Aktivitete të ndryshme

___________________________________________________________________________

 

  

BASHKEPUNIMI ME POLICINE DHE FORCAT E ARMATOSURA, PERVOJA DHE SFIDAT NE MBROJTJE TE TE DREJTAVE TE NJERIUT

   

- Fjala e Avokatit te Popullit Z. Ermir Dobjani ne Konferencen Nderkombetare te mbajtur ne Shkup te Republikes se Maqedonise ne daten 10 Shtator 2008 -

 

 

          Te nderuar organizatore,

          Te nderuar pjesmarres,

Tema qe po diskutohet ne kete aktivitet dhe qellimi i saj, jane shume te rendesishme. Per kete aresye organizatoret e saj duhen pergezuar dhe ne te njejten kohe, ne pjesmarresit jemi te perkushtuar qe te kontribuojme per mbarevajtjen e konferences dhe sidomos per realizimin e qellimit te saj final, per te perfituar nga njeri tjetri ne punen tone fisnike per mbrojtjen e te drejtave te njeriut.

Sipas pikes 1 te nenit 60 te Kushtetutes tone: “Avokati i Popullit mbron te drejtat, lirite dhe interesat e ligjshem te individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e te parregullta te organeve te administrates publike”.

Policia e Shtetit Shqiptar eshte pjese e administrates publike. Kjo percaktohet qarte ne nenin 6 te ligjit nr. 9749, date 04.06.2007 “Per Policine e Shtetit”, ku thuhet se: “Policia eshte institucion i administrates publike…”.

Duhet te theksojme se juridiksioni i Avokatit te Popullit ndaj organeve te policise dhe FA percaktohet ne menyre te posaçme edhe ne ligjin nr. 8454, date 04.02.1999 “Per Avokatin e Popullit”. Sipas Neni 31 te ligjit, ku percaktohet Struktura e Zyres se Avokatit te Popullit, ajo ka 3 seksione te specializuara. Njeri prej tyre eshte edhe seksioni per policine, sherbimin sekret, burgjet, Forcat e Armatosura dhe pushtetin gjyqesor. Sipas nenit 25/b te ketij ligji, jashte juridiksionit te Avokatit te Popullit jane vetem Urdherat me karakter ushtarak te FA-se.

Me ndryshimet qe iu bene ligjit nr. 8454, date 4.2.1999, “Per Avokatin e Popullit” me ligjin nr. 9398, date 12.05.2005, kompetencat lendore te Avokatit te Popullit per te kryer misionin e tij kushtetues u rriten ne menyre te konsiderueshme, sidomos ne drejtim te Policise se Shtetit dhe FA-se. Keshtu mund te permendim ndryshimet bera ne nenin 19, i cili parashikon proceduren e hetimit. Ne kete dispozite percaktohet se: “Ne rastet kur vendos te kryeje hetime te pavarura, Avokati i Popullit ka te drejte:

a. te kryeje hetime ne vend, perfshire edhe hyrjen ne çdo zyre te institucioneve publike dhe keqyrjen ne vend te akteve apo dokumenteve qe kane lidhje me çeshtjen qe heton.

c. te marre ne pyetje çdo person qe, sipas tij, eshte i lidhur me çeshtjen nen hetim, dhe te therrase ne zyren e tij te gjithe personat pa imunitet;

          Avokati i Popullit ka te drejte te caktoje nje afat per kryerjen e veprimeve te mesiperme”.

            Ne ligj u shtua neni 19/1, i cili percakton se: “Avokati i Popullit apo personat e autorizuar prej tij kane te drejte te hyjne ne çdo kohe, pa kufizim e pa autorizim paraprak, por duke vene ne dijeni titullarin e institucionit, ne te gjitha institucionet e administrates publike, ne burgje, ne vende ku policia ose prokuroria mbajne persona te shoqeruar, te ndaluar apo te arrestuar, (te paraburgosurit), ne reparte apo institucione shteterore, spitale psikiatrike, ne azile, ne shtepi femije, si dhe ne çdo vend tjeter kur ka te dhena dhe çmon se ekziston mundesia e shkeljes se te drejtave dhe lirive te njeriut.

          Hyrja ne te gjitha mjediset e mesiperme mund te behet si per te hetuar nje ankese, nje kerkese ose njoftim te caktuar, ashtu edhe me nismen e Avokatit te Popullit per qellime inspektimi apo studimi. Avokati i Popullit ne keto raste mund te marre takim, te bisedoje ne menyre konfidenciale e pa pranine e personave zyrtare me cilindo person qe ndodhet apo mbahet ne keto mjedise.

          Çdo lloj korrespondence e ketyre personave me Avokatin e Popullit nuk duhet te pengohet ose te kontrollohet”.

            Me rendesi te veçante do te konsideronim edhe shtesen e nenit  22/1 (Sanksionet per mosbashkepunimin me Avokatin e Popullit), ku percaktohet se: Refuzimi per te bashkepunuar me Avokatin e Popullit nga nepunesi civil, funksionari ose autoriteti publik perben shkak qe Avokati i Popullit te kerkoje nga autoriteti kompetent fillimin e proçedures administrative dhe marrjen e masave disiplinore deri ne largimin nga puna ose nga sherbimi civil”. (Sqarojme se fjalite dhe shprehjet e nenvizuara i perkasin ndryshimeve te bera).

          Megjithese Policia e Shtetit e ka detyre institucionale mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te personit, ne veprimtarine e perditshme, gjate kryerjes se detyrave funksionale, nga punonjes te veçante te policise behen shkelje te te drejtave, lirive dhe interesave te ligjshme te qytetareve. Keto fenomene negative ndodhin per shkaqe te ndryshme, objektive dhe subjektive, ato mund te kryhen me dashje apo edhe nga pakujdesia, por edhe nga mangesite ne njohjen e legjislacionit.

Siç pershkruam edhe me larte, ne perputhje me Kushtetuten dhe me ligjin “Per Avokatin e Popullit”, prane Institucionit tone vepron seksioni i veçante, qe nder te tjera trajton edhe ankesat per Policine dhe FA. Ky seksion gjate 8 viteve te funksionimit te tij ka trajtuar me rigorozitetin me te madh çdo ankese apo kerkese qe kane bere qytetaret ndaj organeve te Policise dhe FA, por edhe ankesat e vete punonjesve te Policise dhe ushtarakeve te FA, si ndaj administrates publike ne teresi, ashtu edhe ndaj eproreve te tyre ne veçanti.

Gjate vitit 2000-2007 jane paraqitur 1520 ankesa nga te cilat 518 ose rreth 33% kane qene te bazuara dhe janë zgjidhur në favor të qytetarëve.

Ndër ankesat për  shkeljet e te drejtave te qytetareve nga organet e Policise, mund te permendim:

- keqtrajtimet e qytetareve nga punonjesit e policise dhe perdorimi i forces pa qene kushtet ligjore;

- kontrollet e paligjshme te banesave, te lokaleve ose ambjenteve te tjera te qytetareve apo edhe kontrolli fizik i tyre vend e pa vend dhe pa patur shkaqe ligjore;

-  marje mite e veprime te tjera korruptive nga punonjesit e policise;

- mosmbajtja apo mos ndjekja e kallzimeve, ankesave apo kerkesave te qytetareve;

- vendosje gjobash administrative te paligjshme;

- nxjerrje dhe zbatim te urdhrave administrative te paligjshem;

- mos dorezimin e pronave ose mos pagimin e qirase pronareve te ligjshem, per pronat qe posedohen por nuk jane prone e e policise;

-   mos dhenien e dokumenteve te ndryshme si, vertetime, liçenca, pasaporta,  etj;

- shoqerime ne polici jashte kritereve ligjore;

- shkelja e rregullave te shoqerimit e mbajtjes ne polici;

- mbajtja e personave te shoqeruar ne polici tej afatit ligjor dhe ne ambjente te papershtashme higjenosanitare e pa karrike apo stola per te qendruar ulur; bllokimi i sendeve te ndryshme te qytetareve pa patur shkaqe ligjore dhe mosmbajtje e dokumentacionit perkates;

-  mospajisja e shtetasve me pasaporte per udhetim jashte shtetit apo vonesa ne dhenien e tyre;

zvarritje te proçedurave per fitimin ose lenien e shtetesise;

- mospritja ne takim e qytetareve apo mos kthimi i pergjigjeve te ankesave dhe kerkesave te tyre;

- moslejimi ne polici i avokateve per mbrojtjen e personave te arrestuar, ndaluar apo shoqeruar.

- mosdemshperblimi material e financiar i qytetareve te cilet jane demtuar nga veprimet arbitrare te policise.

- mosekzekutimi i vendimeve gjyqesore per demshperblimin financiar te personave te demtuar nga veprimet e policise, apo per mospermbushje te detyrimeve kontraktore etj;

Ankesat brenda radheve te policise nga punonjes te policise kunder organeve te tyre drejtuese kane te bejne me:

- perjashtime apo largime nga detyra, si dhe masa te tjera disiplinore te dhena ndaj tyre;

- perjashtime te padrejta te studenteve nga Akademia e Policise ;

- mosrespektim te proçedurave ligjore per dhenien e masave disiplinore;

- moszbatim te kritereve ligjore per emerimin, ngritjen ose uljen ne detyre;

- mospagim te punonjesve te policise te vene ne dispozicion;

- moszbatim i kritereve ligjore per dhenien e gradave; 

- mosdhenie te urdherave te lirimit ose perjashtimit;

- mostrajtim me pagese kalimtare te punonjesve te policise te nxjere  ne reforme;

- mosekzekutim te vendimeve gjyqesore per kthimin ne detyre te punonjesve te policise dhe per pagimin e tyre per kohen e qendrimit pa pune;

- mosdhenie te perfitimit ekonomik e financiar familjareve te policeve te vrare dhe policeve te plagosur per shkak te detyres;

- mosrespektimi i te drejtes lidhur me kohen e punes dhe ate te pushimit te punonjesve te policise;

- moskompesimi ne vlere per mbikohen e punes dhe te sherbimit.

- mosrespektimi i te drejtes per strehim te punonjesve te policise, etj.

            Gjate vitit 2000-2007 për problemet në Forcat e Armatosura jane paraqitur 1199 ankesa nga te cilat 426 ose rreth 30% kane qene te bazuara.

Ankesat e ushtarakeve te Forcave te Armatosura kane te bejne me:

- mobilizim ne sherbimin ushtarak ne kundershtim me ligjin;

- keqtrajtim te ushtareve apo marinareve nga ana e komandanteve  te tyre per mosperfitim te;

- pensionint suplementar te ushtarakeve;

- mosdhenien e grades sipas ligjit;

- mosdhenien e strehimit;

- menyren e  trajtimit me ushqim;

- moszbatimin e normave te veshmbathjes;

- mosrespektimin e kohes se punes dhe pushimit;

- trajtimin financiar te padrejte;

- moskompesimin e qirase se banesave;

- mos sigurim te transportit nga vendi i punes per personelin ushtarak;

- mospagesen mujore te studenteve te shkollave ushtarake;

- mospagesen e pages per bashkeshortin (en) e ushtarakut pas transferimit;

- pensionet e ulta te ushtarakeve te dale ne rezerve para vitit 1992;

- moszbatim te ligjit per daljen e ushtarakeve ne rezerve;

- per mosveprim te Komisionit te Statusit te Veteranit dhe Deshmoreve te Atdheut, etj.

 

Per shkeljet e permendura me siper, nga ana jone eshte nderhyre rast pas rasti duke ju bere rekomandime organeve perkatese te strukturave te Policise se Shtetit dhe te FA per te rivendosur ne vend te drejtat e shkelura qytetareve, punonjesve te policise dhe ushtarakeve te FA-se. Ne disa raste rekomandimet tona kane perfshire numer te madh ankuesish te cilet kane patur te njejtin shqetesim. Ndaj autoreve te shkeljeve te te drejtave ligjore eshte kerkuar dhenia e masave disiplinore. Ndersa ne disa raste te tjera, te cilat kane qene te renda dhe permbanin elemente te figurave te veprave penale i eshte rekomanduar organit te prokurorise fillimi i ndjekjes penale ndaj autoreve te tyre. Gjithashtu për vitet 2000-2007 me masa të tilla janë bërë rekomandime për 219 policë dhe oficerë policie.

Por krahas komunikimit me rekomandime, gjate kesaj kohe nga ana jone jane organizuar seminare te perbashketa me Policine e Shtetit dhe me Ministrine e Mbrojtjes. Ne keto seminare jane trajtuar problemet me shqetesuese dhe qe preknin nje numer te konsiderueshem ankuesish.

           Aty eshte theksuar se Avokati i Popullit nuk eshte dhe nuk duhet te konsiderohet si kundershtar, “armik”, i administrates publike ne pergjithesi dhe i policise e FA-se ne veçanti. Ai eshte dhe duhet te konsiderohet si bashkeluftetar ne ndertimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor dhe ne mbrojtjen e respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te qytetareve, duke perfshire edhe punonjesit e ketyre organeve.

          E rendesishme eshte qe me punen e tij, te synoje dhe realizoje rivendosjen e te drejtave te shkelura qytetarit si dhe te dinjitetit te tij te neperkembur nga nepunesit e shtetit. Por eshte shume me e rendesishme, qe me punen e tij te synoje per te shkuar drejt minimizimit dhe parandalimit te shkeljeve te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut.

Si rezultat i nderhyrjeve tona me rekomandime apo edhe nepermjet seminareve, i bashkepunimit me titullaret e ketyre institucioneve dhe i mirekuptimit qe ata kane treguar jane zgjidhur nje pjese e mire e ankesave dhe e problemeve te trajtuara. Fakt eshte qe nga viti ne vit problematika e ankesave eshte reduktuar ndjeshem.

Gjate veprimtarise tone jemi udhehequr nga koncepti se respektimi i te drejtave te qytetareve nga organet e administrates publike (Policise dhe FA-se) perveç se eshte nje detyrim kushtetues dhe ligjor i institucioneve shteterore, ne te njejten kohe ai ndikon ne menyre te drejteperdrejte ne rritjen e imazhit te ketyre institucioneve dhe te vete shtetit. Ndersa respektimi i te drejtave te  punonjesve te policise dhe ushtarakeve te FA-se nga drejtuesit e tyre perveçse eshte detyrim ligjor, ndikon ne menyre absolute per motivimin e tyre per te kryer sa me mire detyren, por edhe per te respektuar me mire dhe me shume te drejtat e qytetareve. Vazhdimisht kemi vene theksin se, nuk eshte e moralshme qe te kerkojme nga punonjesit e policise dhe ata te FA-se respektimin e te drejtave te te tjereve, nderkohe qe iu shkelim dhe iu mohojme te drejtat e tyre.

            Kete objektiv ka synuar t’a realizoje nepermjet rekomandimeve te bera jo vetem per rivendosjen ne vend te te drejtes se shkelur individit (qytetar, punonjes policie apo ushtarak), por ne disa raste edhe per dhenien e masave disiplinore dhe fillimin e ndjekjeve penale ndaj shkelesve te ligjit. Krahas rekomandimeve te mesiperme, njekohesisht kemi rekomanduar pergjithesimin e rasteve negative para personelit te administrates publike dhe efektivave te policise, si dhe futjen ne programet e edukimit te administrates dhe te policise te temave dhe literatures per njohjen dhe respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut. Ne disa raste, te cilat nuk kane qene te pakta, kam rekomanduar ndryshimin dhe permiresimin e akteve normative te cilat krijonin premisa dhe beheshin shkak per shkeljen e te drejtave dhe lirive te individit. Eshte fakt qe nderhyrjet tona ne kete fushe kane qene te frytshme, duke bere te mundur ndryshimin e disa akteve normative (ligje, VKM, urdhera e udhezime) dhe rivendosur ne vend te drejtat e nje numeri te madh ankuesish.

            Eshte fakt i prekshem qe ne bashkepunimin me keto organe ka dominuar pozitivja. Mirepo gjate veprimtarise tone kemi edhe raste qe nga  drejtues te Policise se Shtetit dhe Ministrise se Mbrojtjes zvarriten zbatimi i rekomandimeve te Avokatit te Popullit. Keto raste jane me te ndjeshme kur bejne fjale per fonde financiare dhe me te drejtat e punes.    Te tilla raste me organet e policise mund te permendim:

- ndertimi i dhomave te shoqerimit sipas konceptit bashkekohor qe percakton ligjit i ri nr. 9749, dt. 04.06.2007 “Per Policine e Shtetit” dhe ndryshimi i praktikes se deritanishme te shoqerimit te shtetasve ne organet e policise. Megjithse ligji i ri ka hyre ne fuqi qe para nje viti, konstatohet se ai nuk njihet e zbatohet lidhur me rastet e shoqerimit te shtetasve ne polici.

           - rastet e keqtrajtimit te shtetasve nga punonjesit e policise ne ambjentet e policise. Mosdenoncimi nga eproret dhe mosmarrja e masave te nevojshme prej tyre per te vene para pergjegjesise ligjore te gjithe shkelsit e ligjit dhe ata qe torturojne apo  keqtrajtojne qytetaret.

           - mosndryshimi i VKM nr. 552, dt. 27.11.1999 “Per trajtimin ekonomik dhe financiar te familjeve te punonjesve te policise te vrare apo plagosur per shkak te detyres”. Per kete padrejtesi qe iu eshte bere kesaj kategorie punonjesish, nga ana jone per 7 vjet rresht eshte ngritur ky problem deri ne Parlament. Mirepo megjithe premtimin e vazhdueshem te ish Ministrave te Rendit Publik dhe Ministrave te Brendshem, si dhe te disa ish Kryeministrave dhe Kryeministrit aktual, ky problem nuk ka gjetur zgjidhje.

           - perjashtimi ne mase nga Policia e Shtetit e punonjesve te saj, duke filluar qe nga ata me grada e detyra me larta deri tek punonjesit me thjeshte. Ky fenomen regresiv ndodh me shume ne kohen e ndrrimit te pushtetit politik dhe me pak ne kohen e ndrimit te drejtuesve te policise. Ne kemi konstatuar disa raste se perjashtimet nga policia behen jashte kritereve ligjore dhe me motivacione fiktive. Ka patur raste qe jane larguar nga policia, ata qe kane qene me arsimin dhe kualifikimet e duhura, me rezultate te larta ne pune dhe me figure te paster morale. Keto veprime duhet te behen me transparence dhe gjithmone ne perputhje me proçedurat ligjore e standartet themelore te respektimit te te drejtave te njeriut. Cilido punonjesi policie qe do te perjashtohet, largohet, transferohet apo kur akuzohet, duhet me pare t’i behen te njohura shkeljet apo akuzat dhe te degjohet para se t’i komunikohet masa disiplinore.

           - ndryshimi dhe permiresimi i ligjit nr. 8661, dt. 18.09.2000 “Per sigurimin shoqeror suplementar te punonjesve te policise se Shtetit”, i cili padrejtesisht iu mohon te drejten e trajtimit financiar nje mase te konsiderueshme te punonjesve te policise te perjashtuar nga policia. Ne kete rekomandim ne kemi kerkuar edhe permiresimin e ligjeve per trajtimin financiar te punonjesve te policise se burgjeve dhe atyre te zjarrfikseve.

            - miratimi i VKM-se per respektimin e te drejtes ligjore te punonjesve te policise lidhur me kohen e punes e pushimit te tyre.

 

Ndersa lidhur me FA prioritet ne te ardhmen do te jene:

- ankesat e studenteve te Universitetit Ushtarak Skenderbej per rritje e pageses mujore te tyre;

- ekuivalentimi i diplomes se studenteve te Universitetit Ushtarak Skenderbej me ate te nje universiteti civil pas perfundimit te studimeve;

- ndryshimi dhe permiresimi i ligjit nr. 9418 date 20.05.2005 “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise” me qellim rritjen e mases se pensionit per ushtaraket qe kane dale ne pension para kesaj date;

- ndjekja e funksionimit te Komisionit Qendror te Statusit te Veteranit dhe Deshmoreve te Atdheut, per marrjen e masave per pershpejtimin e proçedurave te shqyrtimit te kerkesave per Statusin e Deshmorit te Atdheut.

-  ndjekja e ankesave te ushtarakeve aktiv ne lidhje me trajtimin e tyre financiar, per shkak te natyres se veshtire te punes apo punes me orar te zgjatur etj.

- organizimi ne vazhdimesi i diteve te hapura dhe inspektimeve me grup ekspertesh ne reparte te ndryshme te FA, me qellim terheqjen e ankesave nga ushtaret,  nenoficeret dhe oficeret e Forcave tona te Armatosura si dhe bashkepunimi me i ngushte me Drejtorite e ndryshme ne Ministrine e Mbrojtjes dhe strukturat e tjera ushtarake per zbatimin korrekt te ligjit dhe zgjidhjen e drejte te ankesave te ushtarakeve apo edhe te punonjesve civile qe punojne ne Forcat tona te Armatosura.

          Keto do te jene disa nga prioritet e punes tone ne te ardhmen me organet e Policise se Shtetit dhe FA-se, te cilat do te perbejne edhe sfidat e institucionit tone per te kryer sa me mire misionin e vet kushtetues ne mbrojtje te te drejtave te njeriut nga shkeljet e administrates publike.

Ne perfundim te fjales time, shpreh bindjen e plote, se ne qoftese do te punojme mire, me perkushtim e korrektesi dhe nese do te bashkepunojme me transparence e ne vazhdimesi me organet e Policise se Shtetit dhe te FA-se, ne te ardhshem do te flasim me siguri per arritjet tona dhe permiresimin e nivelit te respektimit te te drejtave te njeriut dhe jo me per sfida.

 

Ju faleminderit per vemendjen,

 

  

 

AVOKATI I POPULLIT

 

 

Ermir DOBJANI

 

___________________________________________________________________

 

AVOKATI I POPULLIT SHQIPTAR, MANDATI, FUNKSIONI DHE KOMPETENCAT NE MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE MINORITETEVE

       

- Fjala e Komisionerit te Avokatit te Popullit z. Skender Haluci ne Konferencen Nderkombetare te mbajtur ne Shkup te Republikes se Maqedonise ne daten 10 Shtator 2008 -

   

 

             I nderuar Z. Avokat i Popullit i Republikes se Maqedonise !

            Te nderuar bashkeorganizatore te ketij takimi !

Te nderuar Zonja dhe Zoterinj !

 

 

          Se pari me lejoni te vleresoj kete takim te rendesishem dhe t’ju falenderoj per ftesen.

          Se dyti e ndjej te rendesishme te nenvizoj faktin se zhvillimi i ketij takimi me subjekt kryesor mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve eshte per te gjithe nje ogur i mire qe tregon emancipim dhe ndergjegjesim ndaj shkaktareve kryesore te konflikteve ne Ballkan prej mese 18 vjetesh qe tashme kane marre rrugen e zgjidhjes.

          Me cilesine e Komisionerit te Avokatit te Popullit Shqiptar kerkoj t’ju informoj se veprimtaria e Institucionit tone ka nje eksperince te kahershem ne lidhje me mbrojtjen e te drejtave te minoriteteve.

          Kjo veprimtari gjen mbeshtetjen e saj kryesore ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe ne Ligjin “Per Avokatin e Popullit”. Ne te dy keto dokumente te rendesishme ligjore, mbrojtja e te drejtave, lirive dhe interesave te ligjshme te individit sanksionohen si detyra kryesore te Avokatit te Popullit. Me kete rast, ne dhenien e ketij mandati ligjor dhe kompetencave konkrete, Avokati i Popullit ka qene koshient qe brenda termit “individ i mbrojtur” gjen nje vend te veçante edhe pjesetari i nje pakice etnike, i cili nuk ben dallim ne trajtim nga individet e tjere.

          Sipas te dhenave statistikore zyrtare ne Shqiperi popullsia eshte e ndare si vijon: Shqiptare 95%, Greek 3%, dhe diferenca e mbetur prej 2% perbehet nga Vllehe, Rome, Maqedonas, Malazese, Bullgare dhe Serbe.

          Megjithese ne nje numer jo te konsiderueshem, trajtimi i minoriteteve ne Shqiperi ka qene gjithmone i nje prioriteti te larte, madje edhe gjate rregjimit te kaluar. Sipas raportimeve kombetare dhe nderkombetare minoritetet ne Shqiperi gezojne trajtim te barabarte me qytetaret e tjere, madje shteti shqiptar eshte vleresuar shpesh per klimen e mire dhe tolerante te bashkejeteses dhe integrimit ne shoqeri qe ka krijuar ndaj pakicave. Sot keto te fundit jane te organizuara ne parti, shoqata, grupe folklorike etj. Gjithashtu keto pakica perfitojne perkrahjen e plote te shtetit per arsim, ndihme ekonomike, punesim etj. Vullneti i Shtetit Shqiptar per te trajtuar sa me mire pakicat etnike eshte materializuar edhe ne nenshkrimet e disa marreveshjeve nderkufitare, te cilat krijojne nje lehtesi te madhe komunikimi dhe levizje per kete kategori shtetasish.

          Ne nje klime te tille, nisur dhe nga tradita e mire e bashkejeteses me pakicat, qe ne fillimet e punes se tij Avokati i Popullit eshte perpjekur qe te mos lere jashte vemendjes se tij te veçante problemet dhe shqetesimet sado te vogla te pakicave etnike, pasi nje bashkepunim i ngushte me keto komunitete i krijon atyre besimin per nje trajtim te barabarte ne mardhenie me organet shteterore si dhe ne mbrojtjen e tyre.

          Per nje njohje me te mire te problemeve, Avokati i Popullit eshte ndalur shpesh gjate pritjes se popullit neper rrethe edhe ne zona me perberje te larte minoriteti, si psh Prespa, Dropulli etj. Ne keto zona problemet dhe ankesat qe jane parashtruar nuk kane qene te nje natyre te veçante qe te jene shkelur te drejtat e tyre si minoritet, por ato kane qene te lidhura me nje sere shqetesimesh te pergjithshme te banoreve edhe ne zona te tjera qe kane kombesi shqiptare.

Avokati i Popullit nga eksperienca e tij ka konstatuar se eshte shume e veshtire te besh nje dallim te sakte midis ankeses se nje perfaqesuesi te nje minoriteti dhe te nje shqiptari. Kjo pasi ne shumicen e rasteve ne keto ankesa pretendohen çeshtje qe nuk kane lidhje me dallime apo diskriminime per shkak te perkatesise etnike. Por ato vijne si pasoje e keqadministrimit te organeve shteterore qe ushtrohet njelloj ndaj te gjithe individeve ne nje komunitet te caktuar, pa dallim etnie.

          Gjithsesi ka qene nje nga qellimet tona te hershme qe ne permbajtjen e modelareve te ankesave te vihen te dhena si shtetesia, ashtu edhe kombesia, per te bere te dallueshme perkatesine etnike.

          Per te njohur dhe vleresuar me mire problematikat e minoriteteve ne Shqiperi, Avokati i Popullit krahas kontakteve me Komitetin Shteteror te Minoriteteve, eshte bere nje partner i rendesishem ne raportimet qe Shteti Shqiptar dorezon prane Komitetit Keshillues te Keshillit te Europes te ngritur per venien ne zbatim te Konventes kuader per Mbrojtjen e Pakicave Kombetare”.

          Ne raportet qe Shteti Shqiptar dergon prane ketij mekanizmi si dhe ne rekomandimet qe paraqiten nga ky i fundit per vendin tone, veprimtaria e Avokatit te Popullit vleresohet si mjaft e dobishme dhe eshte kerkuar nje prani me e madhe ne zonat ku ka minoritet per te zbuluar dhe zgjidhur ne kohe ankesat per diskriminim etnik.

          Me kete rast me lejoni te deklaroj me pergjegjesi se gjate gjithe punes 9 vjeçare ne Institucionin e Avokatit te Popullit eshte treguar kujdes maksimal ne çdo rast ku objekt i ankeses ka qene nje trajtim flagrant, i pabarabarte dhe diskriminues qe ka pretenduar te kete cenuar te drejtat e nje pakice etnike nga ana e organeve shteterore shqiptare.

          Ashtu si dhe ne te kaluaren, Avokati i Popullit vazhdon t’i permbahet strategjise se tij per nje kontakt sa me te shpeshte me keto komunitete, duke i vizituar ata dhe duke mbajtur nje klime te ngushte bashkepunimi.

          Nje nga planet tona ne te ardhmen, i rekomanduar edhe nga Komiteti Keshillues i Minoriteteve te Keshillit te Europes ka qene hapja e zyrave vendore te Avokatit te Popullit ne zona me densitet pakicash etnike. Ky plan deri me sot nuk ka gjetur realizim, pasi me gjithe deshiren e mire nuk eshte pare e pershtatshme nga Qeveria Shqiptare apo partnere te huaj qe te financojne per kete iniciative.

          Gjithsesi mungesa e nje zyre te tille nuk e ul aspak efektivitetin e punes tone, pasi ne çdo kohe dhe me te gjitha mjetet e komunikimit Avokati i Popullit eshte sot nje nga institucionet me te aksesueshem ne vend, si per asistencen e tij ligjore, ashtu dhe per dhenien e keshillimeve te dobishme ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te njeriut.

          Institucioni yne me fizionomine qe ka krijuar eshte bere tashme nje partner i ngushte i grupeve te ndryshme etnike dhe detyrimi yne me i rendesishem eshte qe kjo mardhenie duhet ruajtur edhe ne te ardhmen si nje garanci qe forcon akoma dhe me shume standartet demokratike ne vendin tone.

          Ne gjykimin tone, ruajtja dhe forcimi i vlerave demokratike, si dhe fuqizimi i proçeseve integruese te Shqiperise dhe i vendeve te tjera te Ballkanit jane perpjekje serioze qe nuk duhet te lene ne harrese respektimin e te drejtave te minoriteteve. Realizimi dhe mbajtja lart e nje klime te mire tolerance, bashkepunimi dhe respekti te ndersjelle me pakicat kombetare mendoj se jane veprime qe do te mbajne larg gjithmone ngjarjet e dhimbshme te luftrave me baze etnike qe jane zhvilluar jo shume vite larg ne disa vende ballkanike.

 

 

  

  

Ju faleminderit

 

 

Skender HALUCI

 

 

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit