Aktivitete tė ndryshme

___________________________________________________________________________

 

 

FJALA E AVOKATIT TE POPULLIT, Z. ERMIR DOBJANI, 

NĖ KONFERENCĖN E MONITORIMIT TĖ STRATEGJISĖ KOMBĖTARE PĖR FĖMIJĖT

Tiranė, 13 korrik 2007

 

  

  

 

I nderuar Zoti Zėvendėskryeministėr,

Tė nderuar zotėrinj ministra, zonja zėvendėsministre e deputetė

Tė nderuar bashkėorganizatorė, Zyra e UNICEF-it, Save the Children dhe pjesėmarrės nė kėtė konferencė.

 

Ju falenderoj per ftesen dhe mundesine per te folur para kesaj audience te nderuar per te paraqitur veprimtarine e Institucionit te Avokatit te Popullit per te zbatuar Strategjine Kombetare per Femijet. Eshtė kėnaqėsi qė 2 vitet e fundit, pas miratimit tė Strategjisė, Qeveria, Ministria e Punės, Avokati i Popullit, OJF-tė organizojnė konferenca e aktivitete tė tjera pėr fėmijėt. Kuvendi ka miratuar disa ligje etj.

 

Zbatimi dhe respektimi i te drejtave te femijeve kane perbere nje nder prioritetet e punes se Institucionit te Avokatit te Popullit. Ne jemi munduar qe te permbushim detyrimet qe dalin nga Objektivi i Planit te Veprimit dhe te perfshire ne zbatimin e Strategjise Kombetare per te Drejtat e Femijeve.

 

Ne kete kuader sic dihet ne vitin 2006 Institucioni i Avokatit te Popullit ka nisur zbatimin e nje projekti te mbeshtetur nga Save the Children dhe Sweeden International Development Agency(SIDA) mbi” Fuqizimi Institucional i Nenseksionit per te Drejtat e Femijeve ne Shqiperi”.  Projekti perfshin shume aktivitete per mbrojtjen e te drejtave te femijeve ne perputhje me Konventen, instrumentat e tjere nderkombetare, ligjet dhe aktet nenligjore ne fuqi ne Republiken e Shqiperise. Disa nga drejtimet kryesore te punes sone gjate vitit te fundit kane qene:

 

Ngritja e Zyrave Rajonale te NDF-se ne Shkoder dhe Korēe dhe plotesimi i stafit te tyre dhe promovimit te Nenseksionit ne nivel kombetar e rajonal. Hapja e ketyre zyrave rajonale ka lehtesuar proēesin e ankimit te qytetareve jo vetem per ceshtjet e femijeve por edhe per ēeshtje te tjera prane Institucionit te Avokatit te Popullit, pasi eshte me e lehte per qytetaret per te kerkuar ndihme prane Institucionit tone. Keshtu, megjithe kohen e shkurter te funksionimit te ketyre zyrave, ka patur nje numer te rritje te ankesave te depozituara ne keto zyra rajonale.

 

Institucioni i Avokatit te Popullit ka vazhduar te trajtoj ankesat e drejtuara si dhe ka rritur trajtimin ex officio te rasteve. Keshtu gjate vitit 2006, Zyra e Avokatit te Popullit duke perfshire dhe Nenseksionin per te Drejtat e Femijeve, ka shqyrtuar gjithsej 47 raste ankesash qe kishin lidhje me te drejtat e femijeve, ose 22% raste me shume se ne vitin 2005. Nderkohe qe vihet re nje rritje e ndjeshme e numeri i rasteve te reja te regjistruara per periudhen Janar-Qershor 2007 ose e thene me shifra  61 raste. Megjithese ka patur nje rritje te konsiderueshme te numerit te rasteve te trajtuara, vazhdojne qe ankesat per femijet te vijne nga prinderit ose te afermit e tyre.

Nga keto vlen te veēojme keto problematika:

a.   mos respektimi i veprimeve proēeduriale penale ne polici ose prokurori per pyetjen e femijeve ne pranine e psikologut/punonjesit social ose prinderit;

b.   mungesa e nje sistemi identifikimi dhe referimi per femijet qe ose jetojne vetem ose ndaj te cileve ushtrohet dhune ne familje.

c.   mos perfitimi i statusit te jetimit ne rastin e vdekjes se njerit nga prinderit.  

d.   femijet e humbur ne territoret jashte Shqiperise.

e.   kushtet e papershtatshme te shkollave, te cilat ne zonat e largeta per shkak te pamundesise financiare te Bashkive/komunave perkatese per rikonstruksione, kane dale pothuajse jashte perdorimit;

 

Mė vjen keq qė nuk u realizua dėrgimi i 4 fėmijėve dėshmitarė nė Athinė pėr proēesin ndaj qendrės Agia Varvara. Po kėshtu vazhdojnė tė pėrdoren fėmijėt pėr lypje, tė zhveshur nė trotuare dhe as policia, as pushteti vendor, as OJF-tė nuk kemi parė qė tė veprojnė. Pra duhet t’i themi edhe tė metat tona si dhe tė koordinatores kombėtare kundėr trafikimit.

Per periudhen Qershor 2006 – Maj 2007 Institucioni i Avokatit te Popullit ka pergatitur disa rekomandime qe synojne permiresimin e legjislacionit dhe praktikave ne lidhje me te drejtat e femijeve, te cilat jane:

a.   Per disa ndyshime mbi Ligjin per “Gjendjen Civile” qe te lehtesoj procedurat e regjistrimit te femijeve, kur kalon afati 45 ditor i parashikuar ne ligj. Projekti eshte ne Kuvend. Ky ndryshim ndihmon ne regjistrimin sidomos te femijeve rome dhe parandalon trafikimin e femijeve, dhe u bėj thirrje anėtarėve tė Qeverisė dhe zj. Pėrnaska si deputete, kryetare e nėnkomisionit parlamentar pėr fėmijėt qė ta miratojnė sa mė shpejt kėtė projektligj.

b.   Rekomandim per ēeljen e nje fondi financiar ne organet vendore te policise per pagimin e punonjesve social dhe avokateve mbrojtes per te miturit. Ky rekomandim ėshtė pranuar, por jo gjithmonė ka gjetur zbatim.

c.     Permiresimi i Kodit Zgjedhor per mosperfshirjen e femijeve ne takimet elektorale nga forcat politike te vendit. Rekomandimi eshte gjithmone aktual dhe prezent edhe ne qofte se do te kete zgjedhje te parakohshme.

d.   Rekomandim Ministrise se Arsimit dhe Shkences per te rritur investimet e tyre ne drejtim te rekonstruksionit dhe ndertimit te shkollave te reja ne komunat/bashkite te cilat kane te ardhura te limituara.

e.   Permiresime te projekt ligjit” Per disa shtesa ne Kodin e Penal” qe parashikonte perfshirjen e disa vepra penale me objekt shkeljen e te drejtave te femijeve.

 

Nje drejtim tjeter i projektit te perbashket eshte bashkepunimi per pergatitjen e nje Studimi mbi perputhshmerise se legjislacionit  shqiptar me Konventen per te drejtat e Femijeve. Studimi po kryhet nga Qendra e Sherbimeve dhe Praktikave Ligjore te Integruara.Ky studim i detajuar synon qe te jape nje panorame mbi perputhshmerine e kuadrit ligjor shqiptar me Konventen per te Drejtat e Femijeve. Kjo analize synon te permbledhe ne nje dokument te gjithe legjislacionin shqiptar per femijet dhe praktikat perkatese ne gjykate dhe organet administrative. Nje pjese kryesore e studimit do te jene gjetjet dhe rekomandimet per permiresimet legjislative per te drejtat e femijeve. Ky studim do te sherbeje si nje baze e mire edhe per te lehtesuar pergatitjen e Kodit te Femijeve, per te cilen po punohet nga Ministria e Drejtesise.

 

          Megjithese situata e te drejtave te femijeve ka patur ndryshime pozitive dhe eshte punuar ne drejtim te zbatimit te disa prej objektivave te Strategjise Kombetare per te Drejtat e Femijeve, perseri verejme se mbeten disa fusha te cilat duhet te nderhyhet dhe te permiresohen si psh.

a.    Ngritja e nje sistemi mbrojtje per femijet e keqtrajtuar dhe qe jetojne vetem pa prinderit

b.   Ngritja e sherbimeve qe synojne mbeshtetjen neper familje qe do te pranojne te mbajne femije te tille. Kjo do te kufizonte numrin e kerkesave per vendosjen e femijeve ne institucionet residenciale.

c.    Ngritja e sherbimeve te specializuara per femijet me aftesi te kufizuar ne nivel lokal.

d.    Permiresimi i ndjeshem i infrastruktures se shkollave kryesisht ne komunat dhe bashkite me te ardhura te limituara.

e.    Permiresimi i kuadrit ligjor per regjistrimin e femijeve, duke lehtesuar procedurat perkatese, sepse kjo mangesi lejon trafikimin e femijeve.

f.    Duhet te punohet ne drejtim te rritjes se pasqyrimit te kerkesave te femijeve ne media, por duke patur vemendje te veēante per gjuhen dhe termat qe duhen te perdoren, sidomos kur femijet jane ne konflikt me ligjin ose viktima te saj;

g.   Nje problematike jane mos perfitimi me ligj i statusit te jetimit per femijet me nje prind. Ky propozim i OJF-ve duhet studjuar krahas kostos se larte financiare.

- Sistemi Ambra-alert sipas njė modeli qė pėrdoret nė USA. Diēka embrionale ka filuar me njoftimet nė TV pėr humbje tė fėmijėve dhe qė duhet tė bėhet njė projekt qė tė mbėshtetet me donacione.

Shpreh bindjen se kjo konference do te sherbeje per te analizuar jo vetem ecurine e Strategjise Kombetare per Femijet por edhe per te bere nje analize te situates se femijeve ne Shqiperi. Ne do te jemi gjithmone aktive dhe bashkepunues ne kete pike.

Faleminderit pėr vėmėndjen dhe suksese te gjithėve nė detyrėn fisnike pėr mbrojtjen dhe realizimin e tė drejtave tė fėmijėve.

  

  

  

 

  

AVOKATI I POPULLIT

  

  

Ermir DOBJANI

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit