Aktivitete tė ndryshme

___________________________________________________________________________

 

   

 

FJALA E AVOKATIT TĖ POPULLIT, Z. ERMIR DOBJANI,  

MBLEDHJEN E RRADHĖS SĖ SHOQATĖS SĖ OMBUDSMANĖVE MESDHETARĖ ME TEMĖ:

  

“Aksesi i Ombudsmanit nė vendet e privimit te lirisė”

  

14-15 Dhjetor 2009

Athine, GREQI 

 

 

Te nderuar organizatore te kesaj mbledhje !

Te nderuar kolege dhe pjesmarres !

 

          Se pari me lejoni t`ju falenderoj per ftesen ne kete takim dhe te vleresoj traditen e mire qe eshte krijuar ne vendet mesdhetare per bashkepunimin e Institucioneve te Ombudsmaneve.

          Se dyti, shpreh konsideraten e larte per organizatoret dhe vleresoj punen e tyre ne konsolidimin e vlerave te Ombudsmanit ne rajonin e Mesdheut.

          Se treti kam kenaqesine te konstatoj se temat e perzgjedhura per t`u referuar gjate kesaj mbledhje jane mjaft te dobishme, jo vetem per te evidentuar aktivitetin tone te pasur ne keto fusha, por dhe per te shkembyer eksperience dhe nxitur debat ne permiresimin e performances tone ne te ardhmen ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

          Institucioni i Avokatit te Popullit Shqipetar qe ne fillimet e aktivitetit ne vitin 2000 e ka drejtuar veprimtarine e tij edhe ne monitorimin e vendeve te privimit te lirise. Ne kemi besuar gjithmone se ambjentet ku liria e personit eshte e kufizuar jane vendet ku te drejtat e njeriut ndihen me shume te kercenuara. Shkelja e ketyre te drejtave ka gjasa te ndodh me shpesh prapa mureve, e fshehur dhe e izoluar, sesa ne vende te hapura, te dukshme dhe te monitorueshme nga te gjithe.

          Ne kemi krijuar nje eksperience te mire ne keto 10 vite si Institucion, ne respekt edhe te Parimeve te Parisit, si dhe kemi patur rezultate mjaft te mira ne kontrollin e ambjenteve te privimit te lirise, zbulimin e shkeljeve dhe paraqitjen e rekomandimeve per ndeshkimin e nepunesve te perfshire ne ngjarje dhune dhe abuzimi.

Roli aktiv dhe eksperienca jone e mire bene te mundur qe ne fillim te vitit 2008, Avokatit te Popullit Shqipetar t`i caktohej nga Parlamenti i Shqiperise me ligj te posaēem funksioni i Mekanizmit Kombetar te Parandalimit te Tortures (MKPT), ne zbatim te Protokollit Opsional te Parandalimit te Tortures (OPCAT), te ratifikuar nga Shteti Shqiptar me Ligjin Nr.9094 dt.3.07.2003.

          Tashme kemi 2 vjet qe krahas kontrolleve qe kemi organizuar per ankesa apo ngjarje te ndryshme ne vendet e ambjentet e privimit te lirise, aktiviteti yne eshte perqendruar edhe ne vizitat e shpeshta ose inspektimet periodike ne te gjitha ambjentet ku mund te ushtrohet torture, trajtim ēnjerezor dhe degradues. Vetem gjate vitit 2009 Avokati i Popullit ka organizuar rreth 150 vizita, inspektime apo kontrolle me tematike te veēante ne vendet e privimit te lirise dhe institucioneve te tjera me rregjim te perafert. Gjithashtu kemi promovuar te drejtat dhe trajtimin qe duhet te gezojne individet ne keto qendra.

          Avokatit i Popullit Shqiptar gezon para se gjithash avantazhin sepse ka nje juridiksion te plote per kryerjen e kesaj veprimtarie si ka kompetenca te plota ne kete fushe.

Konkretisht, sipas pikes 1 te nenit 60 te Kushtetutes se Shqiperise: “Avokati i Popullit mbron te drejtat, lirite dhe interesat e ligjshem te individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e te parregullta te organeve te administrates publike”.

Sipas referimeve ne legjislacionin tone, brenda termit administrate publike jane te perfshira edhe institucionet shteterore qe mbulojne sistemin penitenciar (burgjet dhe paraburgimet), organet e Policise se Shtetit dhe ambjentet ku mbahen persona te arrestuar, ndaluar apo shoqeruar, si dhe dhomat e izolimit disiplinor ne Repartet e Ushtrise Shqiptare.

Brenda ketyre ambjenteve, individi gezon realisht statusin e personit te privuar nga liria, ne dallim me qendra te tjera shteterore ku strehimi apo privimi administrativ i disa te drejtave te individit behet per shkak perkujdesje shoqerore apo asistence mjekesore. (azile, shtepi femije, spitale psikiatrike, qendra personash te trafikuar ose azilkerkues etj).

Te dyja kategorite e ambjenteve te mesiperme jane objekt monitorimi i punes tone. Por nisur nga termi “privim lirie” mendoj se ne temen qe prezantoj duhet te fokusohem veēanerisht per kategorine e pare te institucioneve.

Sipas Ligjit Nr. 8454, date 4.2.1999, “Per Avokatin e Popullit” (i ndryshuar) Avokati i Popullit Shqiptar per te kryer misionin e tij kushtetues eshte i autorizur te veproje me nje proēedure hetimore te pavarur, duke patur nje akses te madh mbi ēdo ambjent, zyre, zyrtar pa imunitet dhe mbi ēdo dokumentacion, qofte dhe ai i klasifikuar, i organeve te administrates publike.

Ne Nenin 19 te Ligjit te mesiperm percaktohet se: “Ne rastet kur vendos te kryeje hetime te pavarura, Avokati i Popullit ka te drejte:

a. te kryeje hetime ne vend, perfshire edhe hyrjen ne ēdo zyre te institucioneve publike dhe keqyrjen ne vend te akteve apo dokumenteve qe kane lidhje me ēeshtjen qe heton.

c. te marre ne pyetje ēdo person qe, sipas tij, eshte i lidhur me ēeshtjen nen hetim, dhe te therrase ne zyren e tij te gjithe personat pa imunitet;

          Avokati i Popullit ka te drejte te caktoje nje afat per kryerjen e veprimeve te mesiperme”.

          Ne kete ligj eshte i parashikuar edhe neni 19/1, i cili percakton se: “Avokati i Popullit apo personat e autorizuar prej tij kane te drejte te hyjne ne ēdo kohe, pa kufizim e pa autorizim paraprak, por duke vene ne dijeni titullarin e institucionit, ne te gjitha institucionet e administrates publike, ne burgje, ne vende ku policia ose prokuroria mbajne persona te shoqeruar, te ndaluar apo te arrestuar, (te paraburgosurit), ne reparte apo institucione shteterore, spitale psikiatrike, ne azile, ne shtepi femije, si dhe ne ēdo vend tjeter kur ka te dhena dhe ēmon se ekziston mundesia e shkeljes se te drejtave dhe lirive te njeriut.

          Hyrja ne te gjitha mjediset e mesiperme mund te behet si per te hetuar nje ankese, nje kerkese ose njoftim te caktuar, ashtu edhe me nismen e Avokatit te Popullit per qellime inspektimi apo studimi. Avokati i Popullit ne keto raste mund te marre takim, te bisedoje ne menyre konfidenciale e pa pranine e personave zyrtare me cilindo person qe ndodhet apo mbahet ne keto mjedise.

          Ēdo lloj korrespondence e ketyre personave me Avokatin e Popullit nuk duhet te pengohet ose te kontrollohet”.

          Nje garanci per kryerjen e kesaj veprimtarie me efektivitet te plote dhe njekohesisht per sanksionimin e nje bashkepunimi me organet shteterore eshte e permbajtja e dispozites se nenit 22/1 te Ligjit “Per Avokatin e Popullit ku percaktohet se: “Refuzimi per te bashkepunuar me Avokatin e Popullit nga nepunesi civil, funksionari ose autoriteti publik perben shkak qe Avokati i Popullit te kerkoje nga autoriteti kompetent fillimin e proēedures administrative dhe marrjen e masave disiplinore deri ne largimin nga puna ose nga sherbimi civil”.

          Krahas kuadrit ligjor qe permendem me lart, ne funksion te permbushjes edhe te rolit te Mekanizmit Kombetar te Parandalimit te Tortures, veprimtaria e Avokatit te Popullit, veēanerisht aksesi i tij ne burgje dhe paraburgime eshte parashikuar edhe ne Ligjin Nr.8328 dt.2.04.1998 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te paraburgosurve”, ne shtesat qe u bene ne kete ligj ne Mars 2008.

Ne nenin 43 te ketij ligji ku flitet per hyrjen nė institucionet penitenciare, eshte parashikuar se vetem disa personalitete te larta te shtetit mund te vizitojne ne ēdo kohe dhe pa paralajmerim burgjet dhe paraburgimet.

Krahas figurave me te larta shteterore si Presidenti i Republikės, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Kryetari i Gjykatės Kushtetuese, Zėvendėskryetari i Kuvendit, Zėvendėskryeministri, Ministri i Drejtėsisė, Kryetari i Gjykatės sė Lartė, Prokurori i Pėrgjithshėm, kjo e drejte i eshte njohur edhe Avokatit te Popullit, komisionerėve dhe ndihmėskomisionerėve te tij.

           Gjithashtu ne Nenin 74, pikat 1.2.3 Avokati i Popullit eshte parashikuar shprehimisht si subjekt i veēante pėr mbikėqyrjen e zbatimit dhe realizimit te ligjit per te denuarit dhe paraburgosurit. Ne nenet 74 pikat 1,2,3, Institucionit te Avokatit te Popullit ne rolin e MKPT-se i jane dhene disa kompetenca shtese te huazuara nga permbajtja origjinale e Protokollit Opsional te Konventes kunder Tortures ( OPCAT ).

            Konkretisht sipas permbajtjes se ketyre dispozitave Avokati i Popullit ka kompetenca per te vėzhguar rregullisht trajtimin e individėve, qė u ėshtė hequr liria nė vendet e ndalimit, arrestimit ose burgosjes, me qėllim qė tė forcohet, kur ėshtė e nevojshme, mbrojtja e individėve nga tortura, trajtimi ose dėnimi i egėr, ēnjerėzor ose poshtėrues. Gjitashtu atij i njihet e drejta qe te paraqese rekomandime pėr organet pėrkatėse, me qėllim qė tė pėrmirėsohen trajtimi dhe kushtet e individėve qė u ėshtė hequr liria dhe tė parandalohet tortura dhe trajtimi ose dėnimi i egėr, ēnjerėzor ose poshtėrues.

Ne realizim te kesaj detyre, Avokatit te Popullit ne kete ligj i njihen edhe nje sere kompetencash te posaēme per te realizuar nje akses te plote ne keto ambjente, duke marre midis te tjerash ēdo informacion nė lidhje me numrin e individėve qė u ėshtė hequr liria dhe vendodhjen e tyre, menyren e trajtimit te kėtyre individėve, kushtet e tyre tė ndalimit etj.

Gjate vizitave ne keto ambjente, Avokatit te Popullit i njihet e drejta te kryeje ne ēdo kohe intervista private me te denuarit, pa patur pranine e personelit te burgut apo paraburgimit, si dhe te zgjedhe lirisht vendet qė kėrkon tė vizitojė dhe e individėt qė kėrkon tė takoje.

Gjithashtu eshte parashikuar se ne rolin e MKPT-se, institucioni yne mund te marre nė ēdo kohe dhe pa pengese informacione apo ankesa nga te denuarit ose nga administrata e burgut dhe paraburgimit, te verifikoje ne ēdo kohė dokumenta, objekte, pajisje ose mjedise, qė kanė lidhje me tė dėnuarin ose me tė paraburgosurin, si brenda, ashtu dhe jashtė institucionit penitenciar. Pėr realizimin e proēesit tė mbikėqyrjes, MKPT i njihet e drejta nga ky ligj qė tė marrė edhe specialistė tė fushave pėrkatėse, qofshin keta mjek ligjor, psikolog, psikiater etj. Gjithashtu kemi instaluar nje numer pa pagese ne dispozicion te te burgosurve dhe ne ēdo burg dhe paraburgim kemi vendosur kuti te posaēme postare qe i hap vetem personeli i Avokatit te Popullit.

Ne praktike, pas miratimit te dispozitave te mesiperme ne Mars te vitit 2008, Avokati i Popullit vijoi me intensitet te larte te kryente funksionin e tij si MKPT prane burgjeve dhe paraburgimit. Tashme vetem per vitin 2009 jane vizituar dhe ri vizituar te gjitha burgjet dhe paraburgimet, dhe jane marre rreth 400 ankesa dhe jane bere mbi 40 rekomandime per permiresimin e te drejtave dhe trajtimit te te burgosurve dhe paraburgosurve. Prezenca jone e shtuar ne keto ambjente ka rritur se tepermi komunikimin dhe besimin e personave te privuar nga liria per te prezantuar problemet e tyre reale apo per te denoncuar fenomene negative qe rendojne mbi te drejtat e tyre.

Nga ana tjeter, aksesi yne ne dokumentacionin zyrtar dhe filmik te ketyre institucioneve ka qene shpesh mjaft efiēent ne propozimin per ndeshkimin e punonjesve te veēante te policise se burgjeve apo nepunesve te tjere te administrates se burgjeve. Vetem ne nje rast gjate vitit 2009 u shkarkuan nga detyra 3 punonjes te policise se burgjeve dhe u moren masa disiplinore per 8 punonjes te tjere, per shkak se nga monitorimi filmik Avokati i Popullit konstatoi se ata kishin thyer rregulloren e brendshme duke shkaktuar konflikt midis disa te paraburgosurve. Rezultate te tilla kane treguar realisht se cili eshte produkti i aksesit tone ne sistemin penitenciar por dhe me gjere.

E njejta ekspoze paraqitet ne veprimtarine e institucionit tone edhe aksesi qe gezojme per monitorimin e veprimtarise se Policise se Shtetit. Avokati i Popullit Shqiptar ka realizuar per nje hark kohor prej 10 vjetesh nje rekord rekomandimesh per permiresimin e aktivitetit policor ndaj te drejtave te individeve per te cilat jane ndeshkuar rreth 250 punonjes policie. Krahas kesaj ne menyre te vazhdueshme jane inspektuar ambjentet e te gjitha Komisariateve te Policise se Shtetit, ku ka dhoma izolimi, me qellimin per te verifikuar nga afer trajtimin e individeve dhe parandalimin e dhunes, trajtimin ēnjerezor dhe degradues te tyre.

Avokati i Popullit ka patur nje akses mjaft te madh jo vetem ne ambjentet e policise, por dhe ne dokumentacionin dhe rregjistrat e tyre, nga ku shpesh ka konstatuar parregullsi ne shoqerimin apo ndalimin e personave, kalimin e afateve te shoqerimit, cilesimin e gabuar ligjor te individeve qe mbahen ne keto ambjente etj.

Shpesh gjate hetimeve per dhune policore, Avokatit te Popullit i eshte dashur te njihet edhe me dokumentacion te klasifikuar policor, ēka tregon per nje nivel te larte te aksesit te tij, i cili na ka mundesuar nje pune serioze dhe me efektivitet te larte karshi pretendimeve te individeve qe jane mbajtur te izoluar.

          Nje specifike e mardhenieve tona me institucionet e Policise se Shtetit eshte se ato zbatojne rigorozisht dispozitat e parashikuara ne Ligjin “Per Avokatin e Popullit” pasi ne legjislacionin qe normon veprimtarine e tyre nuk jane parashikuar rregulla te veēanta per aksesin e Institucionit tone ne veprimtarine policiore.

Ne dallim nga aksesi ne sistemin penitenciar, i cili eshte i parashikuar edhe ne ligjin qe normon nje veprimtari te tille, kjo mungese ne legjislacionin e Policise se Shtetit nuk shikohet si mangesi apo pengese ne punen tone. Gjithsesi ne rregulloren e re qe Policia e Shtetit ka kerkuar te miratoje per vendet e izolimit te perkohshem brenda ambjenteve te saj, jane parashikuar edhe rregulla te veēanta per aksesin e Avokatit te Popullit.

Megjithese kjo rregullore nuk eshte miratur ende, ajo tregon per nje disponibilitet te Policise se Shtetit per te pranuar edhe ne aktet nenligjore te saj prezencen dhe aksesin e padiskutueshem te autoritetit kushtetues te Avokatit te Popullit.

