Aktivitete të ndryshme

___________________________________________________________________________

 

Tiranë, më 09/01/2004

 

Fjala e Avokatit te Popullit ne analizen vjetore te vitit 2003 te Ministrise se Rendit Publik

              

               I nderuar zoti Zv/Kryeminister,

               I nderuar zoti Minister i Rendit Publik,

               I nderuar zoti Ceka,

 

            Te nderuar pjesemarres,

             Se pari, me lejoni t’ju falenderoj per ftesen dhe mundesine qe me dhate per te bere te njohura publikisht disa mendime per punen dhe kontributin tone te perbashket per te garantuar zbatimin e ligjit dhe per te respektuar te drejtat dhe lirite themelore te shtetasve, te cilat jane prioritete te shoqerive dhe shteteve demokratike.

          Se dyti, si qytetar i ketij vendi, deshiroj t’ju pergezoj per perkushtimin dhe arritjet tuaja te deritanishme per sigurimin e rendit publik, i cili eshte kushti kryesor dhe i domosdoshem, pa te cilin nuk mund te behet fjale per respektimin e lirive dhe te drejtave te qytetareve, si dhe konsolidimin e shoqerise tone demokratike qe po ndertojme. Pershendes prioritet e shpallura nga M.R.Publik dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit per rritjen e transparences dhe luften kunder korrupsionit dhe elementeve te inkriminuar ne gjirin e policise, krimit te organizuar dhe veçanerisht kunder trafikut te qenieve njerezore, te cilat cenojne imazhin e shtetit tone demokratik dhe nderkohe behen shkak per cenimin e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut.

 

          Se treti, si perfaqesues i institucionit te Avokatit te Popullit, mbrojtesit  te te drejtave, lirive dhe interesave te ligjeshme te shtetasve nga veprimet ose mosveprimet e paligjeshme dhe te parregullta te administrates publike, pjese e se ciles jeni edhe ju, nuk mund te le pa permendur e kritikuar  disa raste te shkeljes se te drejtave dhe lirive themelore te shtetasve te bera nga disa punonjes te Policise se Shtetit, si dhe ato te bera nga disa drejtues te M.R.Publik dhe organeve te policise ndaj vete punonjesve te policise. Ato bien ndesh me Kushtetuten tone, me aktet nderkombetare te te drejtave te njeriut, te njohura dhe ratifikuara nga shteti yne, me ligjin “Per Policine e Shtetit”, si dhe etiken e policimit komunitar bashkekohor qe po implementoni. Njekohesisht, ato cenojne dinjitetin dhe autoritetin e policise si dhe imazhin e shtetit ligjor dhe te shoqerise demokratike, per te cilat se bashku po kontribuojme ne konsolidimin e tyre.

 

Gjate vitit 2003 nga institucioni yne jane trajtuar gjithsej 233  ankesa, kerkesa dhe njoftime, te cilat drejtohet ndaj M.R.Publik, Policise se Shtetit dhe organeve e reparteve te tyre, nga 283 qe kane qene vitin e kaluar. Pra kemi patur 50 ankesa me pak kete vit, por nuk kemi llogaritur qindra ankesa per gradat, te cilat jane evidencuar vetem si nje ankese.

 

Keto kane qene te ndara sipas sipas fushave te meposhteme :

           - 55 ankesa kane qene per keqtrajtime te qytetareve nga punonjesit e policise, nga 70 qe kemi patur vitin e kaluar. Edhe ne kete drejtim kemi patur 15 ankesa me pak se sa vitin e kaluar.

           -  56  kane qene per veprime arbitrare te kryera nga punonjesit e policise, si kontrolle banese, lokali dhe personi te paligjeshme, bllokime makinash si dhe per gjoba administrative, nga 61 qe kemi patur vjet. Nga keto 4 kane qene per veprime korruptive te punonjesve te policise.

            -  30  kane qene per perjashtime dhe transferime te padrejta nga puna te punonjesve te policise, nga 38 qe kemi patur vitin e kaluar.

- 36  kane qene per mos evidentim apo ndjekje te kallzimeve, ankesave dhe kerkesave te qytetareve nga policia, nga 52 qe kemi patur vjet.

-  16 kane qene per mos ekzekutimin e vendimeve gjyqesore per rikthimin ne pune te punonjesve te policise te larguar padrejtesishte dhe demshperblimin e tyre per kohen e qendrimit te pa pune, nga 8 qe kemi patur vjet.

-  2  kane per mos ekzekutim te vendimeve gjyqesore per detyrimet financiare qe ka M.R.Publik dhe Policia e Shtetit ndaj te treteve, nga 5 qe kemi patur vjet.

-  38 ankesa jane te ndryshme.

 

Nga ankesat e ardhura kemi perfunduar 198 dhe jane ne shqyrtim 35 prej tyre.  Menyra e zgjidhjes se ankesave te perfunduara ka qene :

-         50 prej tyre ose  25%  jane zgjidhur ne favor te ankuesve;

-  58 ose 29% jane nxjere jashte juridiksionit per aresye se per te njejtat ankesa ishte filluar proçedimi penal nga organi i prokurorise, ose nuk i perkisnin institucionit tone;

- 90 ose 45% kane qene te pabazuara.

 

Per rastet qe kemi mundur te vertetojme shkeljen e te drejtave, lirive dhe interesave te ligjeshme te ankuesve nga punonjesit e policise, ne baze te kompetencave qe na jep Kushtetuta e Republikes se Shqiperise dhe ligji “Per Avokatin e Popullit”, kemi bere rekomandime dhe propozime  organeve perkatese per rivendosjen ne vend e te drejtave te shkelura ankuesve. Gjate kesaj periudhe kohore, perveç rasteve te zgjidhura drejteperdrejte, kemi bere 25 rekomandime, nga te cilat jane pranuar 18, eshte refuzuar 1 dhe jane ne shqyrtim 6 prej tyre. Nga keto;

-  2 rekomandime i jane drejtuar Qeverise, por qe lidhen me M.R.Publik, nje per ndryshimin dhe permiresimin e VKM Nr. 64, dt. 02.02.2001 “Per inkuadrimin e gradave ushtarake, ne gradat e Policise se Shtetit”, i cili nuk perputhet plotesisht me ligjin Nr. 8643, date 20.07.2000 “Per gradat ne Policine e Shtetit” dhe ngushton te drejtat e punonjesve te policise te sanksionuara prej tij. Nje rekomandim tjeter i eshte derguar K/Ministrit per deklarimin e pavlefshem te Urdherit Nr. 226, date 20.08.2002 “Per komunikimin me mediat”, i cili binte ndeshe me piken 1 te nenit 22 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ne te cilin sanksionohet se : “Liria e shprehjes eshte e garantuar”. Ne baze te rekomandimit tone dhe pas ankeses ne Gjykaten Kushtetuese te disa OJQ-ve, Kryeministri Nano e revokoi kete urdher, per te cilin gjej rastin ta pershendes.

-  4 rekomandime i jane drejtuar M.R.Publik dhe Drejtorise se Pergjithshme te Policise, nga te cilat : Nje per permiresimin e Urdherit te Ministrit te Rendit Publik Nr. 1661, date 08.04.02 “Per komunikimin me mediat”; nje per zgjatjen e te drejtes se ankimit per gradat dhe shqyrtimin e ankesave te ardhura jashte afatit; nje ka te beje me pagesen e punonjesve te policise te vene ne dispozicion dhe nje tjeter per ripunimin e Udhezimit te Perbashket M.R.Publik dhe Prokurorise se Pergjithshme “Per veprimet qe duhet kryer lidhur me te keqtrajtuarit shqiptar nga policite e vendeve fqinje”, i cili eshte pranuar. Ndersa rekomandimet e tjera jane bere kohet e fundit dhe jemi ne pritje te reagimeve pozitive.

-  5 rekomandime i jane drejtuar organeve te ministrise dhe policise per rikthimin ne pune te punonjesve te policise te liruar padrejtesishte, nga te cilat 4 jane pranuar dhe 1 eshte ne proçesin e shqyrtimit. Ndermjet ketyre rasteve eshte edhe rikthimi ne detyre, me urdher te Z. Nano ,te punonjesit te policise Qamil Hajdari, efektiv i Drejtorise se Policise se qarkut Tirane, i cili u perjashtua nga policia vetem pse guxoi te bente publike ankesen dhe pakenaqesine e tij lidhur me graden e dhene.

- 10 rekomandime i jane drejtuar organeve te policise per marje masash disiplinore ndaj atyre punonjesve te policise qe kane kryer shkelje te drejtave dhe lirive te qytetareve. Nga keto jane pranuar 9 dhe 1 eshte ne shqyrtim akoma. Mbi bazen e ketyre rekomandimeve jane dhene 16 masa disiplinore, (midis te cileve 7 punonjes policie te rolit te mesem), jane perjashtuar 3 punonjes policie te rolit baze, jane pezulluar 3 punonjes policie, (midis te cileve edhe 1 i rolit te mesem) dhe 10 punonjes te tjere jane ndeshkuar me masa te tjera disiplinore.

-   2 rekomandime i jane drejtuar organit te prokurorise per fillimin e proçedimit penal per vepren penale te kryerjes se veprimeve arbitrare, te cilat jane pranuar dhe aktualisht nje punonjes policie i rolit te mesem eshte ne proçesin e gjykimit, ndersa dy te tjere ne hetim .

Vlen te theksojme se shumica e rekomandimeve tona per respektimin e te drejtave te vete punonjesve te policise jane mare ne konsiderate dhe jane zbatuar, ndersa disa prej tyre jane ne shqyrtim e siper, por me predispozicionin per tu zbatuar.

Disa nga rastet me tipike te shkeljeve te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut mund te permendim p.sh.: ate te keqtrajtimit me pasoje vdekjen e shtetasit Tahirllari nga pese punonjesit e policise te Drejtorise se Policise se qarkut Korçe, te cilet per veprimet kriminale te kryera u gjykuan dhe denuan penalisht me vendim te formes se prere. Keshtu qe per kete rast shume te rende te shkeljes se te drejtes me te rendesishme, e asaj te jetes se individit, u nda pergjegjesia institucionale e Policise se Shtetit nga individet qe shkelin ligjet. Keqtrajtimin per motive krejtesisht personale te shtetasit Bledar Cara nga komandanti i repartit te Policise te Komisariatit Nr. 2 Tirane, Ervin Hasrama. Motivi i perdorimit te dhunes fizike prej tij ndaj qytetarit, nuk ishte per te zbuluar ndonje krim, per t’u vetmbrojtur apo per te vendosur rendin, por per aresye se ankuesi kishte bere nje zenke ne nje disko me kushuririn e punonjesit te policise.  Ne baze te rekomandimit tone, ndaj ketij punonjesi policise filloj proçedimi penal dhe aktualisht çeshtja ndodhet ne gjykim. Keqtrajtimin, duke e rrahur edhe me shufer hekuri qytetarin Mehmet Llukaj nga inspektori i policise kriminale te Komisariatit te Policise Nr. 4 Tirane,  Alket Dizdari dhe punonjesi i policise Ali Çerenishti, sepse ne servisin qe ai punonte u gjet makina e vjedhur punonjesit te policise Ali Çerenishti, e cila i ishte çuar atij nga nje shtetas tjeter. Edhe per kete rast mbi bazen e rekomandimit tone filloi proçedimi penal dhe aktualisht vazhdojne hetimet. Rasti flagrant i rrahjes se vellezerve Dedolli ne Komisariatin e rrethit Burrel, e cila u konstatua nga vete Avokati i Popullit si tejkalim i pushtetit te forces.

 

Megjithse e kemi ngritur edhe vitin e kaluar, por ja vlen te ndalemi edhe ne kushtet higjeno-sanitare dhe bazen materiale ne dhomat e shoqerimit ne Komisariate, te cilat lene per te deshiruar. Per ta bere me dinjitoze Policine e Shtetit duhet qe keto ambjente te kontaktit te qytetareve me organin e policise te rregullohen e mirembahen sa me shpejte.

Shpesh here te shoqeruarit mbahen te mbyllur ne dhoma me dryna, pothuajse ne te njejta kushte si te ndaluarit e arrestuarit.

Nga Komisariatet e Policise duhet te behet me shume kujdes edhe ne drejtim te marjes dhe evidencimit te kallzimeve, ankesave dhe kerkesave te qytetareve si dhe te ndjekjes dhe zgjidhjes se tyre, sepse edhe ne kete drejtim kemi patur ankesa.

Nuk mund te leme pa permendur edhe ankesat e disa avokateve, te cilet ne kundershtim me Kushtetuten, K.Pr.Penale dhe ligjin nr. 9109, date 17.07.2003, “Per Profesionin e Avokatit ne Republiken e Shqiperise”, ne disa raste jane penguar te marin kontakt me klientet e tyre ne momentet e para te ndalimit ose arrestimit ne polici.

Organet drejtuese te M.R.Publik dhe Policise se Shtetit duhet te bejne me shume kujdes per mbrojtjen e te drejtave te punonjesve te policise dhe sidomos ne rastet e perjashtimit te tyre nga Policia e Shtetit. Perjashtimet duhet te jene te motivuara, bazuar ne kriteret ligjore dhe njekohesishte te respektohet proçedura e dhenien se masave displinore e percaktuar ne ligj e ne rregullore, por ne radhe te pare personat te degjohen para se t’u jepet masa disiplinore.

Po keshtu duhet te bejne me shume perpjekje per te respektuar te drejtat ligjore te punonjesve te policise lidhur me kohen e punes dhe te pushimit, si dhe shperblimin e tyre per punen e bere jashte orarit te sherbimit.

Duhet te behen propozime konkrete per ndryshimin dhe permiresimin e akteve ligjore e nenligjore te Policise se Shtetit, me synimin qe ato te mbrojne me mire te drejtat dhe interesat e punonjesve te policise.

 Me shume kerkuese duhet te jene ndaj Qeverise, per te permiresuar, duke e zgjeruar ne kohe fuqine vepruese edhe para vitit 1999 te V.K.M. nr. 552, date 27.11.1999 “Per trajtimin ekonomik e financiar te familjareve te punonjesve te policise te vrare e plagosur per shkak te detyres”. Per kete problem para nje viti ne kemi bere rekomandimet perkatese, te cilat i kemi pasqyruar edhe ne raportin vjetor te vitit 2002. Nga ish ministri Rama u premtua ne Parlament se nga Qeveria do te permiresohej ai, por veç premtimit nuk dime ndonje konkretizim te tij. Qeveria nuk ka kursyer per buxhetin e M.R.Publik e Policise, por ka dhene edhe 10 % me shume per vitin 2004.

Vleresoj angazhimin ne kete analize te Policise se Shtetit per masat qe ka mare e do te mare per parandalimin dhe minimizimin e fenomenit te gjakmarrjes.

Vitin e kaluar nga M.R.Publik dhe Drejtoria e Policise na u premtua gjithashtu se do te viheshin numra telefonik ne dhomat e shoqerimit te Komisariateve, me qellim qe personave te cileve ju shkeleshin te drejtat, te komunikonin drejte per drejte me institucionin tone, por kjo nuk u be realitet. Gjykojme se vendosja e ketyre telefoneve do te ndihmoje shume ne parandalimin e shkeljeve qe u behen qytetareve ne Komisariatet e Policise. Po keshtu kembengulim se edhe vendosja ne ambjentet e organeve te policise te posterave per respektimin e te drejtave te qytetareve dhe parandalimin e dhunes, do te evitonte shkeljet qe behen aktualisht nga disa punonjes policie, sepse ato do te jene nje kujtese e vazhdueshme per ata.

 

Konstatojme se mardheniet tona institucionale jane shume korrekte dhe ka mirekuptim per kryerjen e detyrave kushtetuese per te forcuar dhe konsoliduar shtetin ligjor dhe per te respektuar maksimalishte te drejtat dhe lirite themelore te individit. Per bashkepunim korrekt e transparent me institucionin tone mund te permendim Drejtorite e Policise te qarkut Tirane, Fier, Gjirokaster, Durres, Vlore, Kukes, si dhe Komisariatet e Policise Tepelene, Sarande, Delvine, Pogradec. Ndersa per mungese korrektese ne bashkepunim dhe ne kthimin e pergjigjeve te shkresave tona mund te permendim Drejtorite e Policise se qarkut Korçe, Elbasan, Lezhe, si dhe Komisariatet e Policise Mirdite, Burrel, Kavaje, etj. Por zvarritje ne zgjidhjen e problemeve dhe ne kthimin e pergjigjeve kemi patur edhe ne qender nga disa drejtori te saj.

Nuk duhet te harroni asnjehere se,  ashtu si ruajtja e rendit publik, respektimi i te drejtave dhe lirive themelore te qytetareve eshte nje nga detyrat kryesore institucionale te Policise se Shtetit, e sanksionuar kjo ne nenin 3 te Ligjit nr. 8553, dt. 25.11.1999 “Per Policine e Shtetit”.

 

Ne perfundim te fjales time deshiroj t’ju uroj suksese te metejshme ne punen tuaj per ruajtjen dhe forcimin e rendit publik duke respektuar maksimalisht te drejtat dhe lirite themelore te shtetasve.

Ju faleminderit per vemendjen,

 

                                                                               AVOKATI  I  POPULLIT

   Ermir  DOBJANI

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Ky web site mirëmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit