|
Date
19/01/2004
Fjala
e Avokatit te Popullit ne Konferencen mbi problemet
e
Trafikimit te femijeve
Tiranė
19-20 Janar 2004
Tė nderuar
bashkėorganizatorė tė Konferencės z. Robles, zj. Konrad dhe
zoti Bejtja
Te nderuar zoterinj, ministra, kolegė dhe pjesmarres ne kete konference.
Duke falenderuar Kėshillin e Europės dhe Qeverinė Shqiptare,
nėpėrmjet Ministrisė sė Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, qė
kanė organizuar kėtė Konferencė ndėrkombėtare pėr
problemet e trafikut tė fėmijėve si dhe ftesėn dhe mundėsinė
pėr tė folur para kėtij auditori tė nderuar, mė lejoni tė
paraqes shkurtimisht disa mendime tė institucionit tė Avokatit
tė Popullit pėr kėtė ēėshtje.
Ndonėse
Shqipėria qysh nė vitin 1992 ratifikoi Konventėn e OKB-sė pėr
tė drejtat e fėmijėve, trafikimi i fėmijėve shqiptarė pėrbėn
njė plagė mjaft shqetėsuese. Dihet qė ky ėshtė njė
fenomen jo vetėm shqiptar, por pėr tė gjitha vendet ish
komuniste qė filluan proēeset e tranzicionit drejt demokracisė
pas vitit 1990. Kėto vitet e fundit ėshtė veēori pėr Shqipėrinė
qė ndėrsa pėr trafiqet e tjera tė drogės, prostitucionit, tė
klandestinėve etj, kemi qėnė mė tepėr vend tranziti se sa
vend origjine, pėr trafikun e fėmijėve jemi veēse vend
origjine. Pa mohuar rezultatet pozitive tė viteve tė fundit qė
kanė patur tė bėjnė sidomos me rritjen e kontrollit tė
kufijve, por sidomos hartimin nga Qeveria nė vitin 2001 tė
Strategjisė Kombėtare pėr fėmijėt, sipas tė dhėnave jo tė
plota, konstatohet se rreth 4000 fėmijė shqiptarė janė
larguar nė emigracion tė pashoqėruar nga prindėrit (3000 nė
Greqi dhe 1000 nė Itali). Kjo kategori fėmijėsh tė ndodhur
larg familjes dhe kujdesit tė saj, ndodhet pėrballė rreziqeve
tė shumta si keqtrajtimi, abuzimi fizik e seksual, trafiku i
organeve apo pėrfshirja nė trafiqe tė tjera tė paligjshme. Nė
jo pak raste kėta fėmijė janė shitur nga tė afėrmit apo
prindėrit e tyre ose edhe grabiten dhe shfrytėzohen nga rrjete
mafioze e kriminale pėr qėllime fitimi. Trafikimi i fėmijėve,
sidomos i vajzave tė vogla, tė moshės 14-18 vjeē ėshtė njė
burim fitimi maksimal pėr trafikantėt, tė cilėt shfrytėzojnė
ēdo mundėsi deri edhe grabitje dhe pėrdhunime pėr tė
realizuar gjahun e tyre.
Burimet e trafikut tė fėmijėve janė: nga
familje tė divorcuara dhe me mungesė edukimi e kujdesi
familjar; nga familje me shumė fėmijė dhe nė gjendje tė vėshtirė
ekonomike, nga familje fshatare qė shpresojnė nė ndihmėn e fėmijėve
pak mė tė mėdhenj pėr tė rritur fėmijė tė tjerė mė tė
vegjėl; nga fėmijė tė mbetur jetimė dhe pa kujdes; nga
familje qė prindėrit u janė larguar pėr punėsim jashtė
shtetit si dhe fėmijėt qė kanė braktisur shkollėn dhe janė
marrė me lypėsi e veprimtari tjetėr tė kundėrligjshme edhe
nė Shqipėri.
Kushtet e jetesės tė tė miturve tė trafikuar nė
shumicėn e rasteve janė tė mjerueshme, bėjnė punė tė rėnda
sidomos lypėsi dhe me orar tė zgjatur dhe pagesė minimale sa
pėr tu ushqyer. Kėta fėmijė janė tė preferuar pėr
trafikantėt, sepse u kushtojnė pak dhe pėrfitimi nga puna e
tyre ėshtė gjithnjė e nė rritje.
Rrugėt e trafikimit tė fėmijėve zakonisht janė tė njėjta me ato tė
trafikimit tė qenieve njerėzore, por shpesh pėrdoren nga
trafikantėt edhe dokumente false si kujdestarė apo prindėr tė
tyre. Ka patur jo pak raste ankesash edhe pėr proēeset e birėsimit
ndėrkombėtar, i cili mbetet njė formė trafiku qė duhet
investiguar nė mėnyrė tė veēantė.
Fėmijėt e rrugės, tė cilėt pėr fat tė keq mė tė
shumtėt janė romė dhe jevgjitė (gipsi) pėrfaqėsojnė
kategorinė mė tė vuajtur, mė tė pambrojtur, mė tė
ekspozuar ndaj shumė rreziqeve si keqtrajtimi, pasiguria,
analfabetizmi, kequshqyerja etj, tė cilėt ushtrojnė
profesionin e lypėsit, shitėsit ambulant, tė
llustraxhiut etj.
Fėmijėt e pėrfshirė nė punė dhe aktivitete tė
tjera fitimprurėse janė fėmijė tė cilėt e kanė braktisur
pėrfundimisht shkollėn, ndėrsa tė tjerė e frekuentojnė atė
dhe kryejnė punė tė ndryshme, kryesisht pas mėsimit, duke u
aktivizuar nė ekonominė familjare ose aktivitete jashtė
familjes. Kėta fėmijė janė kryesisht nga familjet shqiptare
qė kanė bėrė migracion nga zonat e varfra verilindore, nė
qytetet kryesore tė Shqipėrisė sė mesme apo zonat bregdetare.
Nė veri tė Shqipėrisė ka shumė fėmijė qė janė tė
rrezikuar nga gjakmarrja dhe si rrjedhojė ata janė tė pėrjashtuar
nga lėvizja e lirė, edukimi nė shkollė dhe jetojnė nė varfėri
sepse edhe prindėrit e tyre tė ngujuar nuk punojnė.
Sa mė sipėr paraqita situatėn e gjendjes sė fėmijėve
nė tėrėsi, pėrtej objektit tė kėsaj konference. Por cilat
janė shkaqet qė kanė ēuar nė kėtė gjendje?? Sigurisht qė
ato burojnė nga shumė faktorė si gjendja dhe niveli i ulėt
ekonomik e social i vendit, tronditja e bazamentit tradicional tė
familjes shqiptare, por mbi tė gjitha moszbatimi efikas i
ligjit dhe mos bashkėpunimi i duhur nga agjencitė e caktuara
si policia, prokuroria, gjykata, shėrbimet inteligjente dhe
struktura tė tjera tė shtetit si pushteti vendor, shkollat,
institucionet e ndihmės dhe pėrkrahjes sociale etj. Jo nė pak
raste elemente tė korruptuar tė kėtyre strukturave tė
shtetit kanė bėrė pjesė apo kanė favorizuar kėtė situatė,
por shumė prej tyre nuk kanė marrė dėnimin e merituar.
Institucioni i
Avokatit te Popullit nė Shqipėri, duke qene pjese perberese e
atyre qe quhen Institucione Kombetare te te Drejtave te Njeriut,
gjatė kater vjet tė ekzistencės sė tij, ka trajtuar ne total
rreth 11 mije ankesa, kėrkesa e njoftime, me nje mesatare
zgjidhjesh pozitive 22-25pėrqind ne favor te ankuesve. Nė tre
raportet vjetore tė punės qė kemi paraqitur para Kuvendit tė
Shqipėrisė kemi pasqyruar edhe gjendjen e rėndė tė fėmijėve
nė Shqipėri dhe kemi rekomanduar masa konkrete pėr pėrmirėsimin
e gjendjes sė tyre. Por pėr hir te se vertetes me duhet te
them se raste te natyres qe lidhen drejtperdrejt me tematiken e
kesaj konference, nuk kemi patur. Megjithatė nė rastet e pakta
qe kane patur te bejne me te drejtat e femijeve me prinder te
divorcuar apo tė femijeve te braktisur, ndjeshmeria dhe kujdesi
ynė ka qene maksimal. Eshtė evidente se tė miturit shpesh herė
nuk dijnė si dhe ku tė ankohen, prandaj shpesh herė ne kemi
vepruar me inisiativėn tonė. Qofte edhe nje artikull gazete,
qofte edhe nje rast i shfaqur ne edicione lajmesh, ka mjaftuar
qe Avokati i Popullit te fillojė investigimin me qėllim ndihmėn
ndaj tyre.
Gjatė
shqyrtimit tė rasteve konkrete, Avokati i Popullit ka shqyrtuar
nėse janė zbatuar detyrimet qe rrjedhin nga nenshkrimi i
konventave nderkombetare apo nga legjislacioni vendas. Nė kėto
raste ndėrhyrjet e Avokatit te Popullit kanė qene frutdhenese,
jo vetėm sepse janė vene ne levizje strukturat e permbarimit,
ato tė shkollės apo ndihmės sociale, por se duke ju bėrė
ketyre rasteve edhe publiciteti i nevojshem, ėshtė krijuar
precedenti pozitiv. Nė vitin 2003, nga ana e Avokatit te
Popullit jane hartuar Rekomandime per Ministrin e Drejtesise dhe
Ministrin e Rendit, per ti sensiblizuar qė tė kontrollojnė
e tu kėrkojnė llogari organeve tė tyre vartėse, pėr tė
vlerėsuar nė radhė tė parė interesin e fėmijėve.
Edhe ne njė
informacion derguar Kryeministrit te Shqiperise, Avokati i
Popullit ka ngritur shqetesimin se pertej studimeve jo dhe aq
reale te realizuar nga disa OJF, realiteti fton dhe tregon nje
te vertete tjeter. Prandaj kemi rekomanduar se ka vend per nje
bashkepunim dinamik dhe real me Ministrine e Punes dhe Ēeshtjeve
Sociale, Ministrine e Arsimit dhe shume struktura te tjera qe ne
Strategjine e Qeverise per femijet shqiptare permenden shpesh,
por realisht nuk ndjehen sepse kanė bėrė pak.
Nė shume nga vendet nga kanė ardhur miqtė e huaj nė kėtė
konferencė, pėr fėmijėt ka struktura tė veēanta te
krijuara nga shteti. Nė shtete tė tilla si Suedia, Norvegjia,
Franca, Belgjika etj, kėto struktura janė tė vjetra dhe mjaft
efikase nė punėn e tyre. Ka edhe vende tė tjera si Greqia,
Sllovenia, Kroacia, Maqedonia qė sapo i kanė krijuar dhe qė
kryesisht veprojnė brenda apo nė bashkėpunim tė ngushtė me
Zyrat e Ombudsmenėve, qė janė institucione kombėtare,
analoge me Avokatin e Popullit nė Shqipėri. Pėrfitoj nga
rasti tju bėj thirrje kolegėve qė janė tė pranishėm
sidomos atyre greke dhe italiane qė tė ndihmojnė mė tepėr fėmijėt
shqiptarė qė ndodhen nė vendet e tyre. Duke e menduar si
efikase, nė bashkėpunim me Save the Children kėtė vit
nė zyrėn tonė, do tė fillojė funksionimi i njė nėnseksioni
qė do tė merret nė mėnyrė specifike me problemet e fėmijėve
nė Shqipėri. Por rekomandimi ynė ėshtė se ka ardhur koha qė
edhe nė Shqipėri tė krijohet njė autoritet i fortė shtetėror,
i cili jo vetėm qė do tė nxitė autoritetet dhe organet shtetėrore
pėr zhvillimin e fėmijėve, por do tė jetė edhe njė mbrojtės
i tė drejtave tė fėmijėve. Por pėr kėtė nė radhė tė
parė duhet vullnet politik, angazhim financiar si dhe
ndryshimet e duhura nė legjislacion.
Duke pėrfituar nga rasti ju bėj thirrje strukturave tė
Bashkimit Europian dhe tė Kėshillit tė Europės qė ta vlerėsojnė
pozitivisht kėrkesėn e vazhdueshme tė popullit shqiptar dhe
strukturave politike pėrfaqėsuese tė tij, qė tė heqin
barrierat qė pengojnė lėvizjen e lirė tė shqiptarėve,
sepse kjo ėshtė njė nga rrugėt e sigurta pėr tė zvogėluar
nė minimum tė gjitha llojet e trafiqeve, pėrfshirė edhe
trafikun e fėmijėve.
Kjo konferencė besoj se do tė shėrbejė pėr ti dhėnė
njė impuls tė ri punės pėr mbrojtjen e fėmijėve dhe nė veēanti
luftės kundėr trafikut tė fėmijėve
Faleminderit pėr vėmendjen.
Ermir DOBJANI
|