|
Fjala e Avokatit tė
Popullit nė Konferencėn e organizuar nga Komisioni Europian
dhe Ombudsmani i Maqedonisė nė Shkup mė
20-21 nėntor 2006
Tė nderuar zotėrinj
organizatorė
Tė nderuar kolegė
Sė pari, mė lejoni tė falenderoj organizatorėt e kėsaj
Konference pėr ftesėn qė na kanė bėrė pėr tė marrė pjesė
nė kėtė Konferencė tė rėndėsishme pėr punėn e
Ombudsmanit.
Sė dyti, tju falenderoj pėr mundėsinė qė mė
jepet pėr tė folur pėrpara kėsaj audience tė nderuar mbi
veprimtarinė e Avokatit tė Popullit nė Republikėn e Shqipėrisė
nė njė aspekt shumė tė rėndėsishėm, siē janė marrėdhėniet
e tij me Kuvendin (Parlamentin) e Shqipėrisė.
Tashmė dihet se Avokati i Popullit nė Shqipėri
funksionon prej 7 vitesh, qė nga viti 2000. Institucioni ynė
parashikohet nga Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė, e
cila nė 5 nene tė saj ka pėrcaktuar tė drejtat dhe detyrat e
Institucionit, statusin e tij si dhe detyrimet qė kanė
institucionet e tjera shqiptare nė marrėdhėnie me Avokatin e
Popullit. Qysh nga krijimi i institucionit tonė e nė vazhdimėsi
ne e kemi ndier realisht kujdesin e Parlamentit tonė pėr
ngritjen, forcimin dhe konsolidimin e veprimtarisė tonė. Kjo
sepse, siē ka thėnė kolegu ynė i nderuar, Ombudsmani i
Danimarkės, zoti Hans Gammeltoft Hansen Ombudsmani ėshtė
krahu i zgjatur i Parlamentit mbi Administratėn publike, me qėllim
qė gjatė zbatimit tė ligjit, ajo (administrata publike) tė
punojė qė tė arrihen qėllimet e ligjvėnėsit. Prandaj me
inisiativė tė grupeve tė deputetėve nė dy raste, nė fillim
nė vitin 2000 dhe mė pas, nė vitin 2005, janė bėrė dy
amendime tė ligjit nr.8454 datė 4 shkurt 1999 Pėr Avokatin
e Popullit. Kėto amendime kanė forcuar pavarėsinė e
institucionit si dhe kompetencat tona pėr kontrolle dhe
inspektime nėpėr burgje, vendet ku mbahen tė paraburgosurit,
fėmijėt, tė sėmurėt etj.
Avokati i Popullit ka vazhduar tė informojė herė pas
here me shkrim ose verbalisht Kryesinė e Kuvendit, apo dhe
komisionet parlamentare pėrkatėse pėr veprimtarinė e tij ose
ka bashkėvepruar me grupe deputetėsh pėr ēėshtje tė veēanta.
Kemi marrė pjesė nė diskutime tė projektligjeve tė
ndryshme, si dhe kemi dėrguar edhe rekomandime pėr ēėshtje tė
ndryshme, duke sugjeruar qė deputetėt nė komisionet
parlamentare jo vetėm tė informohen pėr veprimtarinė e
opinionet tona, por edhe qė tė ndėrmarrin inisiativėn
legjislative pėr ndryshimin dhe pėrmirėsimin e ligjeve, kur i
vlerėsojnė me vend Rekomandimet tona.
I.
Baza Kushtetuese dhe ligjore e marrėdhėnieve tė Avokatit tė
Popullit me Kuvendin (Parlamentin) e Republikės sė Shqipėrisė.
Marrėdhėniet, mbi bazėn e njė bashkėpunimi tė
ngushtė, ndėrmjet Parlamentit dhe Avokatit tė Popullit nė
Shqipėri janė institucionale dhe zhvillohen sipas pėrcaktimeve
qė ka bėrė Kushtetuta e vendit dhe legjislacioni Pėr
Avokatin e Popullit. Sipas neneve 60 deri 63 tė Kushtetutės
sonė Avokati i Popullit ėshtė i pavarur nė ushtrimin e
detyrės sė tij (n.60.2). Avokati i Popullit zgjidhet nga tri tė
pestat e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit pėr njė periudhė
prej 5 vjetėsh me tė drejtė rizgjedhje (n.61.1). Gjithashtu
ai mund tė shkarkohet me tri tė pestat e tė gjithė anėtarėve
tė Kuvendit (n.62.2). Neni 63 i Kushtetutės ka rėndėsi pėr
temėn qė po diskutojmė. Nė kėtė nen pėrcaktohet:
1.
Avokati i Popullit paraqet raport vjetor pėrpara
Kuvendit.
2.
Avokati i Popullit raporton pėrpara Kuvendit kur i kėrkohet
prej kėtij, si dhe mund ti kėrkojė Kuvendit tė dėgjohet
pėr ēėshtje qė ai i ēmon tė rėndėsishme.
3.
Avokati i Popullit ka tė drejtė tė bėjė rekomandime
dhe tė propozojė masa kur vėren shkelje tė tė drejtave dhe
lirive tė njeriut nga administrata publike.
4.
Organet dhe funksionarėt publikė janė tė detyruar
ti paraqesin Avokatit tė Popullit tė gjitha dokumentet dhe
informacionet e kėrkuara prej tij.
Ligji
nr.8454 datė 04.02.1999 Pėr Avokatin e Popullit i plotėsuar
me dy ligje tė mėvonshme nr.8600, datė 10.04.2000 dhe nr.9398
datė 12.05.2005 i ka detajuar mė me hollėsi kėto dispozita tė
Kushtetutės shqiptare. Kėshtu neni 24
i ligjit Pėr Avokatin e Popullit titullohet E
drejta e Avokatit tė Popullit pėr rekomandime legjislative
dhe pėrcaktohet si mė poshtė:
Kur
Avokati i Popullit vėren se ėshtė vetė pėrmbajtja e ligjit
ose e akteve tė tjera normative dhe jo zbatimi i tyre shkaku qė
krijon premisa pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut, tė
njohura nga Kushtetuta ose ligjet e tjera, ka tė drejtė: a.
tu rekomandojė organeve qė kanė tė drejtėn ligjvėnėse
tė bėjnė propozime pėr ndryshimin dhe pėrmirėsimin e
ligjeve;
Kurse
nė nenin 26 tė ligjit Pėr Avokatin e Popullit
Raportimi nė Kuvend parashikohet: Avokati
i Popullit paraqet nė Kuvend njė raport vjetor, i cili
diskutohet nė seance plenare. Njė kopje e kėtij raporti i dėrgohet
Presidentit tė Republikės dhe Kryetarit tė Kėshillit tė
Ministrave. Nė vijim nė nenin 27, Raportimet e veēanta
nė Kuvend thuhet: Pėrveē
raportimit nė kushtet e nenit 26, Avokati i Popullit mund tė
raportojė para Kuvendit me nismėn e tij ose me kėrkesėn me
shkrim tė Kryetarit tė Kuvendit ose tė njė grupi deputetėsh.
Kryetari i Kuvendit vlerėson nėse ky raportim do tė bėhet:
a.
nė seancė plenare;
b.
me shpėrndarje tė raportit;
c.
nė komisionet e pėrhershme tė Kuvendit;
Edhe
nė kėto raste, kopje tė kėtij raporti i dėrgohen
Presidentit tė Republikės, Kryetarit tė Kėshillit tė
Ministrave, si dhe organit mė tė lartė epror, vartėsit e tė
cilėve janė pėrmendur nė raport.
II.
Veprimtaria jonė praktike nė lidhje me amendimin e ligjeve nga
Parmaneti.
Gjatė veprimtarisė sonė rreth 7 vjeēare nė mjaft
raste, pas ankesave, kėrkesave apo njoftimeve tė ankuesve,
kemi konstatuar se ka qenė vetė pėrmbajtja e ligjit dhe jo
zbatimi i tij shkaku qė ka krijuar premisa pėr shkelje tė tė
drejtave tė njeriut. Si rrjedhojė kanė qenė kushtet pėr
zbatimin e gėrmės a tė nenit 24 tė ligjit Pėr Avokatin e
Popullit, pėr tė bėrė Rekomandime organeve qė kanė tė
drejtėn ligjvėnėse pėr ndryshimin dhe pėrmirėsimin e
ligjeve.
Kėshtu qė janė pėrdorur dy nga tre mėnyrat qė pėrcakton
neni 81.1 i Kushtetutės pėr inisiativėn legjislative. Sipas
nenit 81.1 tė Kushtetutės, tė drejtėn e inisiativės
legjislative e kanė Qeveria, ēdo deputet si dhe 20 mijė
zgjedhės.
1. I ėshtė rekomanduar nė 11 raste deputetėve pėr tė
ndėrmarrė nisma pėr tė nxjerrė apo ndryshuar ligje nė
fusha tė ndryshme. Nga kėto janė pranuar 7 Rekomandime, 2 janė
refuzuar, kurse 2 janė akoma nė shqyrtim. Nga 7 rekomandimet e
pranuara, 2 kanė qenė pėr amendime tė ligjit nr.8454 datė
04.02.1999 Pėr Avokatin e Popullit. Ndėrsa 5
rekomandimet e tjera tė pranuara mund tė pėrmendim nxjerrjen
e ligjit nr.8948 datė 03.10.2002 pėr zgjidhjen e problemit tė
rreth 40 ish oficerėve tė ushtrisė tė cilėt nuk pėrfitonin
nga ligji Pėr sigurimet shoqėrore tė ushtarakėve.
Gjithashtu pėrmendim nxjerrjen e ligjit nr.9071 datė
22.05.2003 Pėr plotėsimin e ligjit Pėr tė drejtat dhe
trajtimin e tė dėnuarve me burgim etj. Ndėr rastet negative pėrmendim
hedhjen poshtė nga Kuvendi tė Rekomandimit tonė tė pranuar
nga deputetėt qė ishte propozim ligji pėr pėrmirėsimin e
nenit 4 tė ligjit nr.8292 datė 25.02.1998 Pėr forcat
speciale dhe ato tė ndėrhyrjes sė shpejtė. Kjo dispozitė
qė nė Rekomanduam tė rregullohej ka tė bėjė mė pengesat qė
ndesh prokuroria dhe gjykata kur akuzohen pėr vepra penale
forcat speciale tė policisė gjatė aktivitetit tė tyre. Me
interes janė edhe propozimet tonė nė drejtim tė komisioneve
parlamentare tė ngritura pėr tė pėrmirėsuar Kodin Zgjedhor
(Kodi elektoral).
Kėshtu gjatė
vitit 2004, i kemi nisur direkt Kuvendit Rekomandimin pėr plotėsimin
e Kodit Zgjedhor, pėr tė drejtėn e personave pėr tė votuar
nė zgjedhjet vendore kur ndodhen nė paraburgim jo nė vendin
ku janė tė regjistruar. Ky rekomandim ju drejtua Komisionit
Bipartizan qė pėrgatiti Kodin Zgjedhor tė vitit 2003.
Verbalisht na u tha se rekomandimi ėshtė i drejtė, por nuk u
pasqyrua nė Kod. Pėrsėri nė vitin 2006, e kemi pėrsėritur
Rekomandimin tonė, duke shtuar propozimin pėr ndalimin e pjesėmarrjes
sė fėmijėve nė fushatat elektorale si dhe tė caktimit tė
detyrueshėm tė marzhit 30% pėr pjesėmarrje tė grave nė Kėshillat
e bashkive dhe komunave. Kėto propozime janė akoma nė
shqyrtim.
Propozimet
pėr pėrmirėsimin e Kodit Zgjedhor pėrfshinin edhe ato
dispozita qė rregullojnė proēesin e numėrimit tė votave. Sė
pari, qė votat tė numėrohen jo nė qendrat e votimit, por nė
qendrat e komisioneve zgjedhore tė zonave elektorale. Ky
propozim u pranua. Sė dyti, qė votat tė mos numėrohen nga anėtarėt
e komisioneve zgjedhore, tė cilėt janė zakonisht militantė tė
partive politike, por nga tre gjyqtarė pėr ēdo zonė
elektorale me qėllim qė tė garantohet paanshmėria dhe
shmanget zvarritja e proēesit elektoral. U pranua varianti i
propozuar nga ekspertėt e OSBE-sė qė numėrimi tė bėhet nga
skuadrat e posaēme tė numėrimit.
2.
I janė drejtuar 21
Rekomandime Qeverisė shqiptare (direkt Kryeministrit apo
ministrave tė ndryshėm) pėr tė pėrgatitur projekt ligje pėr
ēėshtje tė ndryshme qė kanė dalė nga shqyrtimi i ankesave
apo kėrkesave Nga kėto janė pranuar 11 Rekomandime pėr tė
cilat janė bėrė edhe ndryshimet pėrkatėse nė ligjet e
propozuara. Eshtė refuzuar deri tani vetėm 1 Rekomandim, kurse
janė nė shqyrtim 9 rekomandime. Nė kėto raste ose po punohet
pėr pėrgatitjen e projektligjeve ose projektligjet presin nė
Parlament pėr tu shqyrtuar. Ndėr kėto propozime mund tė pėrmendim:
Mė
datėn 10.10.2002 Kuvendi miratoi Ligjin nr. 8950 Pėr
Gjendjen Civile. Mbi bazėn e Rekomandimit tonė drejtuar
Kryeministrit, ėshtė pėrfshirė nė nenin 51 tė ligjit tė mėsipėrm
e drejta e Zyrės sė Gjendjes Civile pėr tė kėrkuar ēregjistrimin
nga regjistrat e saj, nėpėrmjet gjykatės, pėr personat qė
kanė vdekur, por pėr tė cilėt nuk interesohet asnjeri. Pėrsėri
nė vitin 2006 i kemi propozuar Qeverisė rregullimin e ēėshtjes
sė regjistrimit tė fėmijėve pėr tė cilėt familjarėt,
sidomos familjet rome nuk interesohen, sepse janė burim
trafikimi pėr fėmijėt. Rekomandimi nuk ėshtė shqyrtuar
akoma.
Eshtė
miratuar rekomandimi pėr ndryshime nė ligjin nr.9290 datė
23.03.2004 Pėr legalizimin e shtesave nė ndėrtim. Ky
rekomandim ėshtė pranuar dhe ėshtė miratuar nė Kuvend.
Gjithashtu kemi patur sukses me disa Rekomandime tė drejtuara
Qeverisė nė lidhje me sigurimet shoqėrore dhe pėrmirėsimin
e kushteve tė punės pėr ushtarakėt, tė cilat janė pėrfshirė
nė ligjin Pėr statusin e ushtarakut etj.
Nė
Raportet tona vjetorė nga viti 2001 e nė vazhdim i kemi
rekomanduar Qeverisė qė tė marrė masa pėr tė pėrgatitur
disa ligje e akte tė tjera qė tė plotėsohen detyrimet qė
rrjedhin nga Kushtetuta e Republikės sė Shqipėrisė.
Konkretisht pėr dy ēėshtje detyrimet e pėrcaktuara nga nenet
10 dhe 44 tė Kushtetutės nuk janė plotėsuar akoma siē
duhet:
a.
Detyrimi i Qeverisė pėr lidhjen e marrėveshjeve me bashkėsitė
fetare, siē kėrkon neni 10 i Kushtetutės. Rezulton se megjithėse
kanė kaluar 7 vjet nga miratimi i Kushtetutės sė 28 nėntorit
1998, shteti shqiptar ka ratifikuar vetėm marrėveshjen me
Komunitetin Katolik, me ligjin nr. 8902 datė 23.05.2002 Pėr
ratifikimin e marrėveshjes ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė
dhe Selisė sė Shenjtė pėr rregullimin e marrėdhėnieve tė
ndėrsjellta. Pėrsa i pėrket Komunitetit Musliman Shqiptar,
Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė dhe Kryegjyshatės
Botėrore Bektashiane, projekt marrėveshjet janė hartuar nga
Komiteti Shtetėror i Kulteve dhe u ėshtė dėrguar pėr
komente tre entiteteve tė mėsipėrme, para se kėto projekt
marrėveshje ti paraqiten Qeverisė Shqiptare. Pėr kėto
projekte vetėm Kisha Ortodokse ka bėrė komentet pėrkatėse
dhe projekt marrėveshja rezulton tė jetė paraqitur pranė Zyrės
sė Kryeministrit tė Shqipėrisė qysh nė muajin Prill 2005.
Marreveshjet
e kėrkuara nga neni 10 i Kushtetutės janė bėrė tė
domosdoshme dhe urgjente, sepse duhet qė nė tė njėjtėn kohė
tė pajtohen interesat e shtetit tonė laik me ato tė bashkėsive
tė ndryshme fetare, me qėllim qė tė garantohet respektimi i
bindjeve fetare tė secilit person, por edhe tė ruhet karakteri
laik i shtetit dhe shoqerisė sonė. Nė mėnyrė tė veēantė
nė kėto marrėveshje ne kemi rekomanduar se duhet rregulluar
kufizimi pėr tė mosmbajtur brenda ambienteve tė shkollave
publike sende apo veshje qė tregojne pėrkatėsinė fetare siē
ėshtė p.sh. pėrvoja franceze, apo kufizime tė tjera qė mund
tė konsiderohen tė nevojshme nga ekspertėt e fushės.
Kuptohet se kėto kufizime nuk duhen lėnė nė diskrecionin e
rregulloreve tė shkollave, sepse kjo ėshtė njė shprehje
vullneti administrativ antikushtetuese. Nė kėtė mėnyrė do tė
arrihet edhe pėrputhja e legjislacionit tonė me kėrkesat e
Konventave dhe akteve tė tjera ndėrkombėtare pėr tė drejtat
dhe liritė themelore tė njeriut.
Qysh nga viti 2001 e nė vazhdim ne kemi bėrė
rekomandime gjithė Qeverive si dhe kemi pėrmendur kėtė ēėshtje
nė Raportet tona vjetore nė Kuvend. Faktikisht tė gjithė e
kanė pranuar nė parim Rekomandimin e mėsipėrm, por realisht
ėshtė lidhur vetėm njė marrėveshje nga tre apo katėr tė
tilla qė ne mendojmė se duhen.
b. Rekomandimi pėr nxjerrjen e ligjit pėr rehabilitimin
apo zhdėmtimin nga aktet apo veprimet e paligjshme tė organeve
shtetėrore, siē kėrkon neni 44 i Kushtetutės. Qeveria ja ka
ngarkuar si detyrė Ministrisė sė Drejtėsisė qė tė pėrgatitė
projektligjin qysh nė vitin 2003. Deri tani ėshtė nxjerrė
vetėm ligji pėr zhdėmtimin e personave tė burgosur padrejtėsisht
(ligji nr. 9381 datė 28.04.2005).
Ndėr
Rekomandimet e pa shqyrtuara pėrmendim atė pėr njė ndryshim
nė ligjin nr.8434 datė 28.12.1998 Pėr organizimin e
pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė.
Rekomandimi synon tė rregullojė njė ndėr problemet e
parregulluara si duhet me ligj, siē ėshtė ēėshtja e afatit
tė qėndrimit nė detyrė tė Kryetarėve dhe Zėvendėskryetarėve
tė gjykatave tė shkallės sė parė dhe atyre tė Apelit.
Nė kėtė Rekomandim argumentohet se kryetarėt dhe zėvendės
kryetarėt e kėtyre gjykatave janė tė pakufizuar nė afat nė
kėto detyra drejtuese me karakter administrativ. Ata mund tė qėndrojnė
nė kėto detyra derisa do tė dalin nė pension nė moshėn 65
vjeē, gjė e cila duhet ndryshuar.
Ky
rekomandim ėshtė pranuar nė parim dhe projekti pėrkatės nga
Qeveria ėshtė dėrgur nė Parlament.
Gjatė
diskutimit tė projektligjeve tė ndryshme nė Komisionet e
Kuvendit ne kemi dhėnė shpesh herė opinione pozitive qė janė
marrė parasysh. Por ka patur njė rast qė Komisioni
i Ligjeve tė vlerėsonte mė tepėr mendimin e Avokatit tė
Popullit nė rastin e diskutimit tė ligjit Pėr Prokurorinė,
qė u miratua nė shkurt 2001. Avokati i Popullit theksoi se nuk
duhej mohuar nė atė ligj e drejta e ankimit qė mund tė bėnte
njė prokuror, kur ai largohej nga detyra me dekret tė
Presidentit tė Republikės. Ky ishte njė kufizim i padrejtė,
nė kundėrshtim me nenin 13 tė Konventės Evropiane tė tė
Drejtave tė Njeriut dhe aktet e tjera ndėrkombėtare. Kėshtu
qė kur njė prokuror nė vitin 2001 u ankua nė njė gjykatė
ndaj largimit tė tij nga puna, ajo Gjykatė e pėrcolli ēėshtjen
nė Gjykatėn Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi
dispozitėn e lartpėrmendur tė ligjit pėr Prokurorinė pikėrisht
me arsyetimin se shkel rėndė tė drejtėn themelore tė
njeriut pėr tu ankuar ndaj ēdo akti apo vendimi qė e
konsideron tė padrejtė.
III.
Raportet e veēanta
Nė
lidhje me Raportimet nė Kuvend ne kemi paraqitur 6 Raporte
vjetore, tė cilat janė diskutuar me debate nga deputetėt. Ato
janė vlerėsuar pozitivisht dhe dy vitet e fundit janė
miratuar edhe Rezoluta pėrkatėse nga Parlamenti.
Kurse pėr
raporte tė veēanta ne kemi bėrė kėtė gjė vetėm nė dy
raste:
a) Raportim nė
Komisionin parlamentar pėr tė drejtat e njeriut nė vitin 2004
nė lidhje me gjendjen e tė burgosurve nė pėrgjithėsi dhe pėr
ankesat e tė burgosurve tė ardhur
nga Greqia nė veēanti.
b) Raportimi nė
Komisionin e posaēėm pėr telefoninė mobile (celulare) nė
vitin 2006.
Nė kėto raste
informacionet dhe rekomandimet e dhėna nga Avokati i Popullit
janė vlerėsuar pozitivisht dhe janė pėrfshirė nė
materialet qė kanė pėrgatitur komisionet pėr Parlamentin e
Shqipėrisė.
Nė lidhje me kėto
raportime tė veēanta i kemi vėnė vetes si detyrė qė tė
aplikojmė mė tepėr kėtė formė pune.
Marrėdhėniet e Avokatit tė Popullit me Kuvendin e
Shqipėrisė do tė vazhdojnė tė mbeten prioriteti ynė. Ne
punojmė fort qė tė ruajmė pavarėsinė tonė gjatė
ushtrimit tė detyrės. Ne besojmė qė Institucioni ynė do
tė vazhdojė tė mbėshtetet me gjithė zemėr, nga tė gjitha
Partitė politike, qė tė bėhet njė institucion i fortė dhe
jo si top pingpongu nė dorėn e Partive politike tė cilat pėrbėjnė
Parlamentin, sepse ndodh qė ato tentojnė tė vėnė nėn
ndikimin e tyre edhe veprimtarinė e Avokatit tė Popullit apo tė
mundohen tė kufizojnė pavarėsinė e tij.
Faleminderit pėr vėmendjen
___________________________________________________________________
K O N K L U Z I
O N E
nga
Konferenca Ndėrkombėtare:
"Bashkėpunimi
me Ombudsmanin faktor relevant pėr zhvillimin e
demokracise"
Mbi
bazė tė diskutimeve, nė lidhje me temėn e Konferencės, gjatė
sė cilės shkėmbyem pėrvoja dhe mendime pėr rėndėsinė e
bashkėpunimit me Ombudsmanin, ne, pėrfaqėsuesit e
institucioneve tė ombudsmanit 1,
i miratuam konkluzionet si vijojnė:
1.
Me rėndėsi esenciale pėr pasqyrimin e nivelit tė
realizimit tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut nė njė shoqėri,
si dhe mbrojtja e tyre cilėsore ėshtė bashkėpunimi i
administratės publike me Ombudsmanin.
2.
Bashkėpunimi i administratės publike me institucionet e
ombudsmanit nuk ėshtė nė nivelin e duhur prandaj dhe
nevojitet veprim permanent nė kuptim tė pėrmirėsimit tė
relacioneve: administratė publike qytetarė dhe administratė
publike ombudsman.
3.
Nevojitet edukimi nė vazhdimėsi nė drejtim tė
ngritjes sė vetėdijes sė qytetarėve dhe administratės
publike pėrkitazi me tė drejtat dhe liritė e njeriut dhe pėr
mėnyrat e mbrojtjes sė tyre.
4.
Impelemtimi efikas i Kodeksit Evropian pėr sjellje tė
mirė administrative, do tė thotė ngritje tė nivelit
profesional dhe tė ndjenjės sė pėrgjegjėsisė tek
administrata publike e qė do tė ndihmonte qė ajo tė jetė mė
lehtė e arritshme pėr qytetarėt dhe nė tė cilėn ata do tė
kenė besim.
5.
Procedura ligjore precize, tė qarta dhe tė thjeshta, tė
harmonizuara me standardet ndėrkombėtare, si dhe pėrkrahja e
plotė nga organet shtetėrore, do tė ndihmonin nė ngritjen e
nivelit tė bashkėpunimit tė administratės publike me
ombudsmanin.
6.
Avancimi i marrėdhėnieve tė institucioneve tė
ombudsmanit me mediat dhe sektorin joqeveritar ėshtė i rėndėsishėm
pėr arritjen e bashkėpunimin efikas tė administratės publike
me ombudsmanin.
-------------------------
1.
Ombudsmani Parlamentar i Suedisė, Ombudsmani Nacional i Austrisė,
Ombudsmani Federal i B e H, Ombudsmanėt e: Shqipėrisė,
Bullgarisė, B e H, Vojvodinės, Greqisė, Katalonisė, Kosovės,
Republikės Serbe, Sllovenisė, Kroacisė, Malit tė Zi,
Maqedonisė dhe pėrfaqėsues i IOE-sė.
|