|
FJALA
E AVOKATIT TE POPULLIT, Z. ERMIR DOBJANI NE KONFERENCEN ME TEME:
Monitorimi
i Trajtimit nga Administrata Publike i Rekomandimeve te Avokatit
te Popullit
-
organizuar
nga Qendra Shqiptare per Kerkime Ekonomike
-
Golem,
Kavaje, 18 Maj 2007
Te
nderuar pjesemarres,
Me
lejoni qe ne fillim te fjales time te pershendes dhe vleresoj
nismen e Qendres Shqiptare per Kerkime Ekonomike per organizimin
e kesaj konference, si per tematiken e zgjedhur ashtu dhe per
punen paraprake qe i ka paraprire ketij aktiviteti.
Duke
ndjere pergjegjesine institucionale si Avokat i Popullit, si
organ kushtetues i parashikuar per te ndikuar ne rritjen e
standarteve te mireqeverisjes ne vend, e kam mirepritur nje
analize te tille, me shume per faktin qe kjo ndermerrej nga nje
organ i shoqerise civile. Pra analiza u bė nga nje sy i
jashtem, i cili natyrisht ka me shume gjasa per te evidentuar me
objektivitet, si problematiken e Institucionit te Avokatit te
Popullit, ashtu edhe qendrimin e
administrates publike shqiptare ndaj rekomandimeve te
tij.
Rekomandimi
i Avokatit te Popullit eshte instrumenti i perditshem ne duart e
ketij Institucioni per te evidentuar shkaqet e mospajtimeve apo
te perplasjeve individ-administrate publike, permes te cilit,
pas nje investigimi te paanshem ligjor, synohet tu vihet ne
ndihme edhe qytetareve qe jane ankuar, edhe autoriteteve publike
per te permiresuar performancen e tyre qeverisese ne nivel
vendor dhe qendror.
I
parashikuar te jete nje Institucion i kontrollit dhe balances se
pushteteve, Avokati i Popullit kurresesi nuk mund te marre
atribute vendimmarrese dhe imponuese, pasi ne kete rast do te
dilte nga natyra e tij. Per pasojė, skema klasike e ndarjes se
tre pushteteve do te pesonte nje deformim te papranueshem, si
nga pikepamja e doktrines, ashtu edhe nga pikepamja e
funksionimit konkret dhe praktik te tij. Kjo ka qene dhe mbetet
aresyeja qe ne, vazhdimisht ne veprimtarine tone, gjatė
trajtimit me seriozitet profesional te ankesave te qytetareve, nė
partneritet me administratėn publike shqiptare jemi munduar te
bashkepunojme ngushte edhe me median, me shoqerine civile, por
edhe me faktorin nderkombetar. Ne mendojme se standartet ndėrkombėtare
i kemi plotesuar, jo thjesht per faktin se ekzistojme prej
shtate vitesh, por mbi te gjitha per mirefunksionimin tone si
zyre dhe pike reference e besueshme si per faktorin e brendshem,
ashtu dhe ate nderkombetar, i cili raportet e veta per
Shqiperine i perditeson vazhdimisht me te dhenat tona te
besueshme, qe ne i kemi bere te njohura si nė Mediat por dhe
gjate raportimeve vjetore ne Parlamentin shqiptar. E kemi thene
dhe e themi hapur se ne bisedimet me faktorin nderkombetar ne
vend, dy jane pyetjet qe na shtrohen kryesisht: Sa
rekomandime keni paraqitur? dhe Cfare qendrimi mbajne
autoritetet publike ndaj rekomandimeve tuaja?. Qe ketej,
besoj se te gjithe mund te nxjerrim perfundimin se qendrimi i
administrates publike ndaj rekomandimeve te Avokatit te Popullit
shpreh mbi te gjitha emancipimin dhe pergjegjshmerine e kesaj
administrate ne raport me standartet e mireqeverisjes, e cila
tashme trajtohet si e drejte e njeriut dhe jo thjesht si problem
i brendshem administrativ.
Te
nderuar zoterinj,
Duke
vleresuar qellimin e ketij aktiviteti per te thelluar dialogun
ndermjet paleve te interesuara, veēanerisht ne drejtim te
trajtimit te kerkese/ankesave te qytetareve per problemet e tyre
me Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, une nė pėrgjithėsi
jam dakort me gjetjet e studimit qe paraqitet sot para jush.
Shkurt do te vleresoja se problematika jone ka rezultuar ne
faktin se nga njera ane kemi patur ankesa te pabazuara per
faktin se qytetaret nuk kane paraqitur dokumentacion te plote
per ti bazuar ankesat e tyre; nga ana tjeter ka patur edhe
ankesa te drejta, per te cilat ne kemi bere rekomandime, disa
nga te cilat jane pranuar nga zyrat ne fjale, disa te tjera jane
refuzuar ne heshtje, pra duke mos kthyer pergjigje. Raporti ne
fjale ka evidentuar dy raste te tilla. Pikerisht per keto
probleme ne, pavaresisht verejtjeve tona thjesht profesionale, e
vleresojme edhe nismen per ndryshimet ligjore si dhe vendimin
dhe udhezimin perkates te Qeverise per regjistrimin online te
ankesave prane Zyrave te Regjistrimit te Pasurive te
Paluajtshme, pasi te gjitha keto ne fund te fundit jane
perpjekje per te rritur cilesisht sherbimin ndaj qytetareve.
Edhe
vete studimi, per te cilin jemi mbledhur sot, ka bere nje
perpjekje te tille, duke kerkuar nxjerrjen e akteve te tilla qe
shkojne ne te njejten linje. Nje pike e diskutueshme e studimit
eshte analiza e shifrave, por gjithesesi edhe une nuk do te
merrem me kete, pasi e di dhe e njoh subjektivitetin e
pranueshem ne interpretimin e shifrave.
Domethenes
eshte edhe fakti qe studimi ve ne dukje mungesen e nje ligji ose
akti nenligjor tė posaēėm per trajtimin e ankese/kerkesave te
qytetareve nga institucionet e shtetit shqiptar. Faktikisht
ekziston nje ligj i vitit 1983, i cili mendojme se duhet
ripunuar duke qene objekt i punes se ligjvenesit, qofte edhe
duke dale fillimisht si Rekomandim i Avokatit te Popullit.
Perfundimisht,
duke e vleresuar kete studim si nje analize tė vlefshme, tė
realizuar nga aktorė tė jashtėm, per efikasitetin dhe
produktivitetin real te veprimtarise se Avokatit te Popullit ne
raport me njė nėndegė tė Administratės Publike, jam i
prirur te fokusohem tek te gjitha ato gjetje, analiza e te
cilave do te na bente te ndiheshim me te pergjegjshem dhe te
punojme mė me perkushtim profesional per respektimin e te
drejtave te qytetareve dhe rritjen e standarteve te
mireqeverisjes ne Shqiperi.
Ju
faleminderit.
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|