Tiranė,
mė 12/12/2005
Fjala
hyrese e Avokatit te Popullit, z. Ermir Dobjani,
ne
Takimin me teme
E
drejta e informimit: Nevoja per Zbatueshmerine e Ligjit ne
Kuadrin e Transparences dhe Qeverisjes Efiēente
I nderuar
zoti Zv.Kryeministėr,
Te
nderuar pjesemarres,
Rreth 130 vjet mė pare, ish Presidenti i Shteteve tė
Bashkuara tė Amerikės, James Madison ka shkruar: Njė
qeveri e dale nga populli, qė nuk u siguron informacion qytetarėve
ose mjetet pėr ta siguruar atė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse
prologu i njė farse tė njė tragjedie ose i tė dyjave bashkė.
Nė Shqipėrinė tone tė kohės sė ish komunizmit, as qė
mund tė flitej pėr gėzimin real tė tė drejtave dhe lirive
themelore tė njeriut dhe aq mė tepėr pėr tė drejtėn e
shtetasve pėr tė mare informacion pėr punėt e shtetit. Prandaj
edhe pas vitit 1990 kur Shqipėria hyri nė rrugėn e
ndryshimeve tė thella demokratike, tė gjithėve na bėnin pėrshtypje
tė madhe fjalėt Transparencė baraz Mirėqeverisje. Nga
viti nė vit shteti i sė drejtės nė Shqipėri mori zhvillim
sepse nje nga qellimet me te rendesishme te tij, eshte garantimi
i se drejtes se ēdokujt qė te kete akses ne te dhenat e
interesit publik dhe tė mbrojė te dhenat e tij personale. Ndaj
edhe Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė tė miratuar nė
vitin 1998, e cila ėshtė njė nga Kushtetutat mė moderne edhe
pėr shkak se nė nenin 23 tė saj ėshtė sanksionuar se:
1.
E drejta e informimit ėshtė e garantuar
2.
Kushdo ka tė drejtė , nė pėrputhje me ligjin tė marrė
informacion pėr veprimtarinė e organeve shtetėrore si dhe tė
personave qė ushtrojnė funksione shtetėrore.
Zbatimi
dhe respektimi i kesaj te drejte kerkon nje rol aktiv jo vetem
nga ana e publikut qe kerkon te informohet, por edhe nga ana e
vete administrates publike, e cila duhet te krijoje lehtesite e
duhura qe informacioni i kerkuar te jepet shpejt, sakte dhe
qarte. E drejta e informimit per dokumentat zyrtare dhe ushtrimi
i saj kontribuojne ne reduktimin e korrupsionit ne administraten
publike. Prandaj qysh nė fillim tė veprimtarisė sė tij nė
vitin 2001 e nė vazhdim Avokati i Popullit u ka derguar ne
menyre te perseritur rreth 450 organeve te pushtetit vendor dhe
qendror nje rekomandim, qe keto te fundit te zbatojne ne
veprimtarine e tyre te perditshme dispozitat e Ligjit Per te
Drejten e Informimit per Dokumentet Zyrtare, duke u kerkuar
nxjerrjen e rregulloreve perkatese te funksionimit te tyre si
dhe tė marrin masa konkrete per zbatimin e dispozitave te tjera
te ligjit.
Kerkesave
te ketij ligji per krijimin e infrastruktures perkatese, Avokati
i Popullit u eshte pergjigjur praktikisht vetė me krijimin e
sistemit te pritjes dhe adresimit te ankesave, infrastrukturės
qe fillon me zyren e pritjes se qytetareve, me regjistrimin e
ankesave te tyre, me komunikimin transparent me autoritetet
publike dhe dhėnien pėrgjigje ankuesve.
Krijimi
i lehtesirave per publikun, ne kontaktin e pare me administraten
publike dhe ndergjegjesimi i tij, por edhe i administrates vete,
per te drejtat dhe detyrat qe rrjedhin nga ky ligj, eshte pare
dhe vleresuar nga ana jone, si ndihmesė e drejtperdrejtė ne
funksion te mireqeverisjes ne vend.
Megjithate,
gjendja ne organet e administrates publike ka nxjerrė nė dukje
mungesa dhe kuptim jo te drejte te ligjit persa i perket
hartimit te rregulloreve te brendshme per te drejten e
informimit. Prej ketej lindi edhe nevoja e konceptimit dhe
hartimit te nje rregulloreje te brendshme tip per te drejten e
informimit. Kjo pritet te sherbeje si rregullator i menyres se
organizimit te punes, per te siguruar nje funksionim sa me te
mire jo vetėm te vete administrates, por edhe nje komunikim
transparent dhe efikas me publikun.
Te
nderuar pjesemarres,
Ne
bashkepunim me projektin e USAID per Shtetin Ligjor ne Shqiperi,
Casals & Associates, si dhe me Institutin e Studimeve
Publike dhe Ligjore, Institucioni i Avokatit te Popullit, hartoi
kete Model projekt rregullore. Percaktimet e bera ne kete
projekt rregullore, jane bazuar ne pervojen e perbashket te
bashkepunetoreve te hartimit te saj, por edhe ne problemet e
diskutuara gjate seminareve apo takimeve me perfaqesues te
administrates publike per te drejten e informimit.
Per
pasoje, produkti i ketij bashkepunimi, do te jete edhe objekti i
diskutimit ne kete takim, pra Projekt Rekomandimi i
Institucionit te Avokatit te Popullit Per rregulloren tip per
te Drejten e Informimit (RTDI).
Duke
e konsideruar kete rregullore si nje akt nenligjor te
rendesishem dhe te nevojshem per ēdo institucion shteteror,
subjekt te se drejtes per informim, synimi i takimit ėshtė
propozimi per perdorimin e ketij dokumenti ne formen e
rregullores se brendshme. Ky ėshtė njė kėrkesė e percaktuar
ne nenin 6 te ligjit Per te drejten e informimit per
dokumentet zyrtare.
Ne
kete rregullore tip jane dhene bazat per krijimin e kushteve per
zbatimin korrekt te ligjit. Pershkrimi i plote i organeve qe
perfshin termi administrate publike, dhenia e perkufizimit
per termin dokument zyrtar, percaktimi i sakte per rastet
e kufizimit te se drejtes per informim, konceptimi i ri per
Zyrat per marredheniet me publikun dhe informimin, si dhe
percaktimi i procedurave per trajtimin e kerkesave per informim,
jane pjese te rendesishme te permbajtjes se kesaj
projekt-rregulloreje.
Ne
gjykojme se ky Projekt paraqet nje model te vlefshem qe sakteson
dhe lehteson punen e administrates publike ne kete fushe, duke
ndihmuar ne kuptimin dhe zbatimin e njėllojtė tė ligjit nga
gjithė Administrata Publike Shqiptare.
Eshtė
fakt qė Qeveria e re Demokrate ka shpallur si pėrparėsi
Transparencėn pėr Mirėqeverisje nė favor tė qytetarėve
shqiptarė. Ne e kemi pėrshėndetur kėtė sfidė tė qeverisė
dhe ndihemi tė kėnaqur se edhe prezenca e zv.Kryeministrit Z.
Ilir Rusmajli nė kėtė work shop tregon pėr vullnetin e
Qeverisė pėr tė bashkėpunuar me tė gjithė aktorėt nė
fushėn e tė drejtės sė informimit.
Mendimet dhe diskutimet tuaja ne
kete takim, do te jene te vlefshme per te kuptuar dhe plotesuar
ate ēka eshte dashur te hartohet nga ana jone dhe per te
hedhur nje hap para ne plotesimin e kerkesave te ligjit, per
respektimin dhe zbatimin korrekt te se drejtes per informim.
Gjithmone nen driten e filozofise se ne demokraci,
vektori shkon drejt nje shteti te hapur dhe rriten mundėsitė e
individit pėr tu mbrojtur nga ligji, ju falenderoj per
pjesemarrjen dhe uroj te jemi sa me efiēente me perfundimet qe
do te dalin nga ky takim.
|