Aktivitete tė ndryshme

___________________________________________________________________________

 

 

Fjala e Avokatit te Popullit, z. Ermir Dobjani, ne hapjen e Projektit te OSBE-se ne Shqiperi 

“Te drejtat e dukshme, demonstrimi i Legjislacionit ne Institucionet Publike”.

Tirane 3 Tetor 2006

 

 

Te nderuar Shkelqesi, z. Vaēek dhe zj. Ambasadore e Republikes Franceze

Te nderuar te pranishem,

E mireprita propozimin e Kryetarit te Prezences se OSBE-se ne Tirane, z. Vaēek, jo vetem per te konfirmuar gadishmerine time dhe te Institucionit qe drejtoj, per te vazhduar bashkepunimin e deritanishem midis dy zyrave tona. Kjo ka qene dhe mbetet nje linje e pandryshueshme, dhe keshtu do te vazhdoje te jete.

Institucioni i Avokatit te Popullit qe ne fillimet e veprimtarise te tij e ne vazhdimesi eshte investuar dhe ka dhene rekomandimet e tij per zbatimin ne praktike te Ligjit per te Drejten e Informimit si nga administrata publike qe eshte e detyruar ta beje kete, ashtu edhe nga qytetaret dhe rojtaret e tyre publike, pra gazetaret, te cilet gezojne te drejten te kerkojne zbatimin e tij.

Logoja e ēdo dokumenti nderkombetar qe sherben ne reference te kesaj te drejte te njeriut, sikurse eshte e drejta per informim, eshte nje citim i Konventes Universale te Kombeve te Bashkuara per te Drejtat e Njeriut, sipas se ciles “Liria e informimit eshte gurthemeli per te gjitha lirite e tjera”.

Ne tre pllakatet e afishuara ketu si dhe ne broshurat perkatese qe sot promovohen ne ambjentet e reja te Avokatit te Popullit, referenca u behet tri fushave dhe konkretisht, asaj te mjedisit, dokumenteve zyrtare si dhe te te drejtave te personave te ndalur, arrestuar dhe te paraburgosur. Me nje fjale, sot paraqesim ketu vizualisht nje vizion tre dimensional te lirise se informimit.

Por e drejta e informimit eshte nje e drejte themelore dhe shumedimensionale e njeriut. Mbi kete te drejte bazohet edhe e drejta per mireqeverisje dhe mireadministrim, e drejta per pjesemarrje ne vendimmarrje, e drejta per te zgjedhur dhe patur nje parlament edhe me te mire, e drejta per nje proces te rregullt ligjor dhe ne teresi nje drejtesi me te drejte, njekohesisht edhe  e drejta per te mbrojtur jeten private te personit dhe keshtu me radhe, rezultantja e te te cilave do te na afronte edhe me shume me parametrat e funksionimit te shtetit te se drejtes, te kontrollit dhe balancimit te pushteteve, te nje administrate dhe komuniteti me ndergjegje sa me ligjzbatuese.

Ne fund te fundit, Avokati i Popullit, me veprimin e tij ka afirmuar gjithmone se eshte per mirefunksionimin e nje shteti te ligjeve dhe jo te njerezve.

Padyshim qe roli i pushtetit ekzekutiv eshte thelbesor ne kete drejtim. Duke falenderuar z. Vaēek dhe Zyren e Prezences ne Tirane, une si Avokat i Popullit afirmoj edhe nje here gadishmerine time per te bashkepunuar kurdohere, jo vetem per promovimin e te drejtave te njeriut, por parasegjithash per mbrojtjen e tyre institucionale.

Kam bindjen se vetem ne kete menyre, Avokati i Popullit, nder te tjera edhe si Instance Kombetare per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut, do te sherbeje si institucion garant i demokracise ne Shqiperi.     

            Ju faleminderit!

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit