave qe Avokatit te Popullit i jane dhene tashme me ligj. Gjithashtu nga diskutimet eshte nxjerre si konkluzion edhe perfundimi se rritja e kompetencave edhe ne kete drejtim per Institucionin e Avokatit te Popullit, eshte tregues dhe kerkese e nje shoqerie dhe qeverisje demokratike te zhvilluar, pėr tė rritur kontrollin e ndėrsjelltė ndėrmjet veprimtarisė sė institucioneve qė garantojnė tė drejtat e njeriut.

2.     Plotesimi konkret ne formulim i ligjeve, perkatesisht i neneve 438, 449 dhe 451 te Kodit te Proēedures Penale dhe nenit 494 te Kodit te Proēedures Civile.

Ne fokusin e ketyre diskutimeve ishte projekti per mjetet dhe menyren e reagimit te Avokatit i Popullit ndaj vendimeve gjyqesore te formes se prere, gjithmone kuptuar kjo si nje kompetence per te ushtruar te drejten e paraqitjes se kerkeses per rishikim te ketyre vendimeve ne Gjykaten e Larte, si nje nga mjetet e jashtezakonshme qe ligji u njeh subjekteve perkatese ne keto raste.

Sipas plotesimeve te propozuara nga ana e eksperteve te Avokatit te Popullit ne kete tryeze, eshte qe Avokati i Popullit te futet ne subjektet qe kane te drejte te kerkojne rishikim te vendimeve gjyqesore te formes se prere; kėrkesa per njesim ose ndryshim te praktikes gjyqesore nga ana e gjykatave, si dhe rishikimi i qendrimit te Kolegjeve te Bashkuara ne Gjykaten e Larte lidhur me vendimet unifikuese. Gjithmone behet fjale qe Avokati i Popullit do te beje kerkesa per rishikim te vendimeve gjyqesore te formes se prere ne rastet kur sita e kontrollit gjyqesor ka lejuar te rrjedhin edhe gabime gjyqesore, per te cilat nuk ka mjet tjeter korrigjimi.

Nga ana e deputeteve te ftuar ne kete tryeze, plotesimet e Kodit te Proēedures Penale dhe Kodit te Proēedures Civile, te propozuara per diskutim, u vleresuan si nje tejkalim i objektit te punes se Institucionit te Avokatit te Popullit, apo si nje e drejte ekskluzive e vete individeve qe nuk mund t’i njihet si e tille ketij institucioni, pra mbajten qendrim negativ ndaj propozimeve tona. Ne nuk kemi te drejte, dhe as qe i kritikojme per mendimet e tyre individuale qe shprehen qysh ne fillim te takimit, pa degjuar te pakten me pare se cila ishte pervoja polake.

Por ky qendrim i tyre nga ana e pjesmarresve te tjere ne tryeze, eshte cilesuar subjektiv, jo i mbeshtetur ne ligje dhe i paragjykuar. Nje qartesim te domosdoshmerise te ketyre plotesimeve kane dhene referatet e zv. Ombudsmanit te Polonise z.Swiatkiewicz, si dhe te Kryetarit te Kolegjit Penal ne Gjykaten e Larte, ne Poloni, z.Paprzycki. Te dy ata theksuan nevojen per te pajisur Ombudsmanin me kompetence per ankimim (rishikim) ne Gjykaten e Larte te vendimeve gjyqesore te formes se prere, gjithmone duke e lene ne ēmimin e gjykates menyren se si do ta beje kete, perfshire edhe refuzimin, pra nuk ka prekje te pavaresise se gjyqesorit. Pervoja polake sipas tyre ka treguar se nuk ka asnje perplasje te pushteteve, se nuk mund as te supozohet ndonje keqperdorim i kesaj te drejte nga ana e Ombudsmanit, veēse rrit shkallen e kontrollit mbi drejtesine e vendimeve dhe garancite per mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

Veē domosdoshmerise teknike ligjore per plotesimet ne Kodin e Proēedures Penale dhe Kodin e Proēedures Civile, nga ana e pjesemarresve te tjere, dhenia e kesaj kompetence Avokatit te Popullit eshte pare si nevoje edhe per arsye te tjera. Nga keto arsye mund te permendim:

1.     Faktin se pushteti gjyqesor ne Shqiperi, aktualisht shpesh i akuzuar publikisht si i korruptuar, nuk vuan nga pavaresia ne marrjen e vendimeve, por nga “pavaresia” ndaj ligjit.

2.     Ka shume ankesa nga individe te ndryshem ndaj vendimeve gjyqesore, veēanerisht ndaj atyre qe kane marre forme te prere, fakt ky i evidentuar edhe ne vete punen e institucionit tone. Ēėshtja eshte se tek ne nuk parashikohet me ligj pjesėmarrja e avokatit tė viktimės nė gjyqin penal, gjė qė krijon mundėsira qė tė akuzuarit pėr vrasje apo trafikim tė qėnieve njerėzore tė shpėtojnė nga ndėshkimi. Viktimat nuk mund tė ankimojnė vendimet pėr pafajėsi, apo dėnime tė buta, sepse kėto janė tė drejta ekskluzive tė prokurorit. Kėshtu qė ato shpesh here i drejtohen pėr ndihmė Avokatit tė Popullit, i cili deri tashmė nuk mund t’i ndihmojė.

Konkluzioni i nxjerre ne kete tryeze eshte se aksesi i Avokatit te Popullit mbi vendimet gjyqesore, thjesht rrit garancite per mbrojtjen e te drejtave te qytetareve, transparencen e gjyqesorit si dhe pjesemarrjen e publikut ne dhenien e drejtesise nga ana e gjykates. Ky perfundim eshte nenvizuar vazhdimisht edhe ne konferencat gjyqesore, kur eshte diskutuar per nje pavaresi me te madhe te gjyqesorit nga politika si dhe nga format e presionit korruptiv, dhe si i tille, nuk cenon aspak pavaresine e gjyqesorit, perkundrazi ndihmon punen e tij.

Kjo tryeze mund te cilesohet si fillimi i nje diskutimi, i cili mund te perfshije edhe aktore te tjere ne tryeza te ngjashme qe mund te mbahen per kete qellim, perfshire edhe parlamentaret, te cileve do t’ju shpjegojme me durim se Institucioni i Avokatit te Popullit eshte nje krah i zgjatur i Parlamentit per te ushtruar kontroll mbi menyren dhe format e qeverisjes se vendit. Gjithsesi eshte e qarte se sipas nenit 81 te Kushtetutes jane Keshilli i Ministrave apo deputetet ata qe kane te drejte dhe duhet te propozojne ligjet perkatese qe ne te zbatojme te drejten qe tashme na eshte dhene per te pritur dhe reaguar ndaj vendimeve gjyqesore te formes se prere.

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit