|
FJALA
E AVOKATIT TĖ POPULLIT Z. ERMIR DOBJANI NĖ KONFERENCĖN ME TEMĖ:
BASHKĖPUNIMI
I GJYKATĖS KUSHTETUESE ME OMBUDSMANIN NĖ MBROJTJE TĖ TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT
Tė dashur kolegė,
Zonja dhe zotėrinj
Sė
pari, unė dėshiroj tė falenderoj organizatorėt pėr ftesėn
e pjesėmarrjes nė kėtė Konferencė me temė interesante dhe
ti falenderoj ata pėr mikpritjen e tyre.
Pasi
dėgjuam anėtarin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė
Shqipėrisė, zotin Kujtim Puto, dėshiroj tė them edhe unė
disa fjalė nė kėtė Konferencė.
Avokati
i Popullit nė Shqipėri, qysh nė vitin 2000 i kėrkoi Gjykatės
Kushtetuese tė bėjė interpretimin e nenit 134 tė Kushtetutės
Shqiptare, se ēfarė do tė konsiderohej interesi i tij.
Gjykata Kushtetuese nė vitin 2000 bėri njė interpretim tė
mirė. Interpretimi sqaronte se interesi i Avokatit tė Popullit
nuk ishin vetėm ēėshtjet qė lidhen me statusin, pagėn e tij
etj, por interesi ishin edhe tė drejtat dhe liritė e individėve
qė ankoheshin pranė tij. Por nė praktikė, mė vonė nė 2
ēėshtje Gjykata Kushtetuese, sikur e tha kolegu im, zoti Puto,
e ngushtoi kėtė interpretim dhe rrėzoi dy kėrkesa tė
Avokatit tė Popullit pėr mungesė legjitimiteti. Ju e dini se
pėr gabimet e Gjykatės Kushtetuese nuk mund tė ankohesh. Vetėm
Gjykata Kushtetuese mund ti ndreqė vetė gabimet e saj. Kėshtu
qė tani jemi para ndreqjes sė gabimit tė saj qė ndaloi
Avokatin e Popullit tė bėnte kėrkesė pėr tė shpallur si
antikushtetuese disa ligje tė Parlamentit tė Shqipėrisė.
Gjatė
8 vjetėve Avokati i Popullit ka bėrė 9 kėrkesa nė Gjykatėn
Kushtetuese. Nga kėto 3 nuk janė pranuar, 4 janė pranuar. Nga
kėto ėshtė shfuqizuar njė ligj i Parlamentit dhe 6 Vendime tė
Qeverisė. Vetėm me njė kėrkesė tė bėrė nga Avokati i
Popullit nė shkurt 2006, u shfuqizuan tre vendime tė Qeverisė
qė shkelnin tė drejtat e njeriut, sepse njerėzit largoheshin
nga puna (nė fakt pėr arsye politike), duke ju shkelur tė
drejtat e tyre kushtetuese.
Mendimi
im ėshtė qė nė vendet ish socialiste, Ombudsmani duhet tė
ketė tė drejtė ti drejtohet Gjykatės Kushtetuese.
Gjithashtu Gjykata Kushtetuese duhet tė jetė dashamirėse me
kerkesat e bėra nga Ombudsmani.
Nė
Konferencėn e zhvilluar nė Lubjana nė nėntor 2001, u
Rekomandua qė duhet tė zgjerohet roli i Ombudsmanit para
Gjykatės Kushtetuese.
Kjo
ėshtė shumė e vlefshme pėr vendet tona pėr tė thelluar
demokracinė dhe pėr tė mbrojtur tė drejtat e njeriut.
Faleminderit
pėr vėmendjen.
AVOKATI
I POPULLIT
Ermir
DOBJANI
|