Aktivitete tė ndryshme

___________________________________________________________________________

 

 

FJALA E AVOKATIT TE POPULLIT Z. ERMIR DOBJANI MBAJTUR NE TRYEZEN E RRUMBULLAKET ME TEME:  

“Ēėshtjet e Ratifikimit dhe botimit tė akteve Nderkombetare per te Drejtat e Njeriut nė Shqipėri”

- Organizuar nga Avokati i Popullit dhe Qendra Shqiptare 

"Fėmijėt Sot"  -

Tirane, 08 Prill 2008

 

 

Te nderuar zonja e zoterinj,

            Mė lejoni tė vlerėsoj inisiativėn e Qendrės “Fėmijėt Sot”, e cila kėrkoi bashkėpunimin e Avokatit tė Popullit pėr temėn e kėsaj Tryeze.

Gjithashtu tė falenderoj gjithė personat pjesėmarrės qė ju pėrgjigjėn Ftesės tone.

Ēėshtjet e tė drejtave tė njeriut nė pėrgjithėsi dhe ato tė tė drejtave tė Fėmijėve nė veēanti dihet se kanė marrė prioritet kudo sot nė botė. Kjo pėrparėsi ėshtė e ndjeshme edhe nė Shqipėri, sot mė shumė se kurrė. Nė kėto drejtime Shqipėria postkomuniste ka hedhur hapa tė mėdhenj nė rrugėn e saj te hapjes dhe integrimit me boten demokratike.

Vendi yne, veē shkeputjes de jure nga praktika e legjislacionit te sistemit monist, ka punuar njekohesisht pėr adoptimin dhe pershtatjen me norma te reja, thellesisht demokratike, por njekohesisht edhe teper te rrepta per te konturuar ate qe te gjithe jemi mesuar ta quajme Shtet te se Drejtes, thene ndryshe Rule of Law.

          Por jo te gjithe e kanė te qarte, dhe fatkeqesisht vazhdojnė tė jenė te paqarte, pėr faktin se Rule of Law ose Shteti i se Drejtes, ose ekziston si i tille ne teresine e tij, ose nuk ekziston. Kjo, ne konceptin e juristeve do te thote se nocioni Shtet i se Drejtes ne modelin e demokracise liberale, ofron shanse te barabarta per te gjithe dhe nuk pranon qe dikush te ndihet i privilegjuar ose i diskriminuar perballe ligjit, perndryshe shteti ne kete rast do te rezultonte te ishte “i kapur” apo “i mundur”.

          Ne vitin 2000, Avokati i Popullit, Institucioni i ri qė zuri vend ne strukturen institucionale te shtetit tone demokratik, nje nder veprimet e para qe ndermori ishte shtyrja e afatit per qytetaret qe nuk kishin depozituar kerkesat per fitimin e statusit te te pastreheve prane Bashkise se Tiranes, vetem per faktin se vendimi perkates qe ua lejonte kete te drejte, nuk ishte njohur prej tyre pasi nuk ishte botuar ne Fletoren Zyrtare. Por raste tė tilla kanė ndodhur edhe nė vitin 2007.

E solla kete rast, pasi perkon bukur pikerisht me faktin tjeter, akoma me te rendesishem, per te cilin do te diskutojme sot, qe eshte vlefshmeria dhe rendesia e botimit te marreveshjeve nderkombetare.

E pra, te nderuar zonja e zoterinj, keto marreveshje ndėrkombėtare te ratifikuara, behen pjese e brendshme e sistemit tone juridik, vetem pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Akoma me i ndjeshem dhe konkret behet problemi nen fokusin e konventave per te drejtat e femijeve, te kesaj shtrese qe edhe Avokati i Popullit, ashtu si te gjitha strukturat e shtetit dhe shoqeria shqiptare, mendon se i eshte borxhli, ne kuptimin se mund te kish bere me shume, kuptohet brenda mundesive juridiksionale, por sidoqofte, per mirefunksionimin e nenseksionit per te drejtat e femijeve te ngritur prane tij ketu e tre vjet me pare.

Nen kendveshtrimin e tij, Avokati i Popullit ka konstatuar qė nė vitin 2001 se ka mjaft Konventa dhe marreveshje te cilat jane ratifikuar qofte me dekret te Presidentit te Republikes, qofte me ligj te Parlamentit, qe nga viti 1992 e ketej, e megjithate, ne Fletoren Zyrtare nuk gjenden te botuara tekstet e tyre zyrtare. Ēdo vit deri tani e kemi ngritur kėtė ēėshtje nė Raportet tona vjetore, por s’ka gjetur zgjidhje tė plotė. Por edhe Rekomandimi (2002) 13 i Komitetit tė Ministrave tė vendeve anėtare tė Kėshillit tė Europės kėrkon publikimin dhe shpėrndarjen nė shtetet anėtare tė tekstit tė Konventės Europiane pėr tė drejtat e Njeriut dhe tė jurisprudences sė Gjykatės Europiane pėr tė drejtat e Njeriut.

Lindin pyetjet: Po ēfarė do t’ju kėrkojmė organeve shtetėrore kur kėto akte nuk janė botuar zyrtarisht? Po gjykatat tona si do t’i kenė parasysh kėto akte kur ato nuk janė botuar zyrtarisht?

Edhe sikur ky te ishte nje fakt i izoluar, kjo eshte nje emergjence para organeve perkatese qe nuk kane vepruar ne permbushje te detyrave te tyre. Sidoqofte, pasqyra e plotė e gjendjes ne te cilen ndodhemi do te jete objekt i diskutimeve qe do te mbahen ne aktivitetin e sotem.

Ajo per te cilen eshte ngritur dhe funksionon Avokati i Popullit eshte mbi te gjitha rritja e ndergjegjes ligjzbatuese ne vend, qe do te thote emancipim i mendesise europianiste te shtetareve dhe qytetareve shqiptare.

Ne kete kuptim, me lejoni t’i uroj pune te mbare kesaj audience te nderuar, duke kujtuar se ēdo hap drejt integrimit, qofte permes nenshkrimit te MSA-se, qofte permes fteses per ne NATO, perpara se te jete vleresim, eshte sfide qe duhet perballur me dinjitet dhe integritet profesional nga te gjithe ne.

          Faleminderit.

 

  

 

AVOKATI I POPULLIT

 

 

Ermir DOBJANI

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit