Tiranė,
mė 15/12/2005
FJALA
E AVOKATIT TE POPULLIT, Z. ERMIR DOBJANI,
NE
HAPJE TE KONFERENCES KOMBETARE ME TEME:
TE
GJITHE SE BASHKU NE MBROJTJE TE
TE
DREJTAVE TE FEMIJEVE
E
nderuara Znj. Kryetare e Kuvendit tė Shqipėrisė
Tė
nderuar zotėrinj Ministra, deputete, anetare te Trupit
Diplomatik,
tė ftuar nga Kosova, Maqedonia dhe Greqia.
Tė
nderuar bashkėorganizatorė, Zyra e UNICEF-it, Save the
Children
dhe pjesėmarrės nė kėtė konferencė.
Zonja dhe Zotėrinj,
Perballe
realitetit te gjendjes sė shumices se femijeve ne bote, fjalia
hyrėse e Deklaratės sė tė drejtave tė Fėmijės
shpallur nga Asambleja e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara
nė vitin 1959 "Njerėzimi
duhet tu japė fėmijėve atė ēka ai ka mė tė mire,
vlerėsohet si e pa realizuar. Po ashtu edhe parimi
i Konventes se OKB-sė Mbi te drejtat e Femijeve se eshte Interesi me i larte i femijes ai qė duhet patur
parasysh mbi tė gjitha. Neni 54 i Kushtetutes sone garanton te
drejten e femijeve te kene nje mbrojtje te vecante nga shteti.
Si rrjedhojė tė gjitha institucionet publike, te mbrojtjes
sociale, gjykatat dhe autoritetet administrative ne vendimet e
tyre duhet te kene parasysh gjithmone si interesin me te larte
atė te femijes.
Shqiperia
e ka ratifikuar Konventen e OKB-sė mė 28 Shkurt te vitit 1992.
Qe
atehere shume sfida kane rezultuar per Parlamentin, Qeverine,
Institucionet e tjera shqiptare dhe shoqerine civile sepse femijet
kane nevoja te posaēme dhe si rrjedhojė si individe ata kane
statusin e tyre. Ata nuk jane produkt i shtetit apo pėr gjithēka
nuk janė vetėm nė posedim te prinderve te tyre. Per kete
arsye, ne e kemi per detyre qe ti njohim kerkesat dhe te
drejtat e tyre, si te drejta te individeve te veēante. Femijet
e fillojne jeten ne varesi dhe shkojne drejt pavaresise me
ndihmen e te rriturve. Pikerisht kjo lloj varesie i ben ata me
te ndjeshem, me te ndikuar se te rriturit nga kushtet ne te
cilat jetojne, sidomos kur nė vend qė tu ofrohet kujdes,
ushqim i mjaftueshėm, edukim dhe perkėdheli,
u ofrohet varferi, ndotje ambjenti, punė e detyruar apo
ēdo lloj tjeter privacioni. Femijet i ndjejne me shume, si per
mire, ashtu dhe per keq, pasojat e veprimeve ose mosveprimeve te
qeverisjes. Pothuajse ēdo
ligj apo ēdo vendim i qeverise, ne cdo fushe, ndikon tek
femijet ne menyre direkte apo indirekte. Me siguri mund te themi
se gjendja e femijeve, e edukimit dhe shendetit tė tyre eshte
nje barometer matės i saktė i ndryshimeve social ekonomike ne
ēdo shtet.
Te nderuar zonja dhe zoterinj,
Ndryshimet e
ndodhura ne vendin tone ne vitet e tranzicionit, kane rritur ne
menyre te dukshme rreziqet me te cilat ballafaqohen femijet dhe
familjet e tyre. Nen ndikimin e dukurive sociale te tilla si
emigracioni, urbanizimi i pakontrolluar, varferia dhe papunesia,
dezintegrimi i familjes dhe divorcet, etj, konstatohet tendenca
e rritjes se numrit tė shkeljeve tė tė drejtave te femijeve. Keqtrajtimi
i femijeve eshte sot nje nder problemet me te mprehta me te
cilat ballafaqohet shoqeria shqiptare. Gjithnje e me teper po
behet i pranishem realiteti
i hidhur i keqtrajtimit te femijeve ne forma te ndryshme brenda
dhe jashte familjes, duke filluar nga rrahjet deri tek vrasjet
apo vetvrasjet.
Eshtė e pranishme nje forme e ashpėr diskriminimi per shkak te prinderve,
vrasjet pėr shkak te gjakmarrjes dhe hakmarrjes, tė cilat
sjellin si pasojė, pėrveē tė tjerash ngujimin e shumė fėmijėve
nė burgun shtėpiak dhe braktisjen e shkollės. Gjendja
siē dihet paraqitet e vėshtirė nė rrethet e veriut tė
vendit. Ska
rendesi ne se numri i tyre ulet apo rritet, sipas interesit te
OJQ-ve qe i numerojnė. E rendesishme eshte se shteti shqiptar,
te gjithe ne, nuk nderohemi dhe nuk duhet tė na zėrė gjumi
derisa edhe nje femije i vetem do te vazhdoje te mos shkoje ne
shkolle per shkak te ngujimit. Ne kemi bere mire qe kemi ngritur
zerin per zbardhjen e fatit te rreth 500 femijeve qe jane
zhdukur nga Qendra Agia Varvara e Athines; qe ēdo dite e
me teper po forcojme kufirin per te luftuar dhe parandaluar ēdo
trafik ne pergjithesi dhe trafikun e femijeve ne veēanti. Por
te gjithe ne duhet tė shohim brenda kufirit, tek Ura e
Lanes apo para vete hotelit ku po bejme konferencen, ku femijet
lypin, lajne xhamat e makinave apo detyrohen nga trafikante apo
tutore, qe mund te jene edhe familjare te tyre, qe te shtrihen pėr
tė lypur ne trotuaret me uje apo te dalin lakuriq. Avokati i
Popullit, policia, organizatat jo qeveritare, nuk duhet te
hezitojne te veprojne, ti mbledhin, ti evidentojne, ti
hiqet e drejta prinderore cilitdo qe e keqperdoron dhe, femije
te tille te sistemohen ne shtepi kujdesi apo nė jetimore. Nuk
mund te leme pa permendur ketu rastet, kur teksa femija pret te
takohet me njerin nga prinderit e divorcuar, vihet perballe nje
ekzekutimi te detyrueshem, ku pozitat e policit dhe te
permbaruesit nuk dallohen. Reforma e Drejtėsisė pėr tė
miturit nė Shqipėri qė ka filluar Ministria e Drejtėsisė nė
bashkėpunim me Komisionin Europian, Unicefin dhe Sidėn ėshtė
njė projekt qė pritet tė jape mjaft efekte pozitive. Nėse
shpejt do arrihet tė ndėrtohet njė burg i posaēėm dhe qendėr
e veēantė riedukimi pėr tė miturit qė kryejnė vepra
penale, them se kjo Reformė ėshtė e plotė.
I
bejme thirrje gjithe Mediave, te cilat kane nje merite te madhe
per thellimin e nivelit te demokracise ne Shqiperi, qe ta shohin
me sy kritik pasqyrimin e femijeve ne kroniken e zeze. Nje
femije psikologjikisht
i dobet mund te shkaktoje vetvrasje edhe per tu bere i
njohur, ashtu si viktimat fėmijė tė pasqyruara me mjaft
publicitet ne Mediat tona. Nė inspektimin qe bera para nje
jave, ne oret e vona te nates, ne dy qendrat e fshatit SOS ku
jane sistemuar adoleshente dhe te rinj deri 18 vjeē, ata mu
ankuan pse Media para dy javesh kishte pasqyruar identitetet e
tyre per ngjarje te ndodhura nje vit me pare, gje qe kishte
demtuar imazhin dhe marredheniet e tyre me shoket dhe shoqet e
shkolles.
Te
ndjeshem nga kjo situate ne mbrojtje te drejtave te femijeve,
Institucioni i Avokatit te Popullit, se pari, falenderon
Parlamentin per ndryshimin e Ligjit nr.8454 date 04.02.1999
Per Avokatin e Popullit ne drejtim te inisiatives pėr
hetimin e ēeshtjeve qe kane te bejne me femijet, apo tė dhėnies
tė sė drejtės sė inspektimit ne ēdo kohe per te verifikuar
respektimin e te drejtave te femijeve ne ēdo shtepi femije apo
nė ēdo institucion tjeter ku ekziston mundesia e shkeljes se
te drejtave te tyre. Ne te njejten kohe prane zyres sone
funksionon Nenseksioni per te drejtat e femijeve, krijimi i te
cilit eshte ediventuar si fakt mjaft i rendesishem, pas
raportimit te pare te shtetit shqiptar lidhur me zbatimin e
Konventes se OKB-se Per te drejtat e femijes. Ne
falenderojme Agjensine Norvegjeze per Zhvillim (SIDA), si dhe
Save the Children per projektin 3-vjeēar, ne perfundim te te
cilit do te krijohet infrastruktura e nevojshme ligjore e
materiale si dhe burimet njerezore, per te konkluduar nga
Parlamenti ne se do te krijohet nje Ombudsman i veēante per
femijet apo do te vazhdoje puna per mbrojtjen e femijeve brenda
Institucionit te Avokatit te Popullit.
Te
nderuar pjesemarres,
Synimi i kesaj konference nuk eshte thjesht pasqyrimi i arritjeve te
organeve shteterore apo arritjeve te OJF-ve ne realizimin e
synimit final te mbrojtjes se te drejtave te femijeve. Si
drejtues i nje institucioni
ne fokusin e veprimtarise te te cilit eshte mbrojtja e te
drejtave te njeriut, deklaroj bindjen se te drejtat e femijeve
duhet tė qendrojne mbi interesat partiake dhe politikat e
dites. Prandaj mendojmė se Strategjia kombėtare pėr tė
drejtat e fėmijėve, miratuar nga Qeveria Nano nė maj 2005
mund tė ndryshohet apo tė pasurohet, por ajo duhet tė
implementohet nga Qeveria Demokrate dhe tė pėrfshihet nė pėrparėsitė
e saj. Politika mė e mirė pėr fėmijėt ėshtė mospolitizimi
i tyre. Prandaj sipas Rekomandimit tonė nė ndryshimet e
pritshme tė Kodit Zgjedhor duhet tė sanksionohet ndalimi i
pjesėmarrjes dhe aktivizimit tė fėmijėve nė fushatat
zgjedhore. Mosdiskriminimi, interesi me i larte i femijes, e
drejta per mbijetese dhe zhvillim, pjesemarrja e femijeve ne
vendimet per jeten e tyre, duhet te jene guida udherrefyese ne
veprimtarine e gjithsecilit prej nesh.
Disa nga drejtimet konkrete ku konferenca do te
perqendrohet jane: politikat qeveritare ne drejtim te mbrojtjes
se te drejtave te femijeve, problemet e punes se ndaluar te
femijeve, e trafikimit te femijeve, tė arsimit fillor te
detyrueshem, etj; roli i OJF-ve per mbrojtjen e te drejtave te
femijeve si dhe pervoja e Ombudmaneve te tjere ne mbrojtje te te
drejtave te femijeve.
Per keto tema do te flitet ne tre sesionet nga
perfaqesuesit e te gjithe partnereve te pranishem. Ju falenderoj
per kontributet qe ju do te jepni ne kete Konference dhe shpreh
besimin se do te vazhdojme te punojme bashke per realizimin e
rekomandimeve dhe perfundimeve qe do te dalin nga Konferenca.
Se fundmi, me lejoni te shpreh
vendosmerine e Institucionit te Avokatit te Popullit ne mbrojtje
te te drejtave te femijeve. Te
gjithe ne kemi se ēfare te reflektojme dhe te bashkepunojme per
ndryshime cilesore ne drejtim te mbrojtjes se te drejtave te
femijeve.
Faleminderit dhe suksese te pėrbashkėta.
|