|
I
nderuar z. Prokuror i Pėrgjithshėm,
I
nderuar z. Zv/Ministėr i Brendshėm,
I
nderuar z. Drejtor i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit,
Tė
nderuar pjesėmarrės,
Kėtė tryezė tė rrumbullakėt e organizojmė me qėllim
qė tė diskutojmė pėr njė konceptim tė drejtė per kushtet
ligjore qe nevojiten per shoqerimin administrativ te nje personi
nga policia ne ambjentet e kesaj te fundit. Ne mendojme se
shoqerimi eshte ligjor vetem ne rastet kur shkelja e bere nga
qytetari ka te beje me mosrespektimin e nje rregulli
administrativ. Gjate ketij takimi sugjerojme qe te diskutohet
rreth ketyre ēeshtjeve te meposhteme:
Ndryshimi
midis shoqerimit administrativ te nje personi nga policia dhe
marrjes se mases se ndalimit. Shoqerimi ka te beje me shkeljen e
nje rregulli administrativ dhe kryhet nga policia. Kurse
ndalimi, parashikohet nga Kodi i Proēedures Penale, dhe lidhet
gjithmone me dyshimin e kryerjes te nje vepre penale (qofte edhe
ne kushtet e flagrances) dhe organi qe duhet te marre kete mase
eshte Prokuroria apo Policia Gjyqesore.
Kujdesi
i veēante qe duhet bere ne rastet kur te shoqeruarit apo
ndaluarit jane te mitur (persona nen 18 vjeē).
Shoqerimi
i nje personi nga policia, nuk eshte mase penale dhe as privim
lirie. Ndaj tij, policia nuk gezon te drejten ta trajtoje si
person te ndaluar, ta mbylle ne ambjente izolimi, te
papershtatshme, ta kontrolloje si dhe ti marre gjurmet e
gishtave. Ai per kohen qe eshte i shoqeruar duhet te trajtohet
si ēdo qytetar i lire.
Qe
nga momenti qe shoqerohet nje person nga policia dhe derisa
mbaron ky veprim administrativ ndaj tij, personi i shoqeruar
gezon te drejten te kerkoje dhe duhet ti sigurohet nje avokat
mbrojtes, si dhe te vihet ne dijeni menjehere familja e tij per
kete shoqerim.
Saktesia dhe drejtesia e ligjit ne kete drejtim. A
perputhet ligji Per policine e Shtetit me Kushtetuten? A
jane urdherat dhe udhezimet e Ministrit te Brendshem, Drejtorit
te Pergjithshem te Policise se Shtetit dhe te Prokurorit te
Pergjithshem ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet?
Si
nxitje per te organizuar kete tavoline te rrumbullaket kane
sherbyer ankesat e ardhura ne Institucionin tone nga qytetare te
ndryshem per shoqerimin e tyre ne polici ne kundershtim me aktet
ligjore, si dhe konstatimet gjate inspektimit te bere ne pjesen
me te madhe te Komisariateve te Policise. Ne i kemi trajtuar ato
me kujdes dhe ne disa raste kemi konstatuar se pretendimet e
qytetareve lidhur me shoqerimin kane qene te drejta dhe ne te
njejten kohe veprimet e punonjesve te policise kane qene jo
korrekte. Here pas here kemi bere rekomandimet perkatese per
ndeshkimin e punonjesve te policise qe kane kryer shkeljet
ligjore. Ndeshkimin e tyre nuk e kemi patur dhe nuk e kemi
perdorur si qellim, por si nje mjet per te permiresuar punen e
policise. Ne te njejten kohe kemi kerkuar drejtuesve te policise
qe ti pergjithesojne keto shkelje me efektivat e policise me
qellim parandalimin e perseritjes se tyre ne te ardhmen.
Gjithashtu, kemi bere edhe rekomandime per permiresimin e akteve
nenligjore qe lidhen me shoqerimin si p.sh. :
Rekomandimi
drejtuar Ministrit te Rendit Publik, ne fillim te vitit 2005,
per shfuqizimin e Udhezimit te Ministrit te Rendit Publik Nr.
168, dt. 20.10.1993 Per rregullat e shoqerimit te shtetasve
ne Komisariate, Reparte, Posta te Policise dhe zyra te tjera te
tyre, i cili megjithese de
jure ishte shfuqizuar prej disa vitesh, de facto ishte
ne fuqi e zbatohej ne te gjitha organet e policise.
Rekomandimi
drejtuar Ministrit te Brendshem, ne fund te vitit 2005, per
ndryshimin dhe permiresimin e Rregullores se
Sherbimeve te Policise se Shtetit, miratuar me Urdher te
Ministrit te Rendit Publik Nr. 1749, dt. 29.07.2005, lidhur me
rregullat dhe proēedurat per shoqerimin e shtetasve ne organet
e policise, parashikuar nga nenet 61-70, kreu XII te kesaj
rregulloreje.
Rekomandimi
drejtuar Ministrit te Brendshem per ndertimin e dhomave te
shoqerimit ne disa komisariate te veēanta per femrat, te
miturit dhe kompletimin e tyre me orendite dhe kushtet e
nevojshme.
Vlen
te theksohet fakti se rekomandimet tona lidhur me kete problem
jane vleresuar te drejta dhe jane pranuar. Ndersa ai per
ndryshimin e rregullores se sherbimeve te policise eshte pranuar
ne parim, por ka patur nje hezitim per ndryshimin e dispozitave
konkrete.
Nga
trajtimi i ankesave me objekt shoqerimin e shtetasve ne organet
e policise kemi konstatuar gjithashtu edhe faktin se ne nenet 44
e 45 te Ligjit Nr. 8553, dt. 25.11.1999 Per Policine e
Shtetit, parashikohet e drejta e policise per te bere
shoqerimin e shtetasve ne zyrat e policise, si dhe rastet e
shoqerimit. Ka mendime edhe se keto nene nuk perputhen me
Kushtetuten. Shoqerimi trajtohet si heqje apo kufizim lirie i
shtetasve dhe jo ashtu siē duhet te jete ne fakt, si nje veprim
me karakter administrativ. Por ne deshirojme te marim edhe
mendimet tuaja per kete ēeshtje.
Perveē
konstatimeve te deritanishme, edhe projektligji Per Policine
e Shtetit, i cili tashme eshte futur ne proēeduren e
miratimit, e koncepton shoqerimin ne te njejten menyre si ligji
aktual, pra si heqje dhe kufizim te lirise se personit.
Me
gjeresisht dhe me konkretisht per problemin per te cilin jemi
mbledhur do te flasin perfaqesuesit e zyres tone, por edhe
perfaqesuesit e prokurorise dhe policise gjate diskutimeve te
tyre, ne kuadrin e nje debati me qellim rritjen e ligjshmerise
se ketyre akteve, ne respektim te te drejtave dhe lirive
themelore te njeriut.
Deshiroj
te theksoj se qellimi yne nuk eshte qe ti kundervihemi apo
pengojme policine, por te kontribuojme te gjithe se bashku per
te konceptuar, interpretuar dhe zbatuar sa me mire keto te
drejta ligjore te policise, me synimin e vetem qe ajo ta kryeje
misionin e saj ligjor ne perputhje me Kushtetuten dhe aktet
normative.
Ju
faleminderit per vemendjen,
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|