Aktivitete tė ndryshme

___________________________________________________________________________

 

 

FJALA E AVOKATIT TĖ POPULLIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ Z. ERMIR DOBJANI NĖ KONFERENCĖN

 

“TĖ DREJTAT E NJERIUT DHE MBROJTJA E TYRE NGA MBROJTĖSIT CIVILE”

 

 

 - organizuar nė Matera, rajoni i Basilikatės, Itali -

1-2 Mars 2007

 

 

Te nderuar kolege!

 

Kam nderin dhe kenaqesine qe te paraqes, shkurtimisht para jush bazen kushtetuese ligjore si dhe veprimtarine e Avokatit te Popullit te Republikes se Shqiperise, te cilin une perfaqesoj. Njekohesisht, t’ju falenderoj per mundesine qe m’u dha per te marre pjese ne kete aktivitet te rendesishem, dhe per tė bėrė tė njohur eksperiencen pozitive te Shqiperise ne kete fushe.

Ne Kushtetuten Shqiptare te vitit 1998 u parashikua per here te pare edhe ngritja e Avokatit te Popullit nga Parlamenti. Ne Shkurt te vitit 1999, Kuvendi i Shqiperise miratoi nje ligj me 40 nene’’Per Avokatin e Popullit’’

Avokati i Popullit u zgjodh per here te pare ne Shkurt 2000 me mandat 5 vjecar dhe eshte rizgjedhur perseri ne Shkurt te 2005.

Eshte shume e rendesishme qe ne kete Kushtetute, ne  5 nene parashikohen detyrat e Avokatit te Popullit,menyra e zgjedhjes dhe shkarkimit nga parlamenti, imuniteti dhe patundshmeria ne detyre, te drejtat e Avokatit te Popullit per te bere rekomandime dhe tė propozoje masa kur veren shkelje te te drejtave dhe lirive te njeriut nga administrata publike shqiptare, si dhe e drejta per te vene ne levizje Gjykaten Kushtetuese.

Ashtu siē ėshtė konceptuar nga Kushtetuta Shqiptare dhe siē funksionon nė praktikė, institucioni i Ombudsmanit nuk zėvendėson gjykatat, pra nuk ėshtė zėvendėsues i sistemit gjyqėsor qė duhet tė jetė efektiv dhe i pavarur. Ai pėrbėn njė pjesė tė makinerisė sė tė drejtave tė njeriut, me tė cilėn duhet tė pajisen tė gjitha shtetet demokratike, duke mos mbajtur as anėn e administratės e as atė tė individit, por duke punuar pėr kulturėn e mirėqeverisjes dhe pėr mbrojtjen dhe zhvillimin e tė drejtave tė njeriut.

Sipas nenit 60 tė Kushtetutės dhe nenit 2 tė ligjit pėrkatės, Avokati i Popullit nė Shqipėri mbron tė drejtat, liritė dhe interesat e ligjshme tė individit nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme e tė parregullta tė organeve tė administratės publike ose tė tretėve qė veprojnė pėr llogari tė saj. Pra juridiksioni i tij pėrfshin Qeverinė, ministritė, institucionet e tjera qėndrore siē janė Agjensitė shtetėrore tė Kthimit tė Pronave deri  Shėrbimet Sekrete, etj; organet e pushtetit lokal ku pėrfshihen Prefekturat, Qarqet, Bashkitė dhe Komunat si dhe ato institucione apo autoritete publike qė veprojnė pėr llogari tė kėtyre organeve tė administratės publike dhe institucionet nė varėsi tė tyre nė qėndėr dhe rrethe. Ashtu si ligjet e mjaft shteteve tė tjera qė e kanė kėtė institucion, edhe ligji shqiptar nuk i ka dhėnė Avokatit tė Popullit fuqi vendimmarrėse nė raport me organet e administratės, por vetėm tė drejtėn e rekomandimeve pėrkatėse. Kjo nuk do tė thotė se Avokati i Popullit nuk ka mjete pėr tė mbrojtur tė drejtat dhe liritė e njerėzve. E drejta e tij pėr t’i ndjekur ēėshtjet shkallė-shkallė, sipas hierarkisė sė administrates, deri nė dėrgimin e ēėshtjes nė Parlament, si dhe transparenca, nė punėn e tij, bashkėpunimi i ngushtė me O.J.F.-tė dhe Median garantojnė suksesin nė detyrėn qė i ėshtė caktuar atij.

Avokati i Popullit ėshtė i pavarur nė ushtrimin e detyrės sė tij. Kjo pavarėsi shprehet nė disa elemente si: Mospasja e lidhjeve tė varėsisė me Institucionet e tjera Kushtetuese tė vendit si Presidenti, Qeveria, Gjykatat etj; qėnia jashtė politikės, jashtė partive dhe veprimtarive tė tyre politike, disponimi i njė buxheti tė veēantė, pėrzgjedhja prej Avokatit tė Popullit e ndihmėsve tė tij brenda njė strukture dhe organike tė pėrcaktuar prej atij vetė, pėrcaktimi i Rregullores sė Brendėshme, Kodit Etik etj. Ėshtė e rėndėsishme dhe vlen tė raportohet se kjo pavarėsi ka qenė dhe ėshtė reale, tipike, pėr veprimtarinė e Institucionit tė Avokatit tė Popullit nė Shqipėri

Ēdo individ, grup individėsh ose organizata joqeveritare qė pretendojnė se tė drejtat dhe interesat e tyre tė ligjshme, u janė shkelur nga njė akt, nga veprimet ose mosveprimet e organeve tė administratės qėndrore e vendore apo tė ndonjė organi tjetėr tė veshur me autoritet publik, mund tė paraqesin ankesa, kėrkesa apo njoftime tek Avokati i Popullit pėr shqyrtimin e ēėshtjes. Ai mundet gjithashtu qė, pėr raste tė veēanta tė bėra publike, tė fillojė procedurėn e shqyrtimit me nismėn e vet, por gjithmonė duhet tė marrė mė pas pėlqimin e tė interesuarit apo tė dėmtuarit. Avokati i Popullit mbron edhe tė drejtat, liritė dhe interesat e ligjshėm jo vetėm tė shtetasve shqiptarė, por edhe tė tė huajve qė janė banues tė pėrhershėm ose tranzit nė Shqipėri.

Avokati i Popullit ka tė drejtė tė kėrkojė nga organet e Administratės ēdo informacion apo dokument qė lidhet me ēėshtjen qė ndjek, ose tė kryejė hetime tė pavarura nė vend, tė marrė ēdo dosje apo material qė ka lidhje me hetimin e tij, tė marrė nė pyetje ēdo person, qė sipas tij, ėshtė i lidhur me ēėshtjen nė hetim ose tė kryejė ose tė kėrkojė ekspertiza.

Ai ka tė drejtė tė kėrkojė edhe informacione apo dokumente tė klasifikuara si sekret shtetėror. Nė kėto raste ai ėshtė i detyruar tė respektojė kėrkesat pėr ruajtjen e sekretit shtetėror. Avokati i Popullit s’mund tė ndalohet tė hyjė nė ēdo zyrė tė organeve tė administratės tė pėrmendura mė sipėr; nė burgjet dhe vendet e tjera tė paraburgimit ose institute tė tjera ku tė drejtat e individėve janė tė kufizuara. Ai gjithashtu s’mund tė ndalohet tė bisedojė privatisht me personat qė mbahen nė kėto institute. Kėto tė drejta bazohen nė Kushtetutė dhe ligjin “Pėr Avokatin e Popullit”.

Nga viti nė vit numri i ankesave dhe kėrkesave drejtuar Avokatit tė Popullit ka ardhur duke u rritur, duke treguar pėr besimin qė ka publiku shqiptar tek Avokati i Popullit. Sipas statistikave zyrtare nga viti 2000 deri nė fund tė vitit 2006 janė rregjistruar rreth 22100 ankesa qė pėrfaqėsojnė qindra mijė individė. Nga shėrbimi i Avokatit tė popullit, i cili ėshtė falas, pa pagesė, kanė pėrfituar mijėra individė qė jo vetėm janė ndihmuar me konsulencė juridike, por shpesh kanė marė dokumentet e kėrkuara, pensionin, asistencėn sociale apo deri sadisfaksionin moral tė ndėshkimit tė zyrtarėve qė i kanė dhunuar tė drejtat e tyre. Nė total 20 deri 22% e ankesave qė kanė qenė brenda juridiksionit tė Avokatit tė Popullit janė zgjidhur nė favor tė kėrkuesve. Mė lejoni t;ju kujtoj se gjatė 7 viteve janė ndėshkuar rreth 200 zyrtarė tė policisė qė kanė keqtrajtuar apo shkelur tė drejtat e qytetarėve, pas hetimeve dhe rekomandimeve tė Avokatit tė Popullit. Kėtė tregon edhe shembulli. Nė janar 2003, nė Media u dha lajmi se njė shtetasi shqiptar i ishte shkaktuar vdekja nga dhuna e policisė. Versioni i policisė dhe i mbėshtetur nga zyra e prokurorisė rajonale ishte se vdekja ishte shkaktuar nga mbidoza e alkoolit dhe jo nga keqtrajtimi i policisė. Pas ndėrhyrjes sė Ombudsmanit, u bė e mundur zhvarrosja e kufomės, dhe kryerja e njė ekspertimi mjekoligjor objektiv. Si rrjedhojė u arrestuan 5 policė, tė cilėt u dėnuan nga gjykata si fajtorė pėr kėtė rast, duke shmangur kėshtu njė shembull mos ndėshkimi dhe njėkohėsisht parandaluam njė konflikt midis policisė dhe komunitetit tė banorėve tė zonės.

Sherbimi i Avokatit te Popullit ne  Shqiperi  ka synuar te ndihmoje individet qe t’ju krijohen shanse te barabarta e te trajtohen si te tille, ne ēdo marredhenie me administraten. Kjo eshte arritur kryesisht duke zbatuar paanesine, si dhe standartet me te gjera e te njohura boterisht te drejtesise. Paralel me mbrojtjen e te drejtave te qytetareve e gjithe puna jone ka synuar qe te influencoje sa te jete e mundur, ne ate qe quhet kultura e qeverisjes te mire. Ky nocion siē dihet, permban administrim te mire te prones publike, trasparence, por edhe llogaridhenie sistematike nga ana e administrates publike para qytetareve, te cilet paguajne taksa per t’a mbajtur ate. Ne punen tone permes rekomandimeve sistematike jemi munduar te ndikojme mbi administraten,qe te jete sa me transparente duke ia bere te qarte asaj rolin e vet ne sistemin demokratik, raportet reale qe duhen te kete ajo me taksapaguesit per te kuptuar njehere e mire se ekzistenca e saj, eshte e lidhur me realizimin dhe zbatimin korrekt te te drejtave te qytetareve.

Ne veprimtarine tone i kemi kushtuar rendesi te posacme veē  ruajtjes se pavaresise tone nga organet qeveritare dhe ēdo ndikim politik, edhe krijimit te kushteve qe qytetaret te kontaktojne  lehtesisht me zyren tone, te veprojme me shpejtesi ne kapjen e problemeve, por edhe te ndihmojme  qytetaret nepermjet efektivitetit te rekomandimeve qe ne japim.

Eshte synuar dhe ka qene si moto e punes sone qe qytetaret qe na drejtohen  te realizojne te drejtat dhe lirite e tyre, pa iu drejtuar rruges gjyqesore. Per ne eshte e qarte se ne nje shoqeri te shtetit te se drejtes, rolin e mbrojtesit kryesor e te pazevendesueshem te te drejtave te individit e ka sistemi gjyqesor i pavarur. Nderkaq nenvizojme se ne Shqiperi edhe Avokati i Popullit ka rezultuar i suksesshem pavaresisht se eshte nje institucion ekstra gjyqesor.

Dua t’ju bej me dije se veprimtaria e Avokatit te Popullit ne Shqiperi, nuk ėshtė kufizuar vetėm brenda caqeve tė ngushta tė zgjidhjes sė ankesave.

Ne nenin 24 te ligjit ’’Per Avokatin e Popullit’’ parashikohet e drejta e Avokatit te Popullit per rekomandime legjislative.

Ne kete dispozite percaktohet se kur Avokati i Popullit veren se eshte vete permbajtja e ligjit ose akteve te tjera normative dhe jo zbatimi i tyre, shkaku qe krijon premisa per shkelje te te drejtave te njeriut, te njohura nga Kushtetuta ose ligjet e tjera ka te drejte:

a. T’u rekomandoje organeve qe kane te drejten ligjvenese te bejne propozime per ndryshim dhe permiresimin e ligjeve;

b.T’u propozoje organeve te administrates  ndryshimin ose permiresimin e akteve nenligjore;mosshqyrtimi i propozimit brenda 30 diteve sjell si pasoje pezullimin e fuqise se akteve nenligjore qe shkaktojne shkjelje te te drejtave dhe lirive.

c. Te vere ne levizje Gjykaten Kushtetuese me kerkesen per shfuqizimin e akteve te tilla.

P.sh. qe ne fillimet e veta, Avokati i Popullit u perqendrua  ne zgjidhjen e disa ankesave lidhur me ēeshtje qe preknin  nje numer te madh qytetaresh ne Shqiperi. Qe t'i jepje zgjidhje ketyre ankesave do te thoshte qe Avokati i Popullit te bente rekomandime per permiresimin e legjislacionit per te patur rezultate pozitive. Nje shembull eshte ankesa e nje ish pronari toke, i shpronesuar nga regjimi komunist, toka e te cilit ishte perdorur nga shteti komunist per te ndertuar nje fabrike e cila ne ate kohe  ishte ne procesin e privatizimit. Pronari i tokes  ishte ftuar te behej aksioner, por vlera e tokes se tij, dhe per rrjedhoje, vlera e pjeses se aksioneve te tij ishte shume e ulet, vendosur kjo nga nje vendim qeverie. Kjo perbente nje shkelje te hapur te se drejtes se prones. Prandaj Avokati i Popullit i rekomandoi Qeverise te ndryshonte vendimin ne fjale. Qeveria refuzoi ta merrte ne konsiderate rekomandimin. Keshtu qe Avokatit te Popullit iu desh ta ēonte rastin ne Gjykaten Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese e konsideroi kete rast si nje shkelje flagrante te te drejtave te njeriut dhe e shfuqizoi vendimin e qeverise, ashtu sikurse ishte rekomanduar nga Avokati i Popullit. Kjo zgjidhje e  nje ankese ne favor te nje ankuesi perbente nje avantazh per qindra ish-pronare tokash ne Shqiperi, gje qe u reflektua ne ligjin e ri te vitit 2004 per kthimin dhe kompensimin e pronave te ish pronareve, si dhe nė disa vendime tė Qeverisė pėr zbatimin e kėtij ligji.

Gjate periudhes 2000-2006 jane bere 41 rekomandime drejtuar organeve qe kane te drejten ligjvenese (deputeteve te Parlamentit, Kryeministrit dhe anetareve te Qeverise) qe te bejne ata propozime per ndryshime apo permiresime te ligjeve. Nga 41 rekomandime jane pranuar 28 dhe deri tani janė bėrė 20 ndryshime apo permiresime te ligjeve.

Gjithashtu jane bere 33 rekomandime per ndryshime apo plotesime te akteve nenligjore normative qe ka ne kompetence te nxjerre Keshilli i Ministrave(Qeveria). Nga kėto 33 rekomandime, jane pranuar 26. Deri tani janė bėrė 16 ndryshime apo permiresime te akteve nenligjore nga Qeveria. Njė rast tjetėr ėshtė kur ne Korrik te 2006 Gjykata Kushtetuese shfuqizoi pas kerkeses tone 3 vendime te Qeverise qe shkelnin te drejtat e nenpunesve publike, sepse i largonin nga puna ne mėnyre te padrejte.

Ndersa nga 32 rekomandime per ndryshime apo plotesime te akteve nenligjore normative ne kompetence te ministrave dhe drejtuesve te tjere te institucioneve qendrore jane pranuar 25, nga te cilet per 21 jane bere ndryshimet apo permiresimet.

Si perfundim duke patur parasysh se nga 106 rekomandime, propozime apo kerkesa me karakter legjislativ, jane pranuar deri tani gjithsej 79 prej tyre ose rreth 75%. Pra mund te themi se rezulatet jane te kenaqeshme.

Nga pikepamja e marredhenieve me organin me te larte ligjvenes-Kuvendin e Shqiperise, Avokati i Popullit i paraqet atij nje raport vjetor per gjithe veprimtarine.

Raportit vjetor normalisht i kane paraprire informacione te veēanta e periodike, me anen e te cilave njoftohen komisionet perkatese te Kuvendit. Nė raportin vjetor, i cili permbledh rastet e shkeljes te te drejtave e lirive te njeriut, analizohen ato hollesisht ne frymen e ligjit, jepet nje pasqyre e shkurter se si eshte bere mbrojtja e ketyre te drejtave nga ana e Avokatit te Popullit, si dhe pershkruhet qendrimi i organeve te administrates ndaj ketyre rekomandimeve.

Jemi te ndergjegjshem se jemi ne stadin e forcimit te metejshem te institucionit. Kemi vendosmerine per te ecur e per te perballuar sfidat e kohes, duke pervetesuar arritjet me pozitive te kolegeve tane kudo ne bote. Sot edhe me skeptiku ne Shqiperi eshte bindur per domosdoshmerine e ngritjes se Institucionit tė Avokatit te Popullit, i cili me dinjitet ze vendin e vet te nderuar e te pazevendesueshem midis institucioneve demokratike.

Ajo qe se fundi do te doja te theksoja para kesaj audience te nderuar, eshte fakti i nevojes se bashkepunimit te Avokatit te Popullit me zyrat e “diffensore civico” ne nje vend fqinj, si Italia.

Duke konsideruar pranine e nje komuniteti te konsiderueshem te shqiptareve ne vendin tuaj, do te doja qe tek zyrat tuaja ata te gjenin nje instrument me shume, per te siguruar dhe mbrojtur me mire te drejtat e tyre, qe ua njeh vete ligji i vendit tuaj.

Jo vetem si Avokat i Popullit, por edhe si qytetar shqiptar une kam informacionin e duhur se shumica e tyre kane avancuar shume ne integrimin e tyre ne shoqerine italiane. Natyrisht qe si ēdo qytetar tjeter i vendit tuaj, italian apo i huaj, edhe ata kane detyrimet ligjore qe shteti italian ka ofruar dhe ofron mbi bazen e te gjitha konventave nderkombetare. Mesazhi im eshte i sinqerte, ndihmojini shqiptaret qe te kuptojne me mire te drejtat e tyre. Pas kesaj ata do te dine t’i mbrojne ato edhe me mire, sikunder do te respektojne edhe me mire detyrimet e parashikuara ne ligjet e vendit tuaj.

 

Ju faleminderit per vemendjen.

  

 

   

   

AVOKATI I POPULLIT

 

 

Ermir DOBJANI

 

___________________________________________________________________________

 

Kthim prapa

 

 

© 2002 - Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.

Ky web site mirėmbahet nga Institucioni i Avokatit te Popullit