|
Tirane 11 Dhjetor 2006
Te
nderuar pjesemarres,
Konferenca
e sotme eshte e gjashta rradhazi qe organizon Institucioni i
Avokatit te Popullit qe nga fillimi i veprimtarise se tij, ne
mbrojtje te te drejtave, lirive dhe interesave te ligjshme te
individeve, te cėnuara nga veprimet ose mosveprimet e organeve
apo funksionareve te administrates publike shqiptare.
Sivjet
u mendua qe tema e Konferences Kombetare qė organizon ēdo vit
Institucioni i Avokatit tė Popullit te jene problemet e
Personave me Aftesi te Kufizuar.
Keta
persona zene rreth 3 perqind te numrit te pergjithshem te
popullsise ne vendin tone, dhe perbėjnė shtresen me standarte
te ulta ekonomike, me mundesi me te pakta arsimimi dhe punesimi,
me aftesi te kufizuara levizjeje, me nje fjale, gėzojnė te
drejta njerezore ne pergjithesi te kufizuara.
Ne
Deklaraten Universale te te Drejtave te Njeriut shpallet se te
gjithe qeniet njerezore kane lindur te lire dhe te barabarte ne
dinjitet dhe te drejta, dhe se gjithkush duhet te gezoje keto te
drejta dhe liri te shprehura ne te, pa dallim race, ngjyre,
seksi, gjuhe, besimi fetar, politik apo ēfaredolloj besimi
tjeter, origjine kombetare apo sociale, pasurie, statusi
lindjeje apo ēdo statusi tjeter.
Qe
te arrihet qellimi i Deklaratės Universale te gjithe
komunitetet duhet te reflektojne pėr tė krijuar kushtet qe
Personave me Aftesi te Kufizuar tu garantohen te drejtat
civile, politike, ekonomike, shoqerore dhe kulturore te njohura
si standarte nga Aktet Nderkombetare.
Per
fat te keq, sikunder mund te dale edhe nga kontributet e
gjithesecilit ne kete Konference, kam pershtypjen se nje vezhgim
mbi zbatimin, pra edhe per efikasitetin e tyre, te zhgenjen.
Moszbatimi i kuadrit ligjor dhe mungesa e strukturave dhe
sistemeve kontrolluese jane bere pengese ne lehtesimin e jetes
dhe te qenurit e kėtyre personave ne vemendjen e duhur te
shoqerise. Varferia dhe padrejtesite shoqerore, qendrimet rendom
diskriminuese nga segmente te caktuara te komunitetit dhe tė
administrates publike, izolimi nė banesa, largesia nga qendrat
administrative dhe mungesa e mbeshtetjes, apo edhe ndarja jo e
drejte e burimeve ekonomike e financiare, jane faktorė tė
dukshėm qe smund te anashkalohen. Hidhni njė sy nė tė
gjithė ndėrtesat qeveritare dhe publike dhe do shikoni se kėta
persona nuk mund tė hyjnė dot nė to bashkė me karrocat e
tyre. Kjo mund tė thuhet edhe pėr tė gjitha hotelet e vendit
me pėrjashtim tė kėtij hoteli ku zhvillojmė sot kėtė
konferencė. Kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse e zhvillojmė
konferencėn nė kėtė hotel, i cili ėshtė mė i shtrenjti nė
Shqipėri.
Nje
faktor tjeter i rendesishem ne skakieren e zhvillimit dhe
zbatimit te politikave te sherbimit social, jane vete grupimet e
personave me aftesi te kufizuar, te cilet rezultojne te
ndergjegjesuar se vazhdimi pafundesisht i te jetuarit me ndihma
ekonomike dhe te natyrave te tjera te ngjashme, nuk eshte
zgjidhja me e mire. Tashme pranohet nga te gjithe, se politikat
sociale, qofte ne kushtet e nje habitati sa me komod ekonomiko
shoqeror, nuk mund tu japin zgjidhje te gjitha problemeve te
personave ne nevoje, pa pjesemarrjen aktive dhe te organizuar te
vete kesaj shtrese. Hapja e vendeve tė punės tė posaēme apo
punėsimi i sa mė shumė personave me aftėsi tė kufizuara ėshtė
njė objektiv dhe sfidė pėr tė gjithė administratėn publike
shqiptare.
Institucioni
i Avokatit te Popullit, ne perputhje me parimet dhe vlerat mbi
te cilat ushtron veprimtarine
e tij, nje vemendje te veēante i ka kushtuar edhe trajtimit te
problemeve dhe shqetesimeve te Personave me Aftesi te Kufizuara,
te bera te njohura permes rrugeve te ndryshme te informimit. Ne
institucionin tone vepron nenseksioni per fėmijėt pėrfshirė
edhe fėmijėt me aftesi te kufizuar, tregues i rritjes se
interesimit tone per keto kontigjente
individesh. Ne funksion te shtrirjes se tij dhe ne baze te
Ligjit Per Avokatin e Popullit, janė ngritur ne
bashkepunim me Save the Children, dy zyra rajonale, perkatėsisht
ne Shkoder dhe Korēe, per te qene me afer njerezve dhe
problemeve tė tyre.
Sakaq,
ėshtė inkurajues fakti se ka nje shtim te organizatave,
shoqatave dhe fondacioneve jo fitimprurese te liēensuara,
rrjeti i te cilave mbulon thuajse gjithe territorin e vendit. Ne
permbushjen e misionit te tyre human, kjo pjese e shoqerise
civile, punon me invidide me aftesi te kufizuar, me organizata
simotra tė tyre brenda dhe jashte vendit, me institucionet
shteterore per promovimin e legjislacionit tone dhe atij
nderkombetar, pėr zhvillimin e programeve, ofrimit te
konsulences ligjore dhe te sherbimeve per Personat me Aftesi te
Kufizuar.
Te
nderuar pjesemarres,
Konventa
per te Drejtat e Personave me Aftesi te Kufizuar, e miratuar ne
Gusht te ketij viti nga Kombet e Bashkuara, eshte nje akt
juridik teper i rendesishem, dokumenti kryesor, unik dhe
universal ne pandashmerine e te drejtave dhe lirive themelore te
njeriut nga ato te mbrojtjes dhe afirmimit te Personave me
Aftesi te Kufizuara. Konventa parashikon zhvillimin e politikave
sociale, vendos rregulla dhe standarte unifikuese per te gjitha
vendet qe do te aderojne ne te, me qellim ekuilibrimin e
mundesive qe do tu jepen personave ne nevoje, do te jete
specifike ne sanksionimin e integrimit te tyre ne shoqerite e
vendeve aderuese dhe promovon respekt per dinjitetin e tyre te
lindur. Ratifikimi sa
me i shpejte i saj nga Kuvendi i Shqiperise, do te rrise
shkallen e pergjegjesise dhe te fokusimit te detyrimit dhe
perkrahjes pozitive te shtetit per barazi, jetese e levizje te
pavarur, privatesi dhe pjesemarrje pa kufizime ne jeten publike
dhe politike. Ky mendoj se do te jete edhe nje nder perfundimet,
me te cilat do te dale kjo konference, e qe do te perfshihet ne
rekomandimet perkatese qe Avokati i Popullit, si ēdo vit, ka
pergatitur dhe derguar instancave me te larta shteterore.
Ne
vlerėsojmė pozitivisht edhe tre Vendimet e Qeverisė tė datės
6 dhjetor 2006 pėr miratimin e standarteve tė shėrbimeve tė
pėrkujdesit shoqėror pėr personat me aftėsi tė kufizuar dhe
tė moshuarit nė qendrat rezidenciale, ngritjet e pensioneve tė
pleqėrisė apo atyre tė veēanta e masa tė tjera me karakter
social.
Impenjimi
dhe shkalla e pergjegjesise e institucioneve shteterore dhe e
faktoreve te tjere aktive te shoqerise civile, informimi i
drejte i strukturave pergjegjese dhe opinionit, do te rrise
interesin e te gjithe shoqerise dhe ndikimin e tyre ne mbrojtjen
e te gjithe Personave me Aftesi te Kufizuara, sigurimin e nje
niveli ekonomik te nevojshem, per permiresimin e kushteve te
strehimit, te rritjes se mundesive per punesim, per ngritjen e
nivelit te tyre kulturor, arsimor e profesional, me synim
integrimin e tyre te metejshem ne shoqeri.
Ne
emer te Institucionit qe drejtoj, une ju siguroj se Avokati i
Popullit do te kete te gjithe vullnetin dhe predispozicionin e
duhur qe, ne emer te standarteve me te larta ne fushen e
mbrojtjes se te drejtave dhe lirive te njeriut, te adresoje me
profesionalizem maksimal te gjitha shqetesimet e ligjshme te
kesaj shtrese, duke kerkuar nga instancat e administrates
publike respektimin dhe rivendosjen e te drejtave te shkelura.
Njekohesisht,
ne vazhdimesi te praktikave tona me te mira, Zyra jone do tė
vazhdojė ti rekomandoje pushtetit legjislativ dhe atij
ekzekutiv permiresime dhe ndryshime ne aktet ligjore e
nenligjore, ne zbatim te Akteve dhe Marreveshjeve Nderkombetare
ku shteti yne ka ose do aderoje, si dhe te Kushtetutes dhe
ligjeve te vendit tonė. Firmosja nga shteti shqiptar i
Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit, na obligon te gjitheve si
shoqeri dhe si shtet per arritjen e standarteve te tjera,
cilesisht me te larta ne hartimin e politikave sociale, per
perfshirjen dhe gjetjen e individualitetit
te secilit person ne nevoje ne gjithe veprimtarine
shoqerore, ekonomike dhe politike te vendit.
Avokati
i Popullit shikon si mjaft pozitiv faktin se ndergjegjesimi dhe
zeri i tyre per barazi, mos-diskriminim dhe integrim ne
komunitet, ka ardhur gjithnje e ne rritje, veēanerisht per
detyrimet qe ka shteti dhe shoqeria ndaj tyre. Ne ju bėjmė
thirrje kėtyre njerėzve dhe shoqatave tė tyre qė tė ngrejnė
mė tepėr zėrin dhe tė pėrdorin mė tepėr tė gjitha mjetet
e mundėshme nė demokraci pėr tė fituar tė gjitha tė
drejtat e tyre. Ju nuk duhet ti konsideroni tė drejtat qė
fitojni si lėmoshė apo privilegje qė ju falen nga
qeveritė shqiptare, por si tė drejta tė ligjshme qė ju
takojnė dhe qė shoqėria shqiptare ju a ka borxh dhe duhet
tjua kthejė kėtė borxh.
Faleminderit
tė gjithėve pėr pjesėmarrjen dhe suksese punimeve te kesaj
konference!
|