Aktivitete tė ndryshme

___________________________________________________________________________

 

 

Takim me OJF-te qe punojne me femijet

Tirane, 20 Tetor 2006

 

 

Nenseksioni per te Drejtat e Femijeve, prane Institucionit te Avokatit te Popullit, ne kuader te projektit "Fuqizimi Institucional i Nėnseksionit pėr tė Drejtat e Fėmijėve nė Shqipėri" dhe ne perputhje me Planin e Veprimit te Nenseksionit per periudhen Qershor-Dhjetor 2006, organizoi aktivitetin "Minutat e Takimit me OJF-te qe Punojne me Femijet " me pjesemarres te shoqerise civile dhe pushtetit qendror.

 

Qėllimi i kėtij takimi ishte krijimi i njė ure bashkepunimi te drejtpėrdrejtė ndėrmjet Institucionit tė Avokatit tė Popullit dhe Shoqėrisė Civile pėr problemet e fėmijėve. Ne kete takim u zhvilluan shume diskutime ne lidhje me funksionimin e Nenseksionit per te Drejtat e Femijeve dhe bashkepunimin e bashkerendimit te punes me shoqerine civile, per mbrojtjen e te drejtave te femijeve. Me poshte po japim detaje te ketij takimi.

 

Pjesemarres ne takim :  Ne takim ishin prezent 19 perfaqesues te OJF- qe punojne me/per te drejtat e femijeve ne Shqiperi dhe Avokatit te Popullit: Aleanca per Femijet ne Shqiperi, Amaro Drom, Amici dei Bambini, Qendra Bethany, CRCA, Cafod, Klinika Ligjore per te Miturit,  ICMC, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, “Ndihmoni Jeten”, Parlamenti Rinor, QTMPKF, Save the Chilren dhe World Vision.

 

Disa nga diskutimet kryesore te pjesemarresve ne lidhje me bashkepunimin dhe rolin e NDF-se konsistonin ne:

 

1. Rolin e Avokatit te Popullit dhe sidomos te Nenseksionit per te Drejtat e Femijeve (NDF). Institucioni i Avokatit te Popullit ka luajtur nje rol aktiv ne kuader te permiresimit te te drejtave te njeriut dhe atyre te femijeve ne vecanti. Ky institucion ka qene gjithnje prezent ne kauzat kryesore te te drejtat e femijeve dhe gjithashtu ka qene bashkepunues me OJF-te per femijet.

 

2. Vizibiliteti i NDF-se : Avokati i Popullit dhe sidomos NDF-ja duhet te kete nje strategji per informimin e publikut per te qene me afer personave ne nevoje. Kjo do te arrihet se pari nepermjet fushates informuese televizive por aktor kryesor per kete do te jene edhe OJF-te me komunitetin qe ata punojne.

 

3.Reforma per kuadrin ligjor per te miturit: Duke marre ne konsiderate rolin dhe funksionimin e institucionit te Avokatit te Popullit, u sygjerua qe ky institucion te ndermarre nje iniciative per te ngritur nje grup ekspertesh per te te rishikuar kuadrin ligjor dhe te rekomandoje akte ligjore/nenligjore per permiresim e tij.

 

4. Ndjekja e rasteve te NDF-se. Struktura me punonjes vetem me background ligjor i NDF-se nuk u cilesua shume efikase, sidomos kur punohet drejtperdrejt me femijet. Per kete aresye OJF-te u vete-ofruan qe gjate trajtimit te ketyre rasteve, NDF-ja mund te kerkoje ndihmen e punonjesve social te ketyre OJF-ve. Gjithashtu keto te fundit ftuan stafin rajonal i NDF-se qe te marre pjese ne sesionet e trajnimit per te drejtat e femijeve qe zhvillohen here pas here ne rajonet perkatese. Nje pjese e mire e OJF-ve prezente zhvillojne ne Shkoder dhe Korce trajnime per ngritje te kapaciteve mbi te drejtat e femijeve.

 

5.Monitorimi i te drejtave te femijeve : Nje  sygjerim i CRCA-s ishte qe NDF-ja gjate monitorimeve te ndryshme qe do te ndermarre te ftoje edhe OJF-te per femijet qe punojne ne kete drejtim. Kjo do te conte ne mbajtjen e qendrimeve dhe pergatitjen e rekomandimeve te perbashketa, dhe nje presion me te madh ndaj Qeverise per te sjelle ndryshimet e nevojshme.

 

6. Studimet e perbashketa. Nje sygjerim tjeter i OJF-ve kishte te bente me organizimin e studimeve te perbashketa per ceshtje te ndryshme te te drejtave te femijeve.

 

7. NDF-ja duhet te punoje me shume jo vetem ne drejtim te ndryshimeve te legjislacionit por edhe te politikave dhe praktikave.

 

8. Sistemi i referimit te rasteve : Ka patur shume raste ku NDF-ja, ka inicuar investigime dhe rekomandime bazuar ne referimet e rasteve nga OJF-te. Megjithate ky sistem referimesh duhet permiresuar dhe institucionalizuar. Duhet te punohet sidomos ne drejtim te mire-koordinimit te ceshtjeve qe ngrihen.

 

9. Linja kombetare telefonike per femijet. CRCA kerkoi qe NDF-ja duhet te advokoje qe te pershpejtohen procedurat nga  Qeveria Shqiptare per hapjen e linjes kombetare telefonike.

 

10. Takime periodike me OJF-te. Takimet periodike te ardhshme u sygjerua qe te behen mbi bazen e nje ceshtje te caktuar dhe jo te karakterit te diskutimeve te pergjithshme.

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit