Aktivitete tė ndryshme

___________________________________________________________________________

 

Tiranė, mė 12/02/2004

 

FJALA E AVOKATIT TE POPULLIT NE KONFERENCEN PER SHTYP NE LIDHJE ME TARIFAT E REJA TE ENERGJISE ELEKTRIKE TE CAKTUARA NGA ERE

   

              

          Siē jeni nė dijeni, nė zbatim tė detyrave tė vėna nga neni 60 i Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė dhe neni 55 i ligit nr.9135 datė 11.09.2003 “Pėr mbrojtjen e konsumatorėve” pas ankesave masive, Avokati i Popullit ka ndėrmarrė njė proēes hetimi nė lidhje me tarifat e caktuara me vendimin nr.22 datė 30.12.2003 tė Entit Rregullator tė Energjisė (ERE).

Bordi prej 5 komisionerėve tė ERE ėshtė organ i cili zgjidhet nga Kuvendi i Shqipėrisė pėr njė afat 5-vjeēar. Siē ėshtė ndėrtuar ligji pėrkatės ky Bord nuk varet nga Qeveria.

Sipas pikės 2.b tė nenit 8 tė ligjit nr.9072 datė 22.05.2003 “Pėr sektorin e energjisė elektrike” ERE-ja pėrcakton dhe rregullon tarifat e shitjes me shumicė dhe me pakicė, afatet dhe kushtet e shėrbimit tė energjisė elektrike, tė propozuara nga i liēensuari ose i rishikon ato nė pėrputhje me rrethanat”. Gjithashtu ky Ent ka pėr detyra tė mbrojė edhe interesat e konsumatorėve tė energjisė elektrike pėr tarifat, kushtet e shėrbimeve si cilėsia, efiēenca, siguria e furnizimit etj.

Me vendimin nr.22 datė 30.12.2003 ERE ka caktuar ēmimet dhe tarifat e shitjes me pakicė tė energjisė elektrike pėr vitin 2004. Sipas kėtij vendimi ēmimi pėr konsumatorėt familjarė deri nė 220 kvh nga 4.10 lekė ėshtė bėrė 4.50 lekė, ose 9.8% rritje dhe mbi 220 kwh nga 8.80 lekė ėshtė bėrė 8.90 lekė ose 1.1% rritje nė krahasim me ēmimet e zbatuar deri nė 31 dhjetor 2003.

Duke qenė se ky proēes kėrkon njohuri tė posaēme, nė pėrputhje me tė drejtėn qė kemi nė bazė tė ligjit nr.8454 datė 04.02.1999 “Pėr Avokatin e Popullit”, ne caktuam njė grup prej 4 ekspertėsh tė pėrbėrė nga akademikė dhe profesorė (inxhinierė dhe ekonomistė) nga Akademia e Shkencave dhe Universiteti i Tiranės, pėr tė na ndihmuar me mendimin e tyre nėse ky proēes i rritjes sė tarifave tė energjisė elektrike ishte i justifikuar dhe i bazuar nga pikėpamja teknike dhe ekonomike.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit ligjor pėrkatės, si dhe duke patur parasysh mendimin e ekspertėve konstatohet se:

1. Me vendim tė Kėshillit tė Ministrave nr.647 dat1 11.09.2003 ėshtė miratuar plani i veprimeve pėr zbatimin e strategjisė kombėtare tė energjisė pėr periudhėn 2003-2005. Nė kreun 3.3 tė titulluar Masat qeveritare, nė pikėn 1-Rritje progresive e tarifės sė elektricitetit caktohet:

- viti 2003: +5% pėr konsumatorėt jo familjar dhe +10% pėr konsumatorėt familjar kundrejt 2002.

- vitit 2004: +5% pėr konsumatorėt jo familjarė dhe +10% pėr konsumatorėt familjarė kundrejt 2003, si dhe pėr vitin 2005 e njėjta rritje kundrejt 2004.

Po tė krahasosh kėtė detyrė plan me vendimin nr.22 datė 30.12.2003 tė ERE del sikur ky Ent ka zbatuar nė mėnyrė rigoroze planin, duke e rritur ēmimin nga 4.10 nė 4.50 lekė ose 9.8% pėr kufirin deri 220 kwh dhe nga 8.80 lekė nė 8.90 lekė ose 1.1% mbi 220 kwh. Nė fakt ky vendim i ERE ka bėrė njė ndryshim tjetėr tė rėndėsishėm nė Tabelėn e tarifave (ēmimit) tė energjisė pėr vitin 2004 sepse pėr familjarėt ka ulur kufirin nga 300 kwh nė 220 kwh.

Duke bėrė llogaritė pėrkatėse 80 kwh x (8.9-4.1= 4.8) lekė = 384 lekė del se vetėm nga ky ndryshim ēmimi i energjisė pėr konsumatorin qė harxhon deri 300 kwh, rritet me 384 lekė.

Duke bėrė llogaritė e mėposhtme del se:

 

Ndryshimet e pagesės sė konsumatorėve familjarė pėr kufirin

deri nė 300 kwh nė muaj janė:

 

          Deri mė datėn 31.12.2003 pagesa ka qenė si mė poshtė:

Deri nė 300 kwh nė muaj, ēdo kwh kushtonte 4.10 kwh pa TVSH.

300 x 4.10 = 1230 lekė pa TVSH. Me gjithė TVSH 300 x 4.10 x 1.20 = 1476 lekė.

Pra deri mė 31.12.2003 njė konsumator familjar pėr 300 kwh paguante gjithėsej nė muaj 1476 lekė ose pėr 1 kwh tė konsumuar paguante 4.92 lekė/kwh.

          Sipas Vendimit tė Entit Rregullator tė Energjisė nr.22 datė 30.12.2003 pėr rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike pėr konsumatorėt familjarė ėshtė caktuar qė:

a)     Tė ulet kufiri nga 300 kwh nė muaj nė 220 kwh nė muaj.

b)    Ēmimi i energjisė deri nė 220 kwh/muaj rritet me 9,8% dhe bėhet 4.50 lekė/kwh.

c)     Mbi 220 kwh nė muaj ēmimi i energjisė rritet 1.1% dhe bėhet 8.90 lekė/kwh.

 

Pra sipas Vendimit tė ERE-sė, njė konsumator familjar pėr 300 kwh nė muaj nga 1 janari 2004 do tė duhet tė paguajė:

220 x 4.50 = 990 lekė + 80 x 8.90 = 712 lekė

 

Pra 300 kwh pa TVSH kushtojnė gjithėsej 1702 lekė/muaj.

Me gjithė TVSH = 1.20 x 1702 = 2042 lekė/muaj ose 566 lekė mė shumė sepse 2004 – 1476 = 566 lekė. E shprehur nė pėrqindje:

          2042 – 1476 = 566  =0,3847 »38% mė shumė

                1476      = 1476

 

Pra pėr kufirin e 300 kwh nė muaj, pas 1 janarit 2004 njė kwh do tė kushtojė:

          2042 = 6.81 lekė/kwh sė bashku me TVSH

           300

ose:              6.81 = 1,384 » 38% mė shumė

                    4.92

 

Kėshtu qė del se ERE nė kundėrshtim me planin e veprimeve pėr zbatimin e strategjisė kombėtare tė energjisė pėr periudhėn 2003-2005, tė miratuar me VKM nr.647 datė 11.09.2003, e ka rritur ēmimin e energjisė elektrike jo 10%, por 38%.

          Nė fakt ERE duhet tė miratonte njė rritje ēmimi nė total vetėm prej 10% ose 123 lekė pa TVSH ose 146.60 lekė me TVSH, nė njė kohė qė vetėm rritja e ēmimit qė rrjedh nga ulja e Tavanit nga 300 kwh nė 220 kwh sjell njė rritje prej 384 lekėsh pa TVSH.

          2. Vendimi i Kėshillit tė Ministrave nr.838 datė 26.11.2003 nė pikat 1 dhe 2 tė tij ka caktuar kompensimin e rritjes sė ēmimit tė energjisė elektrike 191.500 familje qė pėrfitojnė nga programet e mbrojtjes shoqėrore nė njė vlerė tė pėrgjithshme prej 253.000.000 lekė (253 milion lekė). Vendimi nuk e shpreh por kjo shumė ėshtė pėr vitin 2004.

          Duke bėrė llogaritjet pėrkatėse del se efektet e kompensimit sipas VKM nr.838 datė 26.11.2003 janė:

253.000.000 lekė pjestuar me 191.500 familje = 1321.1488 lekė pjestuar pėr 12 muaj = 110 lekė nė muaj pėr 1 familje.

          Pas 1 janarit 2004 rritja mujore e ēmimit deri nė 300 kwh pėr 1 familje ėshtė 566 lekė. Duke zbritur 110 lekė kompensim del se rritja mujore zbret nė 456 lekė. Kjo pagesė ose 456 lekė paraqet » 30% rritje tė ēmimit pėr familjet qė kompensohen.

          Duhet tė kemi parasysh se sipas Korporatės Elektroenergjetike klientė (familje) qė konsumojnė deri 300 kwh nė muaj janė rreth 800 mijė??? Pra del se kompensimi jo vetėm qė ėshtė i pamjaftueshėm e i pa mbuluar me shumėn prej 456 lekė, por edhe sepse mbulon vetėm rreth 25% tė familjeve qė preken nga rritja e ēmimit tė energjisė elektrike pas 1 janarit 2004.

          3. Nga studimi i ligjit nr.9072 datė 22.05.2003 “Pėr sektorin e energjisė elektrike” del se nė nenin 29 me titull “Periudha e tranzicionit pėr rritjen e tarifave” thuhet se “Pėr tė zbutur ndikimet sociale tė rritjes sė tarifave pėr klientėt familjarė, ERE-ja mund tė vendosė njė periudhė tranzicioni jo mė shumė se katėr vjet, pėr tė lėvizur me rritje vjetore drejt tarifave tė pėrcaktuara pėr tė mbuluar kostot e tė liēensuarit dhe pėr tė siguruar energji elektrike, sipas dispozitave tė kėtij ligji”.

          Ne mendojmė se ERE-ja duhet tė zbatonte nenin 29 tė ligjit si mė lart. Duke patur parasysh se KESH sh.a. ka akoma rreth 140.000 konsumatorė pa matėsa elektrikė, tė cilat pretendon se do t’i vendosė pėrfundimisht deri nė fund tė vititi 2004, se shėrbimi nė cilėsi (voltazh mė i ulėt ose mė i lartė se 220 wolt), dhe nė sasi (ka ndėrprerje pėr mungesė energjie me orė tė tėra) lė shumė pėr tė dėshėruar, tė mos bėnte rritje ēmimesh kaq tė mėdha, por t’i vinte detyrė Kesh-it qė mė parė tė plotėsonte detyrimet e mėsipėrme para konsumatorėve.

          Nė kėto kushte, nė bazė tė kopetencave tona kushtetuese ne i kemi rekomanduar

 

ERE tė rishikojė tarifat e shitjes tė miratuara me vendimin e tij nr.22 datė 30.12.2003, pėr t’i ulur dhe caktuar ato nė pėrputhje me planin e veprimeve pėr zbatimin e strategjisė kombėtare tė energjisė elektrike pėr periudhėn 2003-2005, miratuar me VKM nr.647 datė 11.09.2003.

          Ky rekomandim gjithashtu sot i ėshtė dėrguar pėr dijeni kryeministrit zotit Fatos Nano dhe kryetarit tė Kuvendit, zotit Servet Pėllumbi.

 

 

Ju faleminderit!

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit