Tiranė,
mė 17/12/2004
FJALA
E AVOKATIT TE POPULLIT,
Z.
ERMIR DOBJANI,
NE
HAPJE TE KONFERENCES KOMBETARE
ME
TEME:
TE
DREJTAT E PUNONJESVE
Tiranė,
17 dhjetor 2004
E
nderuara zonja Zv.Kryetare e Kuvendit tė Shqipėrisė
Tė
nderuar zotėrinj Kryetarė tė Gjykatės Kushtetuese tė Gjykatės
sė Lartė
dhe
Prokurori i Pėrgjithshėm
Tė
nderuar zotėrinj Ministra
Tė
nderuar bashkėorganizatorė, Zyra e OSBE-sė, drejtues tė
Sindikatave dhe pjesėmarrės nė kėtė konferencė.
Institucioni
i Avokatit tė Popullit mori nismėn dhe gjeti mbėshtetje nga
bashkėorganizatorėt pėr mbajtjen e kėsaj konference kombėtare
me temėn Tė drejtat e punonjėsve. Duke i falenderuar tė
gjithė kėta partnerė, jemi tė bindur se duke diskutuar bashkėrisht
mund tė arrihen ndryshime nė qėndrimin qė do tė mbajnė
administratat e punėdhėnėsve publikė dhe privatė pėr tė
zbatuar akoma mė tepėr tė drejtat e punonjėsve si dhe pėr tė
respektuar organizmat sindikale si partnerė tė rėndėsishėm
socialė.
Tė
gjithė ne, organizmat qeveritare, sindikatat, mediat, biznesi
privat etj kemi folur dhe flasim pa pushim nė kėto 14 vite tė
pluralizmit politik pėr proceset integruese tė vendit tonė
drejt standarteve evropjane. Por unė si Avokat i Popullit, dhe
jo vetėm unė, konstatojmė se kemi akoma mjaft retorikė edhe
nė fushėn e zbatimit tė tė drejtave tė tė gjithė punonjėsve,
pa dallim, nga punėtori mė i thjeshtė nė njė aktivitet
privat deri tek nėpunėsit mė tė lartė civilė nėpėr
ministri tė ndryshme. Energjitė e pashtershme qė gjeneron
sistemi demokratik i pluralizmit politik, ekonomia e tregut dhe
ligjet e saj krijojnė shumė mundėsi punėsimi dhe krijimi tė
mirash materiale. Por marrėdhėniet nė prodhim tė kėsaj
ekonomie tregu si pjesė e superstrukturės sė shtetit dhe shoqėrisė
sonė demokratike gjithmonė kėrkojnė ndėrhyrjen njerėzore pėr
tė pėrsosur dhe garantuar jo vetėm shpėrblimin sipas punės,
por edhe krijimin e tė gjitha mundėsive dhe kushteve pėr
ti gėzuar dhe shijuar produktet e veprimtarisė prodhuese tė
shoqėrisė sė konsumit jo vetėm pėr pronarėt, por edhe pėr
punonjėsit qė realizojnė veprimtarinė prodhuese dhe shėrbimet.
Prandaj tė gjithė ne si individė apo grupe sociale kemi
gjithmonė kėrkesa nė rritje nė fushėn e marrėdhėnieve tė
punės ndaj punėdhėnėsve publikė apo privatė.
Nuk
mohohen arritjet e shoqėrisė shqiptare pas vitit 1990, siē
mund tė pėrmendim miratimin e legjislacionit tė pėrparuar
dhe ekzistencėn e strukturave pėrkatėse nė mbrojtje tė tė
drejtave tė tė gjithė punonjėsve, tė konkretizuara nė
norma kushtetuese, Kodin e Punės dhe ligjin pėr Statusin e nėpunėsit
Civil, ligjet pėr pensionet, kujdesin shėndetėsor dhe
mbrojtjen sociale etj. Ky legjislacion mer nė mbrojtje pa
dallim qofshin punėtorė tė thjeshtė apo nėpunės civilė tė
ēdo rangu. Por edhe nė kėtė fushė qė do tė diskutojmė
sot mangėsia themelore qėndron tek moszbatimi si duhet i
ligjit dhe mos funksionimi siē duhet i institucioneve publike pėrkatėse.
Si rrjedhojė e lėvizjes sindikaliste, qė ēdo vit e mė tepėr
po dėshmohet se ekziston pėr tė punuar jo nė favor tė
partive politike, por veēse pėr tė mbrojtur tė drejtat e anėtarėve
tė saj, si dhe tė presionit pozitiv tė mediave shqiptare ndaj
punėdhėnėsve pa dallim, ėshtė fakt se punėtorėt shqiptarė
ndjehen gjithnjė e mė shumė tė mbrojtur. Megjithatė, ēdo
ditė ka ankesa tek tė gjithė punėdhėnėsit publike e privatė,
tek sindikatat, tek gjykatat dhe tek Avokati i Popullit. Kėto
ankesa tregojnė se akoma mjaft dispozita tė Kodit tė Punės e
tė Statusit tė Nėpunėsit civil nuk zbatohen si duhet, se
puna e zezė ekziston akoma nė mjaft sektorė, pėrfshirė
edhe atė tė mediave, se organet e kontrollit shtetėror nuk po
funksionojnė siē duhet pėr ti parandaluar kėto shkelje
apo pėr tė vėnė para pėrgjegjėsisė punėdhėnėsit publikė
apo privatė, se niveli dhe frekuenca e ballafaqimeve tė
partnerėve socialė nuk funksionon si duhet etj. Shikuar tė
gjitha kėto nėn prizmin e sfidave tė integrimit, mendoj se tė
gjithė ne kemi se pėr ēfarė tė reflektojmė, dhe tė bashkėpunojmė
pėr ndryshime cilėsore.
Tė
nderuar pjesėmarrės,
Synimi
i kėsaj konference nuk ėshtė thjesht ti kujtojmė njėri
tjetrit arritjet qeveritare apo arritjet e sindikalizmit, qė
natyrisht nuk duhen mohuar. As tė dėshmojmė erudicionin e
gjithėsecilit nė ēėshtjet e marrėdhėnieve tė punės e tė
sindikalizmit si lėvizje grupi, interesat e tė cilit gjejnė pėrkrahje
nga tė gjithė anėtarėt. Si njeri i ligjit nė profesion, por
edhe si drejtues i institucionit tė Avokatit tė Popullit,
shpreh bindjen se asgjė nuk mund tė kėrkohet jashtė kufijve
tė shtetit ligjor, pavarėsisht se cila ngjyrė politike
dominon nė njė moment tė dhėnė. Interesat dhe tė drejtat e
punonjėsve janė dhe duhet tė jenė mbi interesat partiake dhe
mbi politikat e ditės. Ndėr objektivat mė tė mprehta qė na
imponon realiteti i sotėm ėshtė padyshim eleminimi i punės
sė zezė me tė gjitha format e pasojat qė ky aktivitet
mbart, me synimin qė punonjėsit shqiptarė tė mos ndihen pa
mbrojtje, ashtu siē ndjehen punėtorėt emigrantė jashtė
Shqipėrisė. Le tė pėrqėndrohemi nė kėtė drejtim me preēedencė,
si tek ndėrmarrjet publike dhe ato private, jo vetėm
shqiptare, por edhe tek ato me kapital tė pėrbashkėt apo tė
huaj. Pėr fat tė keq, ndodh qė vetėm nė rastet kur shpėrthen
ndonjė bombė si viktimat nė Minierėn e Selenicės apo
vdekjet e pėrsėritura nė Kombinatin Metalurgjik nė Elbasan,
fillojmė tė shtrojmė pyetjen se ku janė strukturat shtetėrore
qė duhet tė kontrollojnė nė bazė tė ligjit respektimin e tė
drejtave tė punėtorėve. Ne duhet ta bėjmė shumė mė mirė
dhe me rigorozitet kėtė detyrė ndaj shtetasve apo anėtarėve
tė sindikatave tona nė Shqipėri. Vetėm kėshtu ne do tė
mund tė kemi tė njėjtin intensitet, vijueshmėri dhe sukses
edhe pėr kėrkesat analoge pėr mbrojtjen e emigrantėve
shqiptarė qė punojnė nė Greqi, Itali e vende tė tjera tė
Evropės sė Bashkuar.
Disa
nga drejtimet konkrete ku konferenca do tė pėrqėndrohet janė:
gjendja reale e realizimit tė tė drejtave tė punonjėsve nė
Shqipėri dhe krahasimi i legjislacionit tė punės me
standartet ndėrkombėtare, efektiviteti i organeve shtetėrore
tė kontrollit pėr respektimin e tė drejtave tė punėtorėve;
roli i sindikatave nė mbrojtjen e tė drejtave tė punonjėsve
pėr tė rritur efektivitetin e zbatimit tė legjislacionit tė
punės etj.
Pėr
kėto tema do tė flitet nė seancė plenare dhe nė 3 panele
nga pėrfaqėsuesit e tė gjithė partnerėve tė pranishėm nė
Konferencė. Ju falenderoj pėr kontributet qė ju do tė jepni
nė kėtė konferencė, dhe ēfarė ėshtė mė e rėndėsishme,
shpreh besimin se do tė vazhdojmė tė punojmė bashkė pėr
realizimin e rekomandimeve dhe pėrfundimeve qė do tė dalin
nga panelet e kėsaj konference.
Sė
fundmi mė lejoni tė shpreh vendosmėrinė e institucionit tė
Avokatit tė Popullit qė kurdoherė kur do tė na paraqitet
rasti, do tė mbrojmė interesat e ligjshme tė punonjėsve.
Faleminderit
dhe suksese tė gjithė pjesėmarrėsve.
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir DOBJANI
|