Aktivitete tė ndryshme

___________________________________________________________________________

 

 

FJALA E AVOKATIT TĖ POPULLIT Z. ERMIR DOBJANI NĖ KONFERENCĖN E ORGANIZUAR NGA QEVERIA SHQIPTARE DHE PREZENCA E OSBE-SĖ PĖR PROĒESIN E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TĖ PRONAVE

Tiranė, mė 10 tetor 2006

 

  

 

          Tė nderuar pjesėmarrės,

          E drejta e Pronės Private ėshtė e drejta themelore e njeriut. Prandaj respektimi i saj ka pėrbėrė dhe pėrbėn objekt tė rėndėsishėm nė punėn e Avokatit tė Popullit.

           Proēesi i kthimit dhe kompensimit tė pronave, vazhdon prej mė se 13 vjetėsh, fakt tepėr domethėnės pėr ngadalėsinė e ecurisė sė saj, duke patur parasysh qė proēesi i kompensimit ende nuk ka filluar. Kjo ka ardhur si rezultat i disa faktorėve, por nga mė kryesoret kanė qenė mungesa e efiēensės sė KKK tė Pronave nė rrethe nė trajtimin e dosjeve brenda afateve ligjore, veprimtaria e tyre me ndėrprerje tė gjata kohore pėr shkak tė ndryshimeve tė shpeshta tė pėrbėrjes sė tyre sipas kompetencave teritoriale, (KKKP nga bashkitė, nė rrethe e mė vonė nė qarqe), vonesės sė daljeve tė akteve nėnligjore (kėshtu Ligji nr.9235, datė 29.7.2004 hyri nė fuqi nė 15 Shtator 2004, ndėrsa veprimtaria e KKKP filloi nė fillim tė vitit 2005).

          Problem ka qenė dhe mbetet mos-pėrcaktimi ēdo vit i fondit tė pronave tė paluajtėshme shtetėrore pėr kompensim fizik tė ish pronarėve (troje, toka bujqėsore, fond pyjor dhe kullotė, ndėrtesa, ndėrmarje, etj) tė vėna nė dispozicion tė Agjencisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave.

          Problem tjetėr ėshtė mos pėrcaktimi nga Kuvendi i Fondit tė Kompensimit nė tė holla tė ish pronarėve. (neni 23 i Ligjit nr.9235, dt.29.7.2004 “Pėr kthimin dhe kompensimin e pronės” me ndryshimet e bėra). Vetėm nė vitin 2005 janė shpėrndarė 2 milion dollarė.

          Mbetet i pazgjidhur dhe ėshtė shtyrė vazhdimisht nė kohė problemi i personave tė pastrehė, qiramarrės nė banesat e kthyera me vendim tė KKKP ish pronarėve. Sipas pėrcaktimeve tė fundit kohore nė Ligj, kėta persona pas datės 31.12.2008 duhet t’i lirojnė ato.

          Nga praktika e institucionit tė Avokatit tė Popullit, mendoj si domosdoshmėri nė kuadrin e mbarimit tė KKKP dhe tė ngritjes sė Agjencive pėrkatėse nė qendėr dhe qarqe, zbatimin e kritereve tepėr profesionale nė pėrzgjedhjen e stafit, ku duhet qė prej tyre tė ketė juristė me pėrvojė nė fushėn e tė drejtės civile.

          Mos pėrfundimi nė terren, nė disa zona, tė dhėnies tokave subjekteve qė pėrfitojnė tokė bujqėsore nė pronėsi sipas Ligjit nr.7501, datė 19.7.1991 “Pėr tokėn”, si nė Ksamil, nė tokat e ish NB-ve Vlorė, Orikum, nė disa fshatra tė rrethit Shkodėr (Boriē i madh dhe i vogėl), Durrės (Sukth, Rrashbull) e shikoj si pengesė nė proēesin e kthim-kompensimit.

          I njėjti problem ėshtė edhe mos regjistrimi i njė kontigjenti toke bujqėsore tė konsiderueshme, nė zonat urbane, rreth 18-20% tė tokave bujqėsore tė marra nė pronėsi, nė ZRPP tė rretheve.

          Njė problem (preēedent) ka lindur kohėt e fundit, me vendimin e Gjykatės sė Strasburgut nė ēėshtjen “Beshiri kundėr Shqipėrisė” me objekt mos ekzekutimin e vendimit tė KKKP pėr kompesim tė isht pronės tė shtetėzuar. Nė arsyetimin e saj, kjo Gjykatė, vonesat ose mosfillimin e proēesit tė kompesimit tė ish pronarėve, e ka vlerėsuar si pėrgjegjėsi dhe shkelje e kryer nga shteti shqiptar, duke kontestuar nė vetvete ligjin tonė pėr kthimin dhe kompensimin e pronave. (ne nenin 23/2 afati i kompesimit nė tė holla parashikohet pėr njė periudhė 10 vjeēare). Nė kushtet e tanishme, mendoj se nuk mund tė bėhet asgjė tjetėr veēse sanksionimi nė ligjin aktual tė ecjes paralele tė kthimit tė pronės tek tė shpronėsuarit me atė tė kompensimit tė saj me njė nga mėnyrat e parashikuara, plus rishikimin e tė gjitha afateve.

          Eshtė pėrcaktuar afati deri mė 30 qershor 2008, pėr tė cilin nuk dua tė jem skeptik. Por krahas masave organizative si dixhitalizimi etj, kryesore ėshtė tė ngrihen degėt e Agjensisė nė qarqe dhe ato tė fillojnė tė japin shpejt vendime. Pra, tė mos pritet tė mbarojė ristrukturimi e pastaj tė fillojė dhėnia e vendimeve. Gjithashtu meqė nuk janė pėrcaktuar asetet pėr kompensim, sugjeroj qė kėrkesave tė ish pronarėve t’u jepet sa mė shpejt vendimi, me qėllim qė nėqoftėse nuk janė dakort, t’u drejtohen gjykatave. Qė tė fitohet kohė vendimet e Agjensisė mund tė bėhen edhe nė dy faza, nė fillim njohja apo mosnjohja e pronės, dhe sė dyti, mėnyra e kthimit apo kompensimit.

          Sė fundi, duhet patur parasysh qė projektligji qė do pėrgatitet pėr nismėn “Shqipėria 1 euro” tė jetė nė harmoni me 2 ligjet qė kanė dalė nė kėtė fushė:

1.     Ligji pėr kthimin dhe kompensimin e pronave

2.     Ligji pėr legalizimet dhe urbanizimin.

 

Ju faleminderit pėr vėmendjen

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit