|
E nderuar zj.Kryetare e Parlamentit
E nderuar zj. Carrie Aurer
Tė nderuar zotėrinj Ministra
Tė
nderuar tė pranishėm
Ju
falenderoj pėr ftesėn qė tė marr pjesė nė promovimin e kėtij
studimi pėr dhunėn ndaj fėmijėve dhe mundėsinė pėr tė
folur.
Duke
rėnė tė gjithė dakort se dhuna nė familje njihet si njė
problem madhor social, besoj se njėkohėsisht pranojmė se
problemi mė delikat i familjes ėshtė cilėsia e mirėrritjes
sė fėmijės.
Nėse
ka njė objekt, mbi tė cilin pėrthyhet edhe shqetėsimi mė i
vogėl, thėnė ndryshe, njė fjalė e thėnė pa takt, njė e
ngritur zėri, njė kryqėzim batutash thumbuese midis prindėrve,
pse jo edhe njė gjest dhune tė shprehur nė familje, ky objekt
ėshtė fėmija.
Si
Avokat i Popullit, por edhe si qytetar, ndaj pėrshtypjen se
ende vazhdojmė tė jemi njė shoqėri ku ka marzhe tė larta
ndjenja e frikės dhe psikologjia ndėshkuese. E vėrteton kėtė
edhe studimi nga ku rezulton se 34,4% e gjithė nxėnėsve
percepton pasiguri tė niveleve tė ndryshme.
Shohim
shpesh nė televizione, por edhe kam vizituar si Avokat i
Popullit disa familje tė ngujuara nga gjakmarrja, njė fenomen
barbar qė tejkalon kohėn dhe hapėsirėn ku jetojmė dhe ku bėn
pjesė Shqipėria. E para pyetje qė tė vjen ndėrmend ėshtė:
Sa fėmijė janė privuar nga gėzimi i fėmijėrisė, nga
edukimi dhe arsimimi i tyre, pa llogaritur gjithmonė rrezikun
evident pėr jetėn e tyre? Tė vetmen vėrejtje qė kam pėr
studimin ėshtė mospėrfshirja e ngujimit tė fėmijėve nga
gjakmarrja.
Kam
pritur nė Zyrėn e Avokatit tė Popullit veē tė tjerave edhe
njė fėmijė qė flinte mbėshtjellė me kartona ambalazhesh,
dhe pyetja e parė ka qėnė: A i ke prindėrit dhe pse ke
ikur nga institucioni i kujdesit?
Kemi
reaguar edhe ndaj njoftimeve tė mediave pėr ndalime tė
miturish nė rajone policie, dhe nuk kemi nguruar tė shprehemi
dhe tė kėrkojmė ndėshkimin e dhunuesve, qofshin edhe tė
veshur me uniformė policie apo me titullin e pėrmbaruesit tė
gjykatės. Kam reaguar si Avokat i Popullit edhe kur fėmijėt
janė pėrdorur si dekor elektoral nė garat politike tė radhės,
por pėr fat tė keq politikanėt vazhdojnė ti pėrdorin fėmijėt
pėr tė zbukuruar imazhin e tyre. Hap cilėsor i punės pėr fėmijėt
pėrbėn edhe Konferenca jonė Kombėtare e zhvilluar nė 15
dhjetor 2005, ku u pėrcaktuan mjaft Rekomandime me vlerė.
Pranė
Avokatit tė Popullit ka rreth njė vit qė vepron nėnseksioni
pėr tė drejtat e fėmijėve, nė kuadrin e njė projekti nė
bashkėpunim me Save the Children. Brenda kėtij viti do tė
hapim dy zyra rajonale, nė Shkodėr dhe Korēė, posaēėrisht
pėr mbrojtjen e fėmijėve. Duke patur parasysh Rekomandimet e
Studimit deklaroj se veē ndihmės nė fushėn e hartimit tė
legjislacionit, nė fushėn institucionale, po tė kemi mbėshtetje
financiare nga Qeveria, mund tė marrim pėrgjegjėsinė e
kryerjes sė detyrave si njė strukturė e veēantė qeveritare
qė tė merret nė mėnyrė tė veēantė me trajtimin e dhunės
ndaj fėmijėve. Por a mjafton? Sigurisht qė jo.
Jam
i ndėrgjegjshėm, se edhe ky Raport dhe diskutimi nė instancat
mė tė larta, ėshtė hap i rėndėsishėm pėr ta parė tė vėrtetėn
nė sy, dhe pėr pasojė, pėr tė parė reagimin e shoqėrisė
tonė, ecja pėrpara e sė cilės, normalisht pėrparon ose ngec
nė vend, pikėrisht nga projektimi i njė tė ardhmeje ku
interesi mė i lartė do tė jetė interesi i fėmijėve, ashtu
siē pėrcakton Konventa e OKB pėr fėmijėt.
Duke
vlerėsuar studimin, shpresoj qė secili nga ne tė nxjerrė
detyrat qė ka pėr tė kryer, qoftė individualisht, qoftė pėr
institucionin ku punon apo drejton.
Faleminderit
pėr vėmendjen.
|