          Nje tjeter fushe ku eshte krijuar akses i madh per veprimtarine e Avokatit te Popullit, qofte dhe si MKPT eshte aktiviteti i forcave te armatosura (FA) Shqiptare. Ne kuader te reformave dhe shnderimeve te medha qe po peson ushtria jone si pjese perberese e forcave te NATO-s, Avokati i Popullit synon qe prezenca e tij brenda bazave ushtarake, veēanerisht ne dhomat e izolimit disiplinor te jete sa me e shpeshte.

          Per kete qellim me marrjen e funksionit si MKPT, Zyra jone ka organizuar reth 25 vizita ne bazat ushtarake dhe eshte njohur nga afer me kushtet e dhomave te izolimit, trajtimit te ushtareve, akteve nenligjore qe normojne masat disiplinore izoluese etj.

          Krahas kesaj, promovimi i Institucionit te Avokatit te Popullit si MKPT per inspektimin e bazave ushtarake, ka nxitur nje mardhenie mjaft te ngushte me autoritetet e Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem te FA. Nga ana e tyre jane dhene detyra bazave respektive per respektimin e aksesit ligjor qe gezon Institucioni yne dhe per krijimin e te gjitha lehtesirave per permbushjen e monitorimeve tona.

          Ne praktike jane vene re se disponibiliteti i drejtuesve ushtarake te bazave ka qene i kenaqshem, madje shpesh ata kane mundesuar edhe njohjen me informacione te rezervuara ushtarake, lidhur me numrin e ushtareve te rekrutuar, trajtimin e tyre shendetesor etj.

          Produkt i aksesit tone ne keto baza kane qene prezantimi i rekomandimeve te veēanta te Avokatit te Popullit te cilat kane ngritur veēanerisht probleme mbi hartimin dhe miratimin e rregulloreve te reja per izolimin disiplinor, trajtimit me te drejta te barabarta te efektivit ushtarak dhe realizimin e proēedurave transparente ne rastet e izolimit te tyre.

          Ashtu si dhe ne rastin e Policise se Shtetit, FA nuk kane ende nje legjislacion te ri dhe te zgjeruar ku te reflektohen nje sere ndryshimesh mbi te drejtat e njeriut dhe organet monitoruese te respektimit te tyre brenda bazave ushtarake, por kjo nuk ka penguar ne aksesin tone.

          Ne kuader te reformimit ligjor dhe qe po ndodh ne ushtri si rrjedhoje e anetaresimit te vendit tone ne NATO, Avokati i Popullit do te ndjeke me perparesi plotesimin e te gjithe kuadrit ligjor ushtarak, me parimet dhe garancite e reja mbi te drejtat e njeriut, qe duhet te gezoje ēdo individ brenda rradheve te ushtrise tone.

          Nga e gjithe analiza e punes tone e referuar me lart,  verehet se ne burgje, paraburgime, polici por dhe ne ushtri, nevoja per te patur nje prezence aktive te Ombudsmanit eshte mjaft e rendesishme.

Avokati i Popullit beson se rritja e autoritetit te Ombudsmaneve ne mardhenie me administraten publike varet shpesh nga niveli i aksesit te tyre brenda organeve shteterore. Ky akses shihet mjaft i dobishem nese ai realizohet sidomos pertej mureve te errta te izolimit human, aty ku kufizimi i lirise se individit nuk duhet te nenkuptoje abuzivisht edhe mohimin e te drejtave te tjera.

Rritja e rolit aktiv te Ombudsmanit dhe realizimi i nje aksesi te madh te tij brenda ketyre ambjenteve duhet pare jo vetem si pjese e nje reforme ne aktet ligjore dhe nenligjore te institucioneve, por dhe si nje detyrim qe kane keto te fundit per te respektuar te drejtat e njeriut dhe vlerat e demokracise ne shtetet respektive.

Une mendoj se vlerat e verteta te Ombudsmaneve duhet te kerkohen ne vullnetin e tyre te forte per te realizuar me te gjitha menyrat ligjore misionin e tyre.

Ky vullnet eshte nje risi, i cili qofte ne planin kombetar, rajonal dhe me gjere duhet te gjeje mbeshtetje dhe kurajo per te ēuar perpara misionin tone te shenjte te mbrojtjes se te drejtave dhe lirive themelore te njeriut.

  

 

 

Ju falenderoj per vemendjen

 

AVOKATI I POPULLIT SHQIPETAR

 

 

Ermir DOBJANI

 

  

 

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit