|
I
nderuar Minister, I nderuar Ambasador,
Te
dashur Kolege e Pjesmarres ne takim,
Eshte
nje kenaqesi e vecante per mua qe te rikthehem perseri ne
Tirane. Sikurse ju e dini tashme, ne kemi pasur nje bashkepunim
te gjate e te qendrueshem midis Insitucioneve Daneze e Shqiptare
te Ombudsmanit ne kuader te Programit te Asistences Transitore
Shqiptaro-Daneze. Une kam qene ketu per here te pare ne shtator
te 2000 dhe qysh nga ajo kohe kam ardhur dhe disa here te tjera.
Me kujtohet mjaft i gjalle momenti i vizites se pare tek Avokati
i Popullit i sapo-emeruar, Z. Ermir Dobjani dhe stafi rreth tij
ne zyrat e tyre qe ishin me vrima ne dysheme, asnje pikture ne
mur, asnje mobilim, perpos nje karrikeje qe mu ofrua mua me
dashuri. Une sapo i vizitova zyrat e reja sot dhe mund te shoh e
kuptoj sa shume ndryshime per se mbari kane ndodhur qysh
atehere, jo vetem persa i takon kushteve me te mira fizike, por
edhe persa i takon detyrave te reja e sfiduese. Duke pasur
parasysh nje histori te gjate bashkepunimi, une u inkurajova nga
ftesa prej Qendrave Shqiptare e Daneze te Rehabilitimit te
Viktimave te Tortures per te vizituar dhe nje here Shqiperine
dhe te merrja pjese ne kete tryeze te rrumbullaket.
Institucioni
i Ombudsmanit Danez ekziston prej mese 50 vjetesh. Per sa kohe
qe kjo zyre ekziston, e drejta e Ombudsmanit "per te
deklaruar pikepamjet e tij per ceshtje gjyqesore" ka mbetur
parimi kryesor ne punen tone. Zakonisht, kur me pyesin se cfare
e ben Institucionin e Ombudsmanit te jete i sukseshem, une
theksoj dy kushte fondamentale :
Se
pari, eshte vendimtare qe te zgjidhet personi i duhur si
Ombudsmani i Pare, apo Avokati i Popullit sic e quani ju ketu ne
Shqiperi. Historia deshmon se Ombudsmani i Pare i merr
automatikisht pergjegjesite mbi veten e tij per ta bere zyren te
respektuar dhe te pershtatshme ne konteksin kombetar perkates.
Se
dyti, ne permbushjen e detyrave te institucionit duhet mbrojtur
e garantuar pavaresia e tij. Sikurse e verteton dhe pervoja
nderkombetare, Zyra e Ombudsmanit apo Avokatit te Popullit
mundet qe te fitoje besimin e publikut, veten ne se i kryen
detyrat ne menyre te pavarur- e cliruar nga interesat e paleve
per te ofruar nje rezultat te drejte e te ndershem ne rastet e
parashtruara ne zyren e tij. Nese parakushti i dyte nuk
respektohet, insitucioni ka shume pak gjasa, mendoj te
shndrrohet ne nje institucion dinamik per strukturat
demokratike.
Institucioni
ka nevoje per manovrim dhe pavaresi, por dhe me shume se kaq:
Ombudsmani dhe Avokati i Popullit ka nevoje per mbeshtetje nga
kreret e larte, qofte Parlamenti apo Presidenca.
Ndonese
mandatet ne Institucionet tona dhe metodat e punes mund te jene
te ndryshme, une mendoj se te dy ne si une dhe Avokati i
Popullit shqiptar biem lehtesisht dakort ne qellimin e
perbashket per tu bere porta e duhur per ato qytetare te cilet
kane patur pakenaqesi nga autoritetet. Dhe kjo, jo ne kuptimin
se ne do te jemi gjithmone ne gjendje te ndihmojne qytetaret ne
ceshtjet e tyre por ne konceptin qe zyrat tona duhet te jene
vende ku ankimuesi te kete besim ne komunikimin me nje staf te
kualifikuar, te cilet do te degjojne e kuptojne dhe ku cdonjeri
do te beje te pamunderen te ndihmoje dhe minimalisht te spjegoje
se perse ceshtja nuk mund te vendoset ne menyre tjeter.
Perpos detyres themelore dhe qellimit ne lidhje me individed ne
shoqeri, Une mendoj gjithashtu se ne mund te biem dakord edhe ne
lidhje me rendesine te qenit si faktore kryesore ne fushen e
zhvillimit te etikes dhe normave per mireadministrimin ndermjet
nenpunesve civile dhe Adminstrates. Me fjale te tjera, ne po
bejme maksimumin per te asistuar krijimin e nje administrate
profesionale e transparente qe i sherben popullates.
Njera
nga detyrat e reja dhe me sfiduese per Institucionin tim te
Ombudsmanit dhe ate te Avokatit te Popullit ketu, eshte puna
"me Protokollin Opsional te Konventes se KB Kunder Tortures
dhe Trajtimit apo Ndeshkimit Mizor, Cnjerezor apo
Degradues" si dhe ngritja e "Mekanizmit Kombetar te
Parandalimit", te ashtuquajturit OPCAT dhe NPM (POKKT dhe
MKP).
Protokolli
Opsional i Konventes Kunder Tortures (POKKT) eshte nje mekanizem
i ngritur per te ndihmuar shtetet ne parandalimin e tortures dhe
cdo lloj forme tjeter keqtrajtuese nepermjet kryerjes se disa
vizitave periodike ne vendodhjet e burgimit nga mekanizma te
pavarur kontrollues. Kjo gje, mbeshtetet ne premisen se sa me te
hapura e transparente te jene vendet e vuajtjes se denimit, aq
me pak abuzime te kete me to. Nje sistem i tille, mbeshtetet mbi
dy kollona kryesore-njera nderkombetare e tjetra kombetare. Ne
nivel nderkombetar, OPCAT (POKKT) ka ngritur nje mekanizem te
jashtem Kontrolli sipas orientimeve te CPT, te ashtuquajturin
Nenkomitet per Parandalimin e Tortures apo NPT i cili si CPT do
te vizitoje vendet e vuajtjes se denimit ne Palet Perkatese te
Shteteve te OPCAT. Ne nivel kombetar, OPCAT u kerkon shteteve qe
te ngrene organizma kombetare kontrollues, te ashtuquajturin
Mekanizem Parandalues Kombetar, i cili do te kryeje vizita te
rregullta, prevenuese ne te gjithe vendet e vuajtjes se denimit
ku personat privohen nga liria e tyre. Keta Mekanizma
Parandalues Kombetar do te ngrihen pas nje viti te Ratifikimit
apo Hyrjes ne OPCAT.
Sikurse
e dini, OPCAT ka hyre ne zbatim dy vjet me pare, ne 22 Qershor
2006. Sot OPCAT-i permbledh 35 shtete qe jane pjese e
Protokollit dhe shume nga keto shtete po punojne per ngritjen e
MPK-ve qe do te permbushin kriteret e parashtruara sipas
OPCAT-it. Ne fakt, OPCAT, ka vetem pak kritere, por tejet te
rendesishme qe duhen permbushur kur ngrihet nje MPK. Une mendoj
se eshte e rendesishme qe te nenvizojme shkurtimisht disa nga
ato:
Me
e rendesishme nga te gjithe, MPK, sikurse Institucioni i
Ombudsmanit, duhet te jete i pavarur. Kjo nenkupton qe MPK duhet
ngritur mbi baza te pavarura ose me ligj apo Kushtetute dhe
personeli i tij duhet te jete i pavarur dhe i dallueshem nga
aktivitetet e tjera shteterore. MPK duhet te jete financiarisht
i pavarur, duke nenkuptuar qe MPK te hartoje vete buxhetin dhe
te mos jete i varur nga qeveria per fonde. Keto jane kriteret
fondamentale te parashtruara sipas OPCAT-it; kritere, qe une
mendoj se ne si Institucione te Ombudsmanit jemi mesuar tashme.
Ajo
cka une e nenvizoj si unike rreth OPCAT eshte se nuk
rekomandohet nje forme e caktuar organizative per ngritjen e
MPK. Nuk eshte dhene ndonje drejtim sipas OPCAT ne lidhje me
dimensionin e ketij organizmi duke ia lene cdo vendi te ngreje
ato organizma qe i pershtaten konteksit specifik te tij. Ne
Danimarke, zyra ime njihet zyrtarisht si MPK, njeherazi. Ky
eshte nje model, qe shume vende qe e kane Institucionin e
Ombudsmanit, kane preferuar. Sikurse e dini tashme, institucioni
yne, ka organizuar disa vizita ne vendet e vuajtjes se denimit
per shume vite.
Sipas
opinionit tim keto vizita kane pasur efekte pozitive ne
permiresimin e kushteve ne vendet e vuajtjes se denimit dhe si
dhe te denuarve. Sipas kesaj pikepamje, duke u shndrruar dhe ne
MPK, mundesohet shtrirja(ushtrimi) dhe me tej e ketij mandati si
persa i perket permbajtjes se vizitave, por edhe vendeve nen
juridiksionin e tyre. Nuk perben ndonje gje te re per mua te
inspektoj kushtet e te denuarve, por vemendja e vecante e
mandatit te MPK mbi torturen dhe trajtimin mizor, cnjerezor e
degradues me ka shtyre te kerkoj keshilla nga eksperte qe
punojne ne parandalimin e tortures dhe mbrojtjen e te drejtave
te njeriut. Kjo presupozon qe institucioni yne ka ngritur e
zhvilluar partneritete me eksperte nga Qendra e Kerkim-
Rehabilitimit per Viktimat e Tortures si dhe Institutin per
Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut. Ne akoma po e konfigurojme
shtrirjen e partneritetit tone; per mua nje shqetesim te vecante
perben mungesa e ekspertizes mjekesore ne institucionin qe une drejtoj dhe
qe do te nevoitej per vizitat nen mandatin e MPK.Njelloj sic u
shpreha dhe per rolin e MPK ne Danimarke qe po merr forme tani
dhe ne vijim do te paraqese sfida te reja per institucionin
tone.
Ashtu
sic u shpreha se nuk ka nje model te fiksuar per te gjithe persa
i takon MPK. Modeli yne i MPK eshte vetem njera rruge e ngritjes
se nje Mekanizmi Vizitues i cili me se miri i pershtatet
konteksit Danez. E per pasoje, une nuk do te sygjeroja nje
zgjidhje "copy-paste" nga Danimarka per konteksin
shqiptar. Natyrisht, ndersa perparojme ne punen tone, ne do te
ndajme dhe pervojat tona me ju, por ju duhet fillimisht, te
ngrini nje WK qe merr ne konsiderate konteksin shqiptar
Me
sa kuptoj une, ju akoma nuk e keni caktuar nje WK ne Shqiperi.
Por me sa shoh, Avokati i Popullit ka marre kryesine e ngritjes
se nje WK. Me duhet te ve ne dukje se puna e MPK do te ishte
efektive nese zyrtaret qeveritare dhe shoqeria civile do te
shikonin krijimin e tij me kredibilitet dhe i giithe ky proces
do te ishte perfshires dhe transparent. Kjo eshte ritheksuar dhe
ne raportin e pare vjetor nga Nenkomiteti i OKB per Parandalimin
e Tortures (SPT) ne te cilin vihet ne dukje se "MPK mund te
zhvillohet perms nje procesi publik, perfshires e transparent,
bashke me shoqerine civile e aktore te tjere per parandalimin e
tortures; ku nje organizem ekzistues konsiderohet per emertimin
si WK, si dhe ceshtja te behet e hapur e me debat duke pershire
dhe shoqerine civile ".
Kjo
presupozon qe procesi ketu ne Shqiperi te jete sa me i hapur dhe
Avokati i Popullit duhet te kerkoje bashkepunimin nga te gjithe
aktoret relevante qe meiren me parandalimin e tortures. Disa
organizata te shoqerise civile ekzistojne te cilat kane
organizuar disa vizita ne vendet e kryerjes se denimit per disa
vite, pervojen e te cilave, une do ta rekomandoja me perfitime
per Avokatin e Popullit. Keto mund te sherbejne si instrumente
per te projektuar sa me mire WK brenda kontekstit shqiptar
Ndoshta
eshte e veshtire per mua per te dhene nje pergjigje te prere
nese keto organizata te shoqerise civile do te perfundojne
aktivitetin dhe behen pjese e perhershme e MPK. Nje zgjidhje e
tille ka avantazhet e disavantazhet e saj. Nje avantazh do te
ishte se keto organizata do ti ofronin MPK ekspertizen si persa
i takon Fushes Mjekesore apo asaj te te Drejtave te
Njeriut.Megjithate, duke qene pjese e zyrtarizuar e MPK shume
nga keto organizata, do te humbnin rolin e tyre te rendesishem
si "watch dog" (qen vezhgues) per funksionimin ne
praktike te MPK.
Per
mua, ky rol si "watch dog" mbetet vertet i
rendesishem. Eshte e rendesishme qe ne si organizma te pavarur,
te jemi te pergjegjshem per veprimet tona dhe duhet te
shfaqemi
si te tille edhe ne syte e publikut. Shoqeria civile dhe media
ndihmojne gjithashtu ne arritjen e ketij qellimi.
Roll
i shoqerise civile me drejtim te MPK eshte qe si minimum te
sigurohet qe NiPK qe caktohet apo krijohet nga Pala Shteterore,
te permbushe kriteret minimale sipas OPCAT-it. Nese nuk ndiqet
kjo rruge, duhet qe te angazhohet aktivisht si MPK dhe Pala
Shteterore, per te korigjuar ndonje gabim te kryer me pare. Nje
pjese e rendesishme per rolin "watch-dog" eshte qe
permes organizatave te shoqerise civile te vazhdohet kryerja e
vizitave monitoruese ne vendet e kryerjes se denimit edhe pasi
MPK te jete ngritur. Duke mundesuar vizita te tilla do te
forcohej kredibiliteti i MPK si dhe do te sigurohej nga
organizmat e shoqerise civile te vleresohet situata nga ana e
tyre dhe te ushtrohet presion mbi MPK, nese nuk e permbush
mandatin sipas hapesires se duhur.
Vizitat
e MPK dhe organizatave te shoqerise civile bashke ne vizitat e
SPT dhe CPT do te mundesojne nje system vizitash te rregullta qe
mund te permiresojne kushtet per personat e privuar nga liria ne
Shqiperi. Nje sistem i tille do te ishte vertete ne standartet
nderkombetare dhe per me teper do te sherbente dhe si prag per
tu ndjekur e aspiruar edhe nga vende te tjera.
Rekomandimet
e mia per Qeverine Shqiptare dhe Avokatin e Popullit
shkurtimisht permblidhen:
-
Merrni parasysh kontributin e ēmuar qe shoqeria civile
mund te sjelle me krijimin, po ashtu dhe ne funksionimin efektiv
te MPK;
-
Sigurohuni qe MPK te jete e pavarur si nga ligji, po
ashtu dhe ne syte e publikut.
-
Mundesoni qe organizmat e shoqerise civile te vazhdojne
ne rolin e tyre te rendesishem si, "watch dog" per
parandalimin e tortures dhe tu mundesohet atyre vijimi i
vizitave ne vendet e vuajtjes se denimit edhe pasi MPK te jete
ngritur ne Shqiperi .
Me fjalet qe theksova sa me siper, njeherazi, do te shprehja dhe
falenderimin tim, por dhe do te isha i lumtur te
degjoja komentet
tuaja e te pergjigjesha edhe per ndonje ēeshtje qe mund te
ngrihet nga ju.
